Aktualitet

Aksidenti në Fushë Krujë, të plagosurit shtrirë në rrugë! Dëshmitë: Mjeti i tyre parakaloi keq!

Në mjetin Skoda udhëtonin disa të rinj nga Kosova, njëri prej të cilëve ka humbur jetën.

k.m.
Aksidenti në Fushë Krujë, të plagosurit shtrirë në
Foto ilustruese

TIRANË- Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksidenti në aksin Fushë Krujë-Rinas. Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, një Benz, një Skoda dhe një trailer. Në mjetin Skoda udhëtonin disa të rinj nga Kosova, njëri prej të cilëve ka humbur jetën, ndërsa të tjerët siç duket nga fotot e mëposhtme shihen të shtrirë në rrugë. Në ndihmë të tyre nuk ka shkuar ende asnjë ambulancë.

Aksidenti në Fushë Krujë, të plagosurit shtrirë nëAksidenti në Fushë Krujë, të plagosurit shtrirë nëAksidenti në Fushë Krujë, të plagosurit shtrirë në

NJOFTIMI

“Sipas policisë së Tiranës janë përplasur makina tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion "Volvo", me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.”

Deri më tani, sipas të dhënave nga drejtuesit e dy mjeteve që shpëtuan pa lëndime, të rinjë nga Kosova ishin futur keq në parakalim, duke kapur gomën e parë të trailerit./ZËRI

Poll

MOS HUMB