Politikë

SKANDALI me Micro Credit Albania/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë jep të martën "llogari" në Kuvend

Seanca dëgjimore mësohet se do të zhvillohet ditën e martë në orën 11:00.

E.K
SKANDALI me Micro Credit Albania/ Guvernatori i Bankës së
Gent Sejko dhe grupi i PD

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar këtë të premte seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në lidhje me skandalin e denoncuar që në fillim nga ZËRI, me Micro Credit Albania. Seanca dëgjimore mësohet se do të zhvillohet ditën e martë në orën 11:00.

Në lidhje me këtë skandal, Sejko është thirrur dhe në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK). Më herët në një konferencë për mediat, Sejko  e pranoi skemën e abuzimin me mikrokreditë dhe shitjen e tyre nga një kompani në tjetrën, por pretendoi se ndalimi i mashtrimit nga këto institucione është kompetencë që me ligj i njihet vetëm Prokurorisë dhe gjykatave, e jo Bankës së Shqipërisë. Por vetë nuk ka sqaruar nëse ka bërë ndonjë referim, edhe pse pretendon se përgjatë 8 viteve ka marrë 85 ankesa nga qytetarët. 

ZËRI prej kohësh ka nisur një seri shkrimesh për skandalin me mikrokreditë, ku duket të jetë i përfshirë dhe vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili nuk ka vendosur një shifër tavan për interesat me të cilat operojnë mikrokreditë. Por jo vetëm kaq! ZËRI ka zbuluar se një prej kompanive që i janë shitur një pjesë e mikrokredive, është e lidhur me kunatin e Sejkos, ndërkohë që Banka e Shqipërisë, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të mediave, nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi skandalin ky dyshohet që të jetë e përfshirë. Në skenë përveç kunatit, ka dalë dhe emri i bashkëshortes së Gent Sejkos. Elona Sejko (Gjipali, teksa ka qenë drejtore te "Tirana Bank", ka shitur kredi me firmën e saj tek Elda Ibron, pronare e Micro Credit Albania. Janë 5000 kontrata kredish që kaluan tek “Micro Credit Albania”, për të cilat nuk dihet nëse kreditorët janë informuar apo jo./ZËRI

Poll

MOS HUMB