Aktualitet

Tiranë-28 Nëntor: FESTA dhe PROTESTA ndërthuren nën flamurin kuqezi

28 nëntori pritet të mbledhë në Tiranë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit në një protestë kundër kombëtare

F.I
Tiranë-28 Nëntor: FESTA dhe PROTESTA ndërthuren nën flamurin
PAMJE NGA TIRANA

TIRANË-Teksa Shqipëria feston sot Ditën e Pavarësisë, 28 nëntori pritet të mbledhë në Tiranë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit në një protestë kundër kombëtare. Prej ditësh, organizatorët dhe protestuesit kanë bërë thirrje për mobilizim masiv. 

Grupime të ndryshme kanë njoftuar orare të ndryshme. Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 10:00, përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ndërkohë grupe që thonë se përfaqësojnë studentët kanë lajmëruar orën 12:00 për nisjen e protestës, dhe zgjatjen e saj vetëm në një ditë, më 28 nëntor.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit. Rreth 2 mijë efektivë pritet të angazhohen në terren, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e strukturave përkatëse, ku janë dhënë porositë për mbarëvajtjen e protestës dhe është hartuar një plan masash.

Në festën e pavarësisë, kryeministri Edi Rama do të jetë në Vlorë, siç e ka bërë traditë tashmë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në orën 10:00 Opozita nga ana tjetër, ka deklaruar se do të mbështesë protestën kombëtare.

MOS HUMB