
GAZA – Situata në Gaza paraqitet e rënduar. Izraeli ka raportuar se vetëm natën që kaloi ka bombarduar 100 objekte, ku Tev Avivi beson se fshihen militantë të Hamasit.

Izraeli tha se janë bombarduar ndërtesa, duke përfshirë komplekset, ku mund të fshihen militantët dhe vendet e lëshimit të raketave antitank. Zyrtarët palestinezë shëndetësorë thonë se më shumë se 2700 njerëz janë vrarë që nga fillimi i sulmeve ajrore.



Ndërsa, mediat ndërkombëtare kanë publikuar imazhe tronditëse nga Gaza, ku gjendja paraqitet më tepër se alarmante. Përpos viktimave, me mijëra njerëz janë plagosur, ndërsa ndërtesat janë shndërruar në rrënoja.


Imazhe me fëmijë që qajnë dhe turma njerëzish që dërgojnë viktimat në banesat e fundit, kanë zënë ballinat e mediave prestigjoze. Në lidhje me situatën, foli dhe presidenti amerikan Joe Biden. Ai tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, duke shtuar se Hamasi duhet të shkatërrohet. Por, Biden nënvizoi se duhet të ketë një korridor humanitar, ku të kalojnë civilët e Gazës.



Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja e Tel Avivit ishte e menjëhershme. Më shumë se 4100 njerëz kanë vdekur nga konflikti i përgjakshëm./Zëri.ai/