Politikë

'Nuk pranuam të ishim marionetë e Pezës', Zhupa pret gazetarët dhe operatorët e shkarkuar nga RTSH

Gazetarët dhe operatorët u shprehën se 150 punonjës janë pushuar padrejtësisht nga puna. Ata u shprehen se pushimi nga puna ka ardhur pasi nuk pranuan të ishin “marionetë”, e Pezës.

E.K
'Nuk pranuam të ishim marionetë e Pezës', Zhupa pret
Ina Zhupa dhe gazetarët

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është takuar këtë të premte me gazetarët dhe operatorët e larguar nga puna në Radio Televizionin Shqiptar, pasi në krye të tij erdhi Alfred Peza. Takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendit. Gjatë fjalës së tyre ata sollën eksperiencën e tyre në RTSH dhe deklaruan se pushimi nga puna ka ardhur për arsye absurde dhe ishte i padrejtë.

Gishtin e “fajtorit” ata e drejtuan drejt Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza. Gazetarët dhe operatorët e pranishëm në takim, i vunë deputetes demokrate në dispozicion, dokumetet që sipas tyre, faktojnë pushimin e padrejtë nga puna. Shkarkimin e tyre ata e krahasuan me një llojë “Operacioni fshesa” në RTSH.

Gazetarët dhe operatorët u shprehën se 150 punonjës janë pushuar padrejtësisht nga puna. Ata u shprehen se pushimi nga puna ka ardhur pasi nuk pranuan të ishin “marionetë”, e Pezës. Në fund, Zhupa ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që të nisë hetimet, ndërsa nga Këshilli Drejtues i RTSH, shkarkimin e Alfred Pezës nga detyra./ZËRI

Poll

MOS HUMB