
TIRANË- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në përfundimin se në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë dhe se 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi. Siç shihet nga të dhënat e OBSH-së shpenzimet e shqiptarëve nga xhepi për shëndetësinë kanë pësuar rritje të ndjeshme pas pandemisë, pasi në vitin 2015 ky tregues ishte 57.3% dhe që atëherë ka pësuar rritje me 2.5 pikë %. Në krahasim me gjithë vendet e tjera të Europës, Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi.
Gjatë pandemisë, shpenzimet për shëndetin nër familjet shqiptare arritën rekordin e 5.6% të totalit të shpenzimeve, një tregues se kurimi i Covid-19 u përballua nga xhepi. Këto shifra tregojnë se rimbursimi i barnave dhe kujdesi parësor kanë mbetur në vendnumëro dhe se brenda buxhetit të shëndetësie ka shpërndarje të padrejtë të fondeve. Në vitin 2022 importet e produkteve farmaceutike arritën në 28 miliardë lekë rreth 270 milionë euro, ndërsa fondi shtetëror i rimbursimit ishte 11,4 miliardë lekë.
Të dhënat tregojnë se pacientët shqiptare financuan nga xhepi për blerjen e medikamenteve ose 61 për ind të vlerës së produkteve farmaceutike të importuara më 2022.