Bota

U rrëmbye dhe më pas u vra, përcillet në banesën e fundit 14-vjeçarja Vanja Gorçevska

Ajo është varrosur në varrezat e qytetit në Butel në Shkup.

E.K
U rrëmbye dhe më pas u vra, përcillet në banesën e
Vanja Gorçevska

MAQEDONIA E VERIUT- Vanja Gorçevska, 14-vjeçarja e vrarë në Maqedoninë e Veriut është përcjellë këtë të martë për në banesën e fundit nga familjarët dhe të afërmit. Ajo është varrosur në varrezat e qytetit në Butel në Shkup. Më herët gjatë ditës së sotme në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminologji ka përfunduar autopsia. Por dokumentet nuk janë dorëzuar ende në Prokurori. Do jetë autopsia ajo që do të hedhë edhe më shumë dritë mbi ngjarjen.

Raportohet se familjarët, nisur nga rrethanat kanë kërkuar që e mitura të varroset menjëherë. Dyshohet se në vrasjen e 14-vjeçares janë përfshirë pesë persona. Deri më tani ka nisur hetimi për të dyshuarin e parë, Ljupça Palevski Palça, i cili është në arrati dhe është identifikuar si autor i vrasjeve. Ndaj tij është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar. Katër të dyshuarit për vrasjen e të miturës, mes tyre edhe babai i vajzës, ndodhen në paraburgim në Shuto Orizarë.

Trupi i 14-vjeçares, Vanja Gorçevska, është gjetur të dielën, ndërsa Policia ka njoftuar se adoleshentja është vrarë. Në vrasjen e saj janë përfshirë pesë persona. Vanja u zhduk më 27 nëntor para shkollës së saj dhe u vra po atë ditë rreth orës 10 të mëngjesit, vetëm 40 minuta larg shtëpisë. Babai i saj është vendosur në pranga pasi akuzohet se e ka nxjerrë në pritë të bijën për të zhvatur të ëmën në proces divorci, por personi që ka kryer vrasjen është Ljupço Palevski-Palco. Aktualisht ai është në arrati dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar./ZËRI

Poll

MOS HUMB