Abuzim me tenderat e AKSHI-t, GJKKO shpall nesër masën e sigurisë për Ergys Agasin
TIRANË- Ergys Agasi do të njihet ditën e nesërme me masën e sigurisë në sallat e GJKKO-së. Seanca do të mbahet në orën 09:30, ku biznesmeni që akuzohet nga SPAK si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSHI-t do të përballet me trupën gjykuese.
ZËRI siguroi imazhin ku Agasi i shoqëruar nga ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku tentuan të arratisen drejt Shkozetit, para se të arrestoheshin nga forcat Shqiponja në aksin Golem-Plepa në Durrës mbrëmjen e djeshme.
Në foto shihej audi luksoz rS8 teksa tentoi të thyejë postbllokun e ngritur për kapjen e tij, ndërsa një efektiv i Shqiponjave u ka dalë përpara me Kallashnikov, duke bllokuar lëvizjen e automjetit ku ndodhej Agasi dhe Shpataraku.
SPAK njoftoi se arrestimi i Agasit u realizua pas një pune disajavore të strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’./ZËRI
8 muaj në arrati! Prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit
DURRËS- Biznesmeni Ergys Agasi i shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me aferën e tenderave të AKSHI-t u arrestua mbrëmjen e djeshme (26 gusht) në Durrës. Bashkë me të u vendos në pranga edhe ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku, i cili e shoqëronte në makinë. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit. Ndjekja ka vijuar drejt Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas drejt Durrësit derisa u ndaluan në zonën e Plepave. ZËRI ndau pamjet hap pas hapi nga arrestimit i Agasit, deri në shoqërimin në ambientet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë. Agasi i shoqëruar nga ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataragu ka tentuar edhe të arratiset drejt Shkozetit. Në një imazh të siguruar nga ZËRI shihet audi luksoz teksa tenton të thyjë postbllokun e ngritur për kapjen e tij, ndërsa një efektiv i shqiponjave u ka dalë përpara me Kallashnikov në aksin Golem-Plepa. Operacioni është mbajtur në sekret të plotë ndërsa mësohet se në momentin e ndalimit, duke menduar se po përballej me forcat policore të Durrësit, Agasi ka kundërshtuar duke ofenduar efektivët, por më pas kur ka kuptuar që ishte i rrethuar ka pranuar të kryejë të gjithë procedurat për arrestimin e tij. Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, 'shkelje e barazisë në tendera', “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe 'korrupsion'.
/ZËRI
Proda e Shpataraku, nga ngritja te rënia! Ish-zyrtari u kap në makinë me Agasin...çfarë pasuan lëvizjet në Polici
TIRANË-Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim prej tetë muajsh në Durrës, ka kthyer “sytë” nga lëvizjet në Policinë e Shtetit gjatë periudhës 2025-2026. Bashkë me Agasin u arrestua edhe ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku, i cili drejtonte mjetin në të cilin ndodhej biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK. Emri i Uljan Shpatarakut lidhet me ish-kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Prodën. Ish-zyrtari i Policisë është aluduar si i besuar i Prodës, teksa emërimet në postet e larta u shoqëruan me akuza për bashkëpunim me krimin.
Ilir Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit në tetor të vitit 2024, në moshën 41-vjeçare. Asokohe, Proda mbante postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, vend ku dyshohet se Ergys Agasi mund të ketë qëndruar gjatë periudhës që ishte në arrati. Ndërkohë, Uljan Shpataraku mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Elbasanit. Pas emërimit të Prodës në krye të Policisë, edhe Shpataraku u transferua në strukturat qendrore, duke punuar pranë tij.
Emërimi i Prodës u shoqërua edhe me një lajm në media, ku u raportua se atij i ishte sekuestruar telefoni nga SPAK. Dyshimet ishin se drejtuesit e Policisë së Shtetit mund të kishin nxjerrë sekretin hetimor për operacionin në lidhje me kapjen e vëllezërve Çopja në Elbasan. Akuzat u thelluan nga opozita, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa fliste për veprimtarinë e grupit “Çopja”, deklaronte se Proda fsheh dosjet e krimit dhe mbron eksponentët kriminalë. Berisha madje ka pretenduar se në zyrën e Prodës kanë pasur ndikim figura si Ergys Agasi.
Në dhjetor 2025, pasi SPAK siguroi në gjykatë disa urdhër-arreste, Ergys Agasi, një ndër përfituesit kryesorë të tenderave të AKSHI-t, u arratis.
“Kryepolici Ilir Proda… Proda është i regjistruar në dhjetëra e qindra dokumente si bashkëpunëtor i karteleve kriminale. Dhe vazhdon, e është drejtor akoma. Tre ministra kanë ikur prej tij, jua them me përgjegjësinë më të madhe, absolutisht, kanë ikur sepse sa herë thoshte ai s’punoj dot me të, Agasi i hiqte. Asnjë prej tyre nuk janë burra të mirë, por për t’i hequr, i ka hequr Proda me Agasin. Imagjinoni se çfarë gjendje është vendi dhe krimi, jemi më keq se në 1991”, deklaronte Berisha në shkurt të vitit 2026.
