
KOSOVË- Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të riut të arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, ka qenë i vetmi zë që është deklaruar për të.
Ai ka qenë i pari që ka folur për mediat në Shqipëri dhe ka treguar variantin e parë të ngjarjes, se Liridona ka bërë rezistencë dhe se kishte 3 mijë euro me vete, në momentin që “ra preh e grabitjes”. Por pas arrestimit të të birit, ai ka reaguar sërish, jo duke e mbrojtur, por duke thënë se është më Liridonën dje familjen e saj, madje duke shkuar më tej e deklaruar se nëse “do ta dinte se i biri e ka organizuar vrasjen, tashmë ai nuk do të ishte gjallë”.
Nga ana tjetër, ai ka thënë se nuk do ta braktisë, se pavarësisht të gjithave mbetet fëmija i vet. Ditën e sotme, Murseli ka folur në emisionin “Me zemër të hapur”, duke komentuar disa prej lajmeve që kanë qarkulluar në rrjet.
Lidhur me njohjen me Behgjet Pacollin, në kohën që ky i fundit ishte Ministër i Jashtëm i Kosovës, ai ka thënë se kjo ndodhur falë aftësive të Naimit, dhe ka qenë pjesë e takimeve të rëndësishme si këshilltar.
Po ashtu, ai hodhi poshtë akuzat se i biri ka pastruar paratë e tjetërkujt, duke thënë se Naimi kishte disa biznese për shkak se “ka punuar që në moshën 14 -vjeçare”.
“Në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. Ka qenë dhe në çeljen e punimeve për aeroportin e Vlorës”, ka thënë ai më tej.
Lajmeve se i biri ka luajtur kumar dhe se ka pasur lidhje me një burrë, Shaban Mursliu iu është përgjigjur: “Ato kurrë, s’ka luajtur he s’di të luajë. Nuk është e vërtetë. Madje i ka urryer. Kam dëgjuar se ka pasur lidhej dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme”.
/ZËRI