LIVE UPDATES

'Tavëll kokës, grushta...'/Pronarët e hotel ‘Flar’ e dhunuan, kamarieri: Më kërcënuan se do të më vrisnin! Xhaxhai: Do hidhja armën...

♦Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në hotel 'Flar', ku kamarieri 18-vjeçar Genti Nela u dhunua nga djemtë e pronarit të hotelit, Arbër dhe Florian Habilaj, shoku i tyre Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. ♦Lidhur me rastin është zbardhur dëshmia e 18-vjeçarit, i cili ka treguar se ka filluar punë si banakier në hotelin “FLAR”, në zonën e Malit të Robit në 10 korrik të këtij viti dhe në 27 gusht u ka kërkuar pagën pronarëve, pasi kishte vendosur të largohej. ♦Ky njoftim ka çuar në përplasjen e dhunshme. Lidhur me rastin në burg veç, Florian Habilajt dhe Enold Dragotit, ka përfunduar edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela. ♦47-vjeçari sipas Policisë ishte nisur me armë drejt hoteli 'Flar' për t'u përballur me personat që i kishin dhunuar nipin. ♦Por në dëshminë e tij, Melison Nela ka pretenduar se nuk ka pasur për qëllim të vriste dy vëllezërit Florian dhe Arbërj Habilaj, por ishte nisur për të hedhur armën në përrua.

3 artikuj për këtë temë.
8 ORE ME PARE

Kërkoi pagën për t’u larguar nga puna, zbardhet dëshmia e kamarierit: Më goditën me tavëll qelqi në kokë

'Tavëll kokës, grushta...'/Pronarët e hotel
pamje-momenti i dhunes ndaj 18 vjecarit

KAVAJË- Genti Nela, kamarieri 18-vjeçar që u dhunua nga djemtë e pronarit të hotelit 'Flar' ku ishte i punësuar, ka rrëfyer detajet e ngjarjes. Nela ka treguar se kishte filluar punë në hotelin 'Flar', në zonën e Malit të Robit në 10 korrik të këtij viti, ku kishte  kishte biseduar me Florian dhe Arbër Habilaj. 

Pas marrjes së pagës së parë më 10 gusht, 18-vjeçari kishte vendosur të largohej pasi do të punonte diku tjetër dhe për këtë u kishtë kërkuar pagën Florian dhe Arbër Habilajt. Këta të fundit, sipas dëshmisë, nuk e kanë pranuar largimin e tij dhe fillimisht e kanë fyer e më pas e kanë goditur.

Sipas dëshmisë, 18-vjeçari është goditur fillimisht nga Floriani më grusht, ndërsa më pas, Arbëri e ka goditur me një tavëll qelqi në kokë, në fytyrë dhe në trup. Ai është dhunuar gjithashtu edhe nga dy shtetasit e tjerë të pranishëm në ngjarje, Enold Dragoti (shoku i vëllezërve Habilaj) dhe Mariglen Mosha (bashkëshorti i motrës së tyre).

Kamarieri tregon se ka arritur të largohet pasi iu është kundërpërgjigjur me gota qelqi dhe grushte, e megjithatë është ndjekur nga të katërt, të cilët përsëri i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë goditur. Ai rrëfen se teksa dhunohej prej tyre, ata e kanë fyer dhe kërcënuar se do ta vrisnin.

"Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë.

Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në ftyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin.

Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre.

Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish”, ka thënë ai.

Për ngjarjen, janë arrestuar dhe po mbahen nën arrest me burg Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, ndërsa vijon të jetë në kërkim Arbër Habilaj, djali tjetër i pronarit të hotel 'Flar'. Pas ngjarjes u arrestua dhe xhaxhai i kamarierit, Melison Nela, i cili shkoi në ndihmë të nipit, por u arrestua për shkak se iu gjet armë dhe municione në makinë. 

Rasti u raportua mesditën e 29 gushtit kur Melison Nela, xhaxhi i 18-vjeçarit Genti Nela u arrestua në flagrancë teksa po shkonte i armatosur drejt hotelit. Sipas akuzës, 18-vjeçari kamarier u dhunua pasi kërkoi pagën për punën e kryer në hotel. Dy të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria për “plagosje të rëndë me dashje”./ZËRI

9 ORE ME PARE

Shkoi me armë drejt hotel 'Flar' pasi i dhunuan nipin, xhaxhai: Do e hidhja në përrua, s'kisha qëllim t'i vrisja

'Tavëll kokës, grushta...'/Pronarët e hotel
arrestimi i melison neles

TIRANË- Melison Nela u la në burg nga Gjykata e Durrësit, pasi u arrestua 3 ditë më parë me armë dhe fishekë në makinën e tij. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 47-vjeçarin Melison Nela, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Sipas versionit të policisë, 47-vjeçari ishte nisur drejt hoteli 'Flar' në Malin e Robit për t'u përballur me personat që i kishin dhunuar nipin. Por, Melison Nela ka dhënë një tjetër version për ngjarjen e 29 gushtit.

Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetari Elton Qyno, 47-vjeçari ka pretenduar se nuk ka pasur për qëllim të vriste dy vëllezërit Florian dhe Arbërj Habilaj, si dhe Enolt Dragotin. Madje, ditën e ngjarjes, ai pretendon se është arrestur nga policia në momentin që kur kishte shkuar për të hedhur armën dhe 3 karikatoret në përroin e “Leshniqës” në Kavajë.

