Bota

Pamje të rënda/ Në Gaza s’ka thasë për të vdekurit, vriten 14 punonjës të OKB-së

Pamje të rënda nga transportimi i trupave të pajetë në Gaza, nuk ka më çanta për të futur viktimat

E.K
Pamje të rënda/ Në Gaza s’ka thasë për të
Pamje nga transportimi i trupave

GAZA- Lufta mes Hamasit dhe Izraelit vazhdon tashmë në ditën e 10-të, me sulme të reja në Gaza dhe viktima të shumta. Në mesin e personave që janë vrarë nga sulmet izraelite janë dhe 14 anëtarë të stafit të agjencisë humanitare të OKB-së për refugjatët palestinezë.

E njëjta agjenci raporton se "nuk ka mjaftueshëm çanta trupash për të vdekurit në Gaza dhe se rezervat energjetike të spitaleve në të gjithë Rripin do të mbarojnë brenda 24 orëve". 

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar sot Izraelin se "Pushtimi i Gazës do të ishte një gabim i madh". Ndërkohë që presidenti palestinez ka deklaruar se anëtarët e Hamasit nuk përfaqësojnë popullin e Palestinë.

Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 2,750, kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit. Mbi 9,700 njerëz u plagosën, ndërkohë që OKB paralajmëron se sëmundje të shumta mund të përhapen si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm.

Pamje të rënda/ Në Gaza s’ka thasë për tëPamje të rënda/ Në Gaza s’ka thasë për tëPamje të rënda/ Në Gaza s’ka thasë për tëPamje të rënda/ Në Gaza s’ka thasë për tëPamje të rënda/ Në Gaza s’ka thasë për tëPamje të rënda/ Në Gaza s’ka thasë për të

Poll

MOS HUMB