
TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha “dritën jeshile”, marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët, disa të rinj nga Lezha ka protestuar para godines së GJK. Ata kanë vendosur një kurorë me lule në derën e Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të hënë në favor të marrëveshjes së nënshkruar mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Goergia Meloni për vendosjen e emigrantëve nga vendet e Afrikës në Lezhë. 5 gjyqtarë vendosen ne favor të marrëveshjes ndërsa 4 kundër. Sipas Gjykatës Kushtetuese kjo marrëveshje nuk e shkel integritetitn territorial të vendit, prandaj nuk ka asgjë që e ndalon zbatimin e saj, sipas legjislacionit.
Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Sipas dokumentit, Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./ZËRI