“...duke mos u njohur mirë ligjin, pata frikë për pasojat që mund të kisha dhe pa e menduar, u nisa për ta hedhur armën në përrua...”- mësohet të ketë deklaruar Melison Nela.

Ndërkohë, ai ka dëshmuar se një ditë para arrestimit, kishte bërë kallëzim penal lidhur me situatën e dhunimit të nipit të tij, Genti Nela.

Megjithatë, pretendimet e tij nuk kanë bindur gjykatën dhe gjyqtari i Durrësit, Elvis Sulejmani, vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 47-vjeçarit.

Rrëfimi i plotë ku Nela sqaron situatën pas kapjes nga ana e policisë së Kavajës.

Përgjigje: Dua të jap shpjegime në prezencë të avokatit tim, ku deklaroj se përsa i përket armës së gjetur sot më 28 Gusht 2026 në automjetin tim, tip “Golf 4” me targë AA093ID, rreth orës 18:30, isha duke lëvizur në rrugën “Josif Buda” për në drejtim të përroit të “Leshniqes”, Kavajë, ku do të hidhja armën tip “Kallashnikov”, me 3 krëhëra, me fishekë pasi e kisha në shtëpi qysh prej vitit 1997.Këtë armë nuk doja ta mbaja më në ambjentet e baneses sime. Deklaroj se unë banoj i vetëm në banesë, pasi jam i divorcuar dhe familjarët jetojnë në Itali dhe kisha frikë se mos futej ndonjë person në banesë dhe e merrte armën e mësipërme.

Pyetje: Përse nuk lajmëruat shërbimet e policisë për të dorëzuar armën, me të cilën jeni kapur ditën e sotme në flagrancë?

Përgjigje: Duke mos u njohur mirë ligjin pata frikë për pasojat që mund të kisha dhe pa e menduar, u nisa për ta dërguar në përrua.

Pyetje: A keni patur konflikt me dikë gjatë kësaj kohe?

Përgjigje: Deklaroj se kam bërë një kallëzim ditën e djeshme pasi nipi im, ka patur një konflikt me disa shtetas për të cilën unë nuk kam lidhje.

Pyetje: Keni patur qëllim që të përdornit armën në lidhje me konfliktin që ka patur në datë 27 Gusht 2026, nipi juaj Gentian Nela me shtetasit Florin Habilaj, Arbër Habilaj dhe Enolt Dragoti?

Përgjigje: Absolutisht që jo. Madje ky ishte dhe një nga shkaqet që ta zhdukja si armë nga banesa ime. Nese do kisha qëllime të tilla do ta përdorja ditën e djeshme dhe jo të vija të bëja kallëzim në polici për konfliktin që kishte nipi.

Pyetje: Ku dhe kur e keni gjetur armën dhe municionin e mësipërm?

Përgjigje: Siç deklarova dhe më lart e kam patur në banesën time qysh prej vitit 1997.

Pyetje: Keni gjë tjetër për të deklaruar?

Përgjigje: Ndihem i penduar se nuk duhet ta kisha marrë armën aty.

Rasti u raportua mesditën e 29 gushtit kur Melison Nela, xhaxhi i 18-vjeçarit Genti Nela u arrestua në flagrancë teksa po shkonte i armatosur drejt hotelit. Sipas akuzës, 18-vjeçari kamarier u dhunua pasi kërkoi pagën për punën e kryer në hotel. Dy të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria për “plagosje të rëndë me dashje”. Ndërkohë pas vendimit të gjykatës, avokati i të arrestuarve kundërshtoi akuzën dhe e cilësoi ngjarjen si një sherr të zakonshëm. Sipas tij, ka qenë 18-vjeçari ai që i ka provokuar vëllezërit Habilaj./ZËRI

13 ORE ME PARE

Publikohen pamjet e sherrit në hotel ‘Flar’-Momenti kur djemtë e pronarit dhunojnë kamarierin pasi u kërkoi pagën

'Tavëll kokës, grushta...'/Pronarët e hotel
pamje nga sherri

KAVAJË-Janë publikuar pamjet e dhunës së kamarierit 18-vjeçar Genti Nela në hotelin Flar, në Mal të Robit, Golem. Në pamjet e ndara në rrjet shihet momenti kur dy djemtë e pronarit, Arbër dhe Florian Habilaj, bashkë me Enold Dragotin dhe një person i katërt dhunojnë 18-vjeçarin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Rasti u raportua mesditën e 29 gushtit kur Melison Nela, xhxaxhi i 18-vjeçarit Genti Nela u arrestua në flagrancë teksa po shkonte i armatosur drejt hotelit. Sipas akuzës, 18-vjeçari kamarier u dhunua pasi kërkoi pagën për punën e kryer në hotel.

Në masën arrest me burg u lanë Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, ndërsa Arbër Habilaj vijon të jetë në kërkim. Avokati i të arrestuarve kundërshtoi akuzën dhe e cilësoi ngjarjen si një sherr të zakonshëm. Sipas tij, ka qenë 18-vjeçari ai që i ka provokuar vëllezërit Habilaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB