Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Korçë/ Njollat e gjakut ende në tokë, dëshmitari: Dëgjuam krisma

Ndërkohë një dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë rrëfyer se ka dëgjuar disa herë krisma dhe më pas ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.

E.K
Plagosja e dyfishtë në Korçë/ Njollat e gjakut ende
Dëshmitari

KORÇË- Njollat e gjakut vijojnë të qëndrojnë ende në vendin ku ndodhi plagosja e dyfishtë në orët e para të mëngjesit në Korçë. Ndërkohë një dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë rrëfyer se ka dëgjuar disa herë krisma dhe më pas ka kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Dëshmitari: Nuk e dimë se ça ndodhi. Dëgjuam krisma, shtinë ata, pam-pam ja bëri.

Plagosja e dyfishtë në Korçë/ Njollat e gjakut ende
Pamje nga vendi i ngjarjes
Plagosja e dyfishtë në Korçë/ Njollat e gjakut ende
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka identifikuar autorët e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të tyre. Ndërkohë dy të plagosurit, Igli Hoti dhe Artan Qershori ndodhën në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.  

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale. Autorët dhe të plagosurit janë grindur pasi kanë dalë ngë lokali në gjendje të dehur për vendin e parkimit të makinave, ku një prej autorëve ka thënë: “Pse më ke bllokuar rrugën”. Më pas Hotit dhe Qershorit u është bërë pritë. 33-vjeçari Igli Hoti ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa Artan Qershor është plagosur me sende të forta./ZËRI

Poll

MOS HUMB