Bota

"Plani i Ruandës"/ Marrëveshje e re e Britanisë për të frenuar migracionin

Sipas planit, Britania do të dërgojë mijëra azilkërkues që mbërrijnë ilegalisht në Ruandë, me qëllim që të parandalojë emigrantët të kalojnë Kanalin me varka të vogla.

f.t
"Plani i Ruandës"/ Marrëveshje e re e Britanisë
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Sekretari britanik i Brendshëm, James Cleverley, mbërriti sot në Ruandë për të nënshkruar një marrëveshje të re me vendin për të dërguar azilkërkues nga Britania atje, pasi gjykata më e lartë e Britanisë vendosi të paligjshëm planin e parë të dëbimit të Londrës.

Plani i Ruandës është në qendër të politikës së qeverisë britanike për të reduktuar imigracionin dhe po vëzhgohet nga afër nga vende të tjera që marrin në konsideratë masa të ngjashme. Sipas planit, Britania do të dërgojë mijëra azilkërkues që mbërrijnë ilegalisht në Ruandë, me qëllim që të parandalojë emigrantët të kalojnë Kanalin me varka të vogla. Në këmbim Ruanda ka marrë 140 milionë paund (163 milionë euro), me premtimin për më shumë para për të financuar strehimin dhe kujdesin e të dëbuarve.

Britania po kërkon të rinegociojë marrëveshjen me Ruandën. Cleverley, i cili mbërriti në kryeqytetin e Ruandës këtë mëngjes, pritet të takohet me ministrin e Jashtëm të Ruandës, Vincent Biruta për të nënshkruar marrëveshjen.

Shumica dërrmuese e emigrantëve që mbërrijnë në Britani hyjnë në vend përmes kanaleve ligjore, por qeveria njoftoi se do ta zvogëlojë gjithashtu këtë numër duke rritur pagën minimale që duhet të fitojnë emigrantët. Ministrat britanikë gjithashtu pritet të publikojnë së shpejti legjislacionin e ri që e shpall Ruandën një vend të sigurt, që synon të ndalojë sfidat ligjore kundër fluturimeve të planifikuara të dëbimit të azilkërkuesve.

Poll

MOS HUMB