Aktualitet

Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, lihet në burg biznesmeni Pëllumb Gjoka

GJKKO refuzoi ankimimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për zbutje të masës së sigurisë, duke e lënë atë prapa hekurave.

D.XH
Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, lihet në burg
Pellumb Gjoka

TIRANË – GJKKO ka refuzuar ankimimin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për zbutjen e masës së sigurisë, duke lënë kështu në fuqi masën e arrestit me burg.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka refuzuar pretendimet e avokatit të Gjokës për zbutjen e masës së sigurisë. Gjoka kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësim të masës.

Nga korriku i vitit 2023, Pëllumb Gjoka ndodhet në paraburgim, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Gjoka u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc. Në pranga për përgjime në Sky Ecc kanë përfunduar edhe policë, prorkurorë dhe ish-prokurorë.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, do të qëndrojnë në qeli, derisa të përfundojnë hetimet./ZËRI/

Poll

MOS HUMB