Bota

Çfarë dihet për pengjet që po mbahen në Gaza?

Në mesin e pengjeve ka fëmijë dhe të moshuar. Vende të ndryshme të botës kanë lajmëruar se shtetas të tyre rezultojnë të humbur.

D.XH
Çfarë dihet për pengjet që po mbahen në Gaza?
Pengjet e Hamasit

GAZA - Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, deklaroi se Hamasi mban peng 199 persona në Gaza, megjithëse ai nuk dha detaje për kombësitë e tyre.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në mesin e pengjeve, 13 janë fëmijë dhe të paktën 8 prej tyre janë mbi 60 vjeç, duke përfshirë të paktën dy njerëz mbi 80 vjeç.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, tha të dielën se deri në 10 britanikë mund të jenë duke u mbajtur peng në Gaza.

SHBA ka konfirmuar gjithashtu se një numër i qytetarëve të saj janë kapur nga Hamasi dhe 13 janë të zhdukur.

Zyrtarët tajlandez thonë se 17 persona nga Tajlanda po mbahen gjithashtuopeng në Gaza, ndërsa Franca thotë se 13 shtetas të saj janë zhdukur.

8 gjermanë, 2 meksikanë dhe 1 ruso-izraelit janë mes pengjeve. Në mesin e të zhdukurve, janë persona me etni të ndryshme.

Hamasi ka thënë se i ka fshehur pengjet e tij në vende dhe tunele të sigurta brenda Gazës dhe ka kërcënuar se do t'i vrasë, nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli, pa paralajmërim./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB