Aktualitet

‘Gruaja e Tarellarit s’ishte në varrim’, flet kushëriri i 50-vjeçarit që vrau kunatin

Kushëriri i Fatmir Tarellarit u shpreh se të afërmit, mbështetje më të madhe po japin për fëmijët.

D.XH
‘Gruaja e Tarellarit s’ishte në varrim’, flet
Erjon Pelivani dhe Fatmir Tarellari

VOLOS – Një nga të afërmit e familjes Tarellari dhe Pelivani, ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Volos të Greqisë, ku shqiptari Fatmir Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi vajza i kishte thënë se 33-vjeçari e kishte përdhunuar.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”, i afërmi i të dyja familjeve tha se të gjithë janë të shokuar nga ngjarja e rëndë. Ai tha se nëse familja e Erjon Pelivanit do të ishte në të njëjtën pozitë, ndoshta do të vepronin njësoj. Kushëriri i Fatmir Tarellarit deklaroi se gruaja e autorit të vrasjes nuk ishte i pranishëm në varrim. Bashkëshortja e Tarellarit kishte thënë se nuk do të jetë e pranishme në varrim, sepse kishte djalin me temperaturë.

“Kjo është një ngjarje e rëndë. Të gjithë janë të shokuar. Edhe prindërit e Erjonit do ta bënin diçka të tillë, nëse do të ishin në vend të Fatmirit. Nuk fola me zonjën greke. Për nusen e Erjonit prindërit thanë fjalë shumë të mira, se ishte një nuse shumë e mirë. Madje ishte dhe në varrim. Gjendja e Elonës, gruas së Fatmir Tarellarit është shumë e rënduar. Nga bisedat që kam bërë me prindërit e saj, janë shumë të goditur. Elona nuk ka ardhur në varrim, pasi kishte me temperaturë djalin. Vajzat e Fatmirit janë mbështetur nga familjarët. Ato janë fëmijë, nuk kanë faj. Më mori dje vëllai në telefon dhe ju thashë; se çfarë ju duhet vajzave, na thoni që t’ju ndihmojmë. Se as fëmijët dhe as Elona nuk kanë faj. Ne jemi në mbështetje të fëmijëve, ato që shkuan, ikën. Fatmiri është baba i vajzave dhe djalit. Nuk ishte e mira që ndodhi kështu, por s’e kthejmë dot. Jemi në mbështetje të të dyja palëve, sidomos të fëmijëve. Njerëzit janë të nxehtë dhe nuk mund të qetësohen me një orë. Duhet kohë sa të dalë e drejta”, tha kushëriri i Fatmir Tarellarit.

Një ngjarje e rëndë me protagonistë shqiptarët tronditi Volosin. 50-vjeçari Fatmir Tarellari qëlloi për vdekje Erjon Pelivanin, pasi vajza i kishte thënë se 33-vjeçari e kishte përdhunuar./ZËRI/

Poll

MOS HUMB