Bota

Vrasja e Liridonës, pajtuesi i gjaqeve: Shaban Murseli duhej të heshtte

Sipas kreut të pajtimit të gjaqeve, Shaban Murseli duhet të zgjidhte heshtjen dhe të mos tundohej për të folur në media ditë pas dite

E.K
Vrasja e Liridonës, pajtuesi i gjaqeve: Shaban Murseli duhej të
Shaban Murseli

TIRANË- Gjin Marku, kreu i komitetit të Pajtimit Ndërkombëtar të Gjaqeve në Shqipëri, është shprehur se nuk ka qenë dakord me daljet publike të babait të Naim Murselit, Shaban Murselit.

Sipas tij ky i fundit duhet të heshtë dhe të mos ndikohet nga opinioni publik, pasi deklaratat e tij mund të keqinterpretohen nga familja e Liridonës.

“Nuk kam qenë dakord me daljet e tij në media sepse kam pritur që në fillim që ai të heshtë dhe të ishte me një dhimbje shumë më të madhe se vetë familja e viktimës. Ai nuk duhet të kishte folur pavarësisht nga presioni që mund të kishte nga mediat. Ai duhet të heshtë dhe të mbante një qëndrim të qartë se kjo nuk i përket vetëm familjes së tij por dhe jashtë familjes së tij. Është produkt që djalin e ka mbërthyer një e keqe shumë e madhe në shoqëri”, tha ai në Euronews.

Pas vrasjes së Liridonës, në media u tha se familja e saj i kishte dhënë dy ditë besë familjes Murseli dhe më pas do të hakmerrej sipas Kanunit. Por një gjë e tillë më pas u mohua publikisht nga vëllai i Liridonës, i cili tha se familja e ka lënë zbardhjen e ngjarjes në dorë të drejtësisë.

Vrasja e Liridonës ndodhi mbrëmjen e 28 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI

Poll

MOS HUMB