Aktualitet

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Fushë-Krujë-Vorë! Vdes shoferi 32-vjeçar

Një makinë me targa të Kosovës dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar, duke sjell si pasojë aksidentin e rëndë.

D.XH
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në
Aksident

VORË – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë. Tre makina mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një kamion. Për pasojë, një person ka ndërruar jetë dhe tre të tjerë janë plagosur. 

Paraprakoisht dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë parakalimi i gabuar i bërë nga një makinë me targa të Kosovës. Për pasojë, shoferi i makinës ka ndërruar jetë, ndërsa tre pasagjerët janë plagosur. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion "Volvo", me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB