Bota

Mund t'i blije për 20 $, por sot 250 % më shumë, sa do të kushtonin sot blerjet e Kevin-it të 'Home Alone'

Por a do të mjaftonin kaq para sot për të blerë të njëjtat produkte, fatkeqësisht jo.

E.K
Mund t'i blije për 20 $, por sot 250 % më shumë, sa do
Kevin McCallister

SHBA- Pasi mbeti vetëm për pushime, 8-vjeçari Kevin McCallister në filmin “Home Alone”, shkoi për të blerë ushqime dhe sende të përditshme shtëpiake për vetwm 20 dollarë. Por a do të mjaftonin kaq para sot për të blerë të njëjtat produkte, fatkeqësisht jo.

Sipas Fox News, me çmimet e sotme, McCallister do të kishte nevojë për shumë më tepër para ose do të mbetej i uritur. Kjo pasi çmimet janë rritur me 250 %.

Artikujt që përfshijnë qumësht, lëng portokalli, bukë, djathë të ngrirë, detergjent, letër higjienike, etj, i kushtojnë personazhit të luajtur nga Macaulay. Culkin, 19,83 dollarë. Por sot, do të duhen të paktën 72,28 dollarë.

Sipas indeksit të çmimeve të konsumit të tetorit (CPI), çmimi i mallrave të përditshme, përfshirë benzinën, sendet ushqimore dhe qiranë, ka mbetur i pandryshuar në tetor nga një muaj më parë. Çmimet u rritën me 3.2% nga e njëjta kohë e vitit të kaluar./ZËRI

Poll

MOS HUMB