Bota

Ministri i Mbrojtes i Izraelit: Hamasi do paguajë shtrenjtë, lufta do jetë e gjatë

Ministri Yoav Gallant deklaroi se Izraeli do të sulmojë Hamasin dhe do mbrojë vlerat që përfaqëson.

D.XH
Ministri i Mbrojtes i Izraelit: Hamasi do paguajë shtrenjtë, lufta do
Gallant dhe Blinken

TEL AVIV – Sekretari i Shtetit Amerikan Anthony Blinken, gjatë vizitës së sotme në Tel Aviv, ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant.

Blinken i tha ministrit izraelit, se SHBA e kupton pikësynimin e Izraelit, për të mbrojtur veten dhe popullin hebre. Po ashtu, Blinken shtoi se Izraeli do të ketë gjithmonë mbështetjen amerikane.

Ministri i Izraelit, Gallant i tha Sekretarit Amerikan se kjo do jetë një luftë e gjatë dhe se Hamasi do paguajë për sulmin.

“Kjo do të jetë një luftë e gjatë. Hamasi do të paguajë shtrenjtë, për atë që kreu. Kostoja do të jetë e lartë, por ne do të fitojmë.

Ne do të fitojmë, për Izraelin, për popullin hebre dhe për vlerat të cilat përfaqësojmë”, tha Gallant.

Zyrtari izraelit falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen, duke iu referuar faktit se SHBA dhuroi luftanijeve- duke përfshirë dy aeroplanmbajtëse – që janë vendosur në Mesdheun lindor./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB