Aktualitet

Shaban Murseli tregon takimin me Naimin në burg: Nuk e pranon krimin! Ja çfarë më tha

Shaban Murseli shprehet se Naimi nuk e ka pranuar krimin, duke i thënë se nuk kishte paguar për vrasjen e të shoqes dhe as nuk ka siguruar armën e krimit.

E.K
Shaban Murseli tregon takimin me Naimin në burg: Nuk e pranon krimin! Ja
Liridona Ademaj, Naim Murseli dhe Shaban Murseli

KOSOVË- Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, i cili akuzohet se ka urdhëruar dhe paguar vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj ka treguar se e ka takuar të birin në burg dhe ka ndarë detaje nga biseda që ka pasur me të. Shaban Murseli shprehet se Naimi nuk e ka pranuar krimin, duke i thënë se nuk kishte paguar për vrasjen e të shoqes dhe as nuk ka siguruar armën e krimit. Deklaratën në emisionin "Kojshia Shoë"

Shaban MurseliSipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë.

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Plava.

Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën. Arsyeja mbetet ende mister. Varianti i parë është ai i parave të sigurimit të jetës që mund të përfitonte Murseli në rast se të shoqes i ndodhte një fatkeqësi, ndërsa i dyti, fakti që Liridona mund të kishte dijeni për një sekret të errët të të shoqit./ZËRI

Poll

MOS HUMB