Aktualitet

Makina përplaset me kamionin në Lezhë-Laç, 1 i vdekur, 3 të plagosur rëndë

Njëri prej të plagosurve, i cili mbeti i bllokuar për rreth 30 minuta për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar makina, ndërroi jetë në spital

E.K
Makina përplaset me kamionin në Lezhë-Laç, 1 i vdekur, 3
Pamje nga aksidenti

LEZHË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Laç.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës.

Njëri prej pasagjerëve, Isa Docaj, 80-vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Është dashur ndërhyrja e ekipit zjarrfikës për të nxjerrë nga mjeti një prej personave të plagosur, i cili kishte mbetur i bllokuar.

Për shkak të aksidentit është bllokuar aksi rrugor Lezhë –Laç, ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor ndërhynë policia rrugore, ku u bë i mundur dhe largimi i makinave të aksidentuara nga rruga./ZËRI 

Poll

MOS HUMB