
ITALI- Italia i ka dhënë sot lamtumirën e fundit Giulia Cecchettin, studentes 22-vjeçare që mbeti e vrarë nga ish-i dashuri i saj Filippo Turetta.
Ceremonia mortore u mbajr në Bazilikën Santa Giustina në Padova, para rreth 1200 njerëzve. Mbi 8 mijë kanë mbërritur jashtë kishës dhe kanë ndjekur funeralin nga dy ekranet gjigante të instaluara aty. Peshkopi i Padovës iu bëri thirrje të rinjve që të duan më shumë njëri tjetrin.
Arkivoli i bardhë i Giulia Cecchettin, me trëndafila të së njëjtës ngjyrë të vendosur mbi të, u largua nga Bazilika e Santa Giustina në Padova në orën 12.15, e shoqëruar nga familja e saj, me një hark të kuq kundër dhunës gjinore të varur në pallto, nga priftërinjtë dhe autoritetet.
Jashtë, duartrokitjet e mbi 8 mijë të pranishmëve, të cilët mbushën oborrin e kishës dhe Prato dalla Valle për të bërë nderimet e fundit, duke ndjekur funeralin nga dy ekranet gjigante. I madh ka qenë emocioni i njerëzve që nuk i kanë mbajtur dot lotët pas fjalës së fundit të At Gino Ceçhettin.
"Femicidi është shpesh rezultat i një kulture që zhvlerëson jetën e grave, viktima të atyre që duhet t'i kishin dashur; në vend të kësaj ato u ngacmuan, u detyruan në periudha të gjata abuzimi, deri në atë pikë sa të humbnin lirinë e tyre, përpara se të humbnin gjithashtu jetët e tyre. Si mund të ndodhte e gjithë kjo. Si mund t'i kishte ndodhur kjo Giulia?", është mesazhi i babait të saj në funeral.
"Ka shumë përgjegjësi - shtoi ai - por ajo edukative na përfshin të gjithë. Fillimisht u drejtohem burrave: së pari duhet të tregojmë se jemi pjesë e ndryshimit, kundër dhunës gjinore".
Sapo mbërriti në tavolinën e radhës së parë, ai përqafoi dhe mbajti fort dy fëmijët e tij.
Mësimet janë pezulluar sot në Universitetin e Padovës me rastin e funeralit të Giulia Cechettin, e cila ishte një studente e diplomuar në inxhinieri biomjekësore në Universitetin Bo. Në shenjë zie, rektorja Daniela Mapelli ka urdhëruar ndërprerjen e mësimit deri në orën 14 dhe vendosjen e flamujve në gjysmështizë gjatë gjithë ditës. Mapelli do të marrë pjesë në ceremoninë mortore me një delegacion nga Universiteti.
Vrasësi i saj Filippo Turetta, teorikisht, mund të jetë në mesin e mijëra njerëzve që do të marrin 'pjesë' në funeralin e Giulia-s përmes transmetimit në TV. I mbyllur që nga 25 nëntori në burgun Montorio (Verona), Turetta gëzon të njëjtat të drejta si të gjithë të burgosurit e tjerë dhe për këtë arsye mund të lexojë dhe të shikojë TV. Ai ndodhet në një qeli me një të burgosur tjetër, një burrë 50- 60 vjeç
/Zëri