
GREQI- Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje lidhur me abuzimin e 18-vjeçares shqiptare në Volos. Siç shkruajnë mediat, adoleshentja i kishte treguar edhe mësueses për faktin që Erjon Pelivani, vëllai i gruas së dytë të babait e përdhunonte dhe abuzonte me të rregullisht prej 8 vitesh.
Ka qenë avokati i Fatmir Tarellarit, babait të vajzës së abuzuar ai që e ka zbuluar këtë të dhënë. Në një prononcim për ASTRA, avokati i 50-vjeçarit ka thënë se ky është një element tronditës, pasi mësuesja pavarësiasht se është vënë në dijeni nga vajza, nuk ka bërë asnjë kallëzim.
“Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Megjithatë, ka një element që në një moment të padyshimtë, para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin e kundërligjshëm pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, vajza ia kishte treguar më herët mësueses sëë saj në universitetin që ndjek,”- tha avokati.
Tarellari nxorri në pritë Pelivanin dhe e ekzekutoi pasi e bija mori guximin t’i rrëfente se ai e abuzonte që kur ishte 9 vjeçe. Vajza jetonte me të atin që në moshën 9-vjeçare, kur ai ishte martuar për së dyti me një tjetër grua dhe kishte krijuar familje. Aty kishte njohur Pelivanin, vëllanë e gruas së dytë, I cili përveçse e abuzonte dhe e shantazhonte me foto e video intime.
33-vjeçari dyshohet gjithashtu se ngacmonte dhe vajza të tjera të mitura. 18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog.