
SERBI- Serbia kërkon që të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por edhe të mos humbasë Kosovës. Në një intervistë për median serbe, kryeministrja Ana Brnabiç thotë se integrimi në BE nuk do të thotë që populli serb të mos ketë të drejtë të ketë në territorin e shtetit, Kosovën.
"Programi i qeverisë sonë është i qartë, ne do të mbrojmë Kosovën si pjesë të Serbisë dhe do të vijojmë të rrugën drejt Bashkimit Europian”, tha kryeministrja serbe.
Qëndrimi i kryeministres Brnabiç vjen si përgjigje ndaj një pjesë të politikës serbe, e cila deklaron se nuk mund të hyhet në Bashkimin Europian nëse nuk zgjidhjet çështja e Kosovës.