Aktualitet

GJKKO lë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë, nën hetim edhe një gjyqtar

Në seancën për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar. 

f.t
GJKKO lë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë
ARBEN LENA

KORÇË-Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e dhomës së avokatisë në Korçë, Arben Lena i cili akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ndërkohë në seancën për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar. 

Arben Lena akuzohet për korrupsion me vlerë 5 mijë euro, i cili mendohet se ishte rryshfet për të ndryshuar masën e sigurisë për të dënuarin për transport të paligjshëm të emigrantëve. 

Në përgjimet telefonike të SPAK Lena zbulohet se i ka kërkuar ish-asistentes së tij të mbante në zyrë një zarf me 5 mijë euro, i cili mendohet se ishte rryshfet për të ndryshuar masën e sigurisë për të dënuarin Bledar Kozici. Kjo është shuma për të cilën avokati akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv.

Nga ky hetim, më parë në pranga me urdhër të SPAK, janë arrestuar 4 persona dhe janë vendosur nën masën “detyrim për t’u paraqitur” dy të tjerë. Raportohet se nën hetim është edhe një gjyqtar i Apelit të Korçës./ZËRI

Poll

MOS HUMB