
GREQI- Mediat helene vijojnë të publikojnë dëshmi të reja në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, në Volos, i cili u ekzekutua nga kunati Fatmir Tarellari, pasi ky i fundit mësoi se i kishte abuzuar seksualisht vajzën.
Sipas dëshmisë së 19-vjeçares, “ajo ishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç”. Në moshën 14-vjeçare, kur fëmija u rrit pak, ajo i tha “se nëse vazhdonte të abuzonte do të denonconte gjithçka”.
Por në momentin kur 33-vjeçarit i duheshin para gjithçka, ai e shantazhonte me videot që i kishte bërë gjatë përdhunimeve, të cilat kishin ndodhur në banesën e vajzës.
Pelivani dyshohet se e ka kërcënuar 18-vjeçaren duke i thënë se “nëse flet do të lëndohesh”. Zhvatjet sipas policisë kanë nisur që kur vajza është larguar për të studiuar, ku Pelivani e kërcënonte dhe ajo detyrohej që ti jepte paratë që prindërit i dërgonin për pagesën e qerasë.
“Do t’i postoj që t’i shohin të gjithë”, dyshohet se i ka thënë Pelivani.
Videot si dhe mesazhet shantazhuese janë tashmë në duart e policisë greke, ndërkohë që vetë vajza është marrë në mbrojtje.
Avokati i babait 50-vjeçar tha gjithashtu se vajza u kishte thënë motrave të saj në përgjithësi për ngacmime seksuale, por jo për përdhunime apo të përmendte emrin e personit./ZËRI