Bota

Izraeli heq dorë nga marrëveshja! S’ka armëpushim në Gaza, kufiri me Egjiptin i mbyllur

Rafah, i cili ndodhet në kufirin midis Gadishullit Sinai të Egjiptit dhe Gazës, të qeverisur nga Hamasi, është i vetmi vendkalim në territorin që nuk kontrollohet nga Izraeli.

E.K
Izraeli heq dorë nga marrëveshja! S’ka armëpushim në
Kufiri ne Rafah, njerezit duke pritur

EGJIPT- Egjipti, Izraeli dhe SHBA ranë dakord për një armëpushim në Gazën jugore paraditen e sotme, që përkon me rihapjen e kalimit kufitar Rafah, thanë të hënën dy burime egjiptiane të sigurisë, për të lejuar ndihmën dhe evakuimet e të huajve.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duket se mohoi një marrëveshje të tillë, duke thënë se nuk do të ketë asnjë armëpushim në Gaza.

“Aktualisht nuk ka armëpushim dhe ndihmë humanitare në Gaza në këmbim të nxjerrjes së të huajve jashtë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Izraeli prej më shumë se një jave është duke kryer sulme intensive në Gaza, në kundërpërgjigje të raketave të hedhura nga Hamasi të shtunën e kaluar. Përveç kësaj në Gaza është bërë bllokadë totale, ku në vend për shumë ditë mungon uji i pijshëm dhe energjia, ndërkohë që mijëra njerëz kanë nevojë për ilacce dhe ndihma humanitare.

Rafah, i cili ndodhet në kufirin midis Gadishullit Sinai të Egjiptit dhe Gazës, të qeverisur nga Hamasi, është i vetmi vendkalim në territorin që nuk kontrollohet nga Izraeli.

Burimet egjiptiane thanë se armëpushimi do të zgjaste për disa orë, por nuk ishin të qarta për kohëzgjatjen e saktë. Ata gjithashtu thanë se të tre vendet kishin rënë dakord që Rafah do të ishte i hapur deri në orën 14 me orën lokale, të hënën si një rihapje fillestare njëditore. Në këtë pikë të kalimit kufitar janë dërguar dhe kamionët e ndihmës humanitare, në pritje të një rruge kalimit të sigurtë për në Gaza.

Egjipti ka thënë se kalimi ka mbetur i hapur nga pala egjiptiane ditët e fundit, por është bërë i pafuqishëm për shkak të bombardimeve izraelite në anën palestineze. Marrëveshja do të lejonte evakuime të kufizuara të shtetasve të huaj që gjendeshin në Gaza.

Ndihma që kishte ardhur nga disa vende dhe organizata është bllokuar në al-Arish në pritje të një marrëveshjeje për dhënien e ndihmës dhe evakuimin e shtetasve të huaj, gjë që sekretari amerikan i shtetit Blinken tha se ishte arritur pas një vizite në Kajro.

Të hënën, ai tha në X se SHBA "po punonte në mënyrë aktive për të siguruar që njerëzit e Gazës të mund të kishin ushqim,m ujë dhe ilacce”.

E pyetur për konfirmim, ushtria izraelite nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB