Bota

2 shqiptarë qëlluan me armë në lokal, grekët i ndjekin dhe i bëjnë për spital

E.K
2 shqiptarë qëlluan me armë në lokal, grekët i ndjekin
Foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas orës 02:00 të së dielës, 15 tetor, në një lokal nate në Volos të Greqisë, kur dy shqiptarë u grindën me klientët e tjerë duke u përplasur fizikisht, dhe më pas filluan të qëllojnë në ajër me armë.

Klientët e tmerruar u përpoqën të mbuloheshin ku të mundnin dhe njoftuan Policinë.

Mediat greke njoftojnë se, dy autorët janë larguar, por janë ndjekur nga gjashtë pronarë dyqanesh në zonë, të cilët i kanë arritur dhe dyshohet se i kanë rrahur. Një nga shqiptarët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konfiskuar pistoletën si dhe ka vazhduar me arrestimin e tetë personave të përfshirë në ngjarje.

Poll

MOS HUMB