Bota

Gaza drejt kolapsit, mijëra pacientë në spitale mund të vdesin

➤Situata në Gaza është kritike. Spitalet janë tejmbushur dhe kanë mbetur pa furnizime me energji dhe pajisje të tjera të domosdoshme. ➤Pengjet që po mbahen nga Hamasi, janë të kombësive të ndryshme. Shtete perëndimore si SHBA, Franca e Anglia kanë raportuar se shtetas të tyre, që kanë jetuar pranë Gazës, rezultojnë të zhdukur. ➤Në konflikt, 14 punonjës të OKB-së janë vrarë. ➤Biden deklaroi se pushtimi i Gazës nga Izraeli ishte gabim i madh. ➤Në Gaza nuk ka armëpushim. ➤Egjipti nuk ka hapur vendkalimin kufitar me Gazën, duke bërë që në kufi, të mblidhen turma njerëzish. Enklava është mbyllur totalisht. ➤Izraeli deklaroi se vetëm natën e fundit ka goditur 100 objekte, ku dyshohet se fshihen militantët e Hamasit. SHBA bën thirrje për krijim të një korridori humanitar, në kohën që situata në enklavë po përkeqësohet.

D.XH

 







Poll

MOS HUMB