Aktualitet

Aksident në Tiranë-Elbasan! Përplasen dy makina, njëra merr flakë

Dy mjete u përplasën me njëri-tjetrin në autostradën Tiranë-Elbasan. Si pasojë, një nga makinat ka marrë flakë.

D.XH
Aksident në Tiranë-Elbasan! Përplasen dy makina, njëra merr
Aksident ne Tirane-Elbasan

ELBASAN – Policia njofton se një aksident ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Tiranë-Elbasan.

Dy makina mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, një nga mjetet ka marrë flakë. Fatmirësisht, nga aksidenti ka vetëm pasoja materiale.

Njoftimi i policisë:

Në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K.

Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale./ZËRI/

Poll

MOS HUMB