Në mars të vitit 2026, Proda u shkarkua me argumentin se gjatë protestës së dhunshme të Partisë Demokratike nuk u sigurua rendi, duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj. Më 20 maj, pas largimit të Prodës, drejtuesi i ri, Skënder Hita, firmosi edhe përjashtimin e Shpatarakut nga Policia për mungesa në punë. Shpataraku, i cili u përfol edhe si emri që do të vendosej nga Proda në krye të Policisë së Korçës dhe ish-shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, u arrestua në makinë me Ergys Agasin.
Ndryshimet, emërimet dhe shkarkimet erdhën në një kohë para arrestimit të Ergys Agasit. Hetimet e mëtejshme lidhur me praninë e një ish-zyrtari të Policisë në makinë me Agasin pritet të hedhin dritë mbi mënyrën se si biznesmeni ka mundur t’u shmanget autoriteteve gjatë tetë muajve./ZËRI
DETAJE nga arrestimi i Ergys Agasit! Kur u ndalua nga Policia ofendoi efektivët, por “u dorëzua” kur pa…
TIRANË-Një ditë pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSH është arrestuar në Durrës, detaje të reja janë zbardhur rreth operacionit për kapjen e tij.
Operacioni është mbajtur në sekret të plotë, teksa aksioni për arretimin e Agasit filloi në Elbasan dhe në momentin ku automjeti i drejtuar nga ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku ka mbërritur në zonën e Plepave në Durrës, është rrethuar nga Forcat e Posaçme Operacionale. Mësohet se në momentin e ndalimit, duke menduar se po përballej me forcat policore të Durrësit, Agasi ka kundërshtuar duke ofenduar efektivët, por më pas kur ka kuptuar që ishte i rrethuar ka pranuar të kryejë të gjithë procedurat për arrestimin e tij.
ZËRI raportoi mbrëmjen e djeshme se Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit. Ndjekja e Ergys Agasit bashkë me ish-efektivin Shpataraku ka vijuar drejt Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas drejt Durrësit derisa u ndaluan në zonën e Plepave.
Në mjetin e tyre tip Audi u gjet një kuti e kuqe, një çantë dhe një celular në pjesën e vendit te këmbët e pasagjerit.
Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’./ZËRI
'Është jashtë vendit...po të jetë i çmendur do të dorëzohet', sot i shkoi në qeli, çfarë deklaronte avokati i Agasit para arrestimit
TIRANË-Avokati Maks Haxhia ka takuar sot Ergys Agasin vetëm disa orë pasi biznesmeni u transferua te Blloku i Sigurisë. Mbrojtja e Agasit ka kërkuar dosjen hetimore dhe po kryen përgatitjet për procein lidhur më arrestin. Por teksa sot deklarata se Agasi nuk ka mbajtur post shtetëror dhe nuk ka prekur financat publike vjen nga Blloku i Sigurisë në Tiranë, më herët avokati Maks Haxhia deklaronte nga SPAK se Agasi ndodhej jashtë vendit për biznes.
Gjatë kohës që Agasi ishte shpallur në kërkim, Haxhia në dhjetor të 2025 u paraqit në SPAK për t’u njohur me dosjen dhe aktet në ngarkim të klientit të tij. Asokohe nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, avokati deklaronte se Agasi ndodhej jashtë vendit, për të lidhur një marrëveshje në fushën e biznesit, duke lënë të hapur opsionin se biznesmeni do të dorëzohej.
"Klienti im nuk është larguar, po lidh një marrëveshje biznesi jashtë vendit, kur të kthehet do të përballet me drejtësinë. Është e çuditshme, që publikimi i këtyre të dhënave kompromentohet nga zhvillimet politike. Një njeri me nivel mesatar, e kupton kompromentimin e SPAK, në këtë çështje. Kur nuk është politikan, çfarë lidhje ka ai me emërimet dhe me shkarkimet. Këto që thoni ju i thotë SPAK, Zoti Agasi nuk e njeh fare personin për të cilin pretendohet se është marrë peng,"-shprehej Haxhia.
Një muaj më vonë në janar, Haxhia u paraqit sërish në Gjykatën e Posaçme, ku kërkonte materialet e dosjes në ngarkim të klientit të tij, Ergys Agasi. Avokati tha se vetëm nëse është ‘i çmendur’, Agasi do të vinte që të dorëzohej.
“E kini shumë problem këtë pyetje, dhe do ju jap këtë përgjigje. Zoti Agasi, me informacionin që kam nga familja, nuk ndodhet në Shqipëri. Mbarset opinioni dhe ngrihet akuza për një person, që nuk ka qenë ndonjëherë i veshur me pushtet. Zoti Agasi i ka mbaruar punët e veta, por në këto kushte vetëm po të jetë një njeri, që do të hedhë çelësat në det, mund të vijë në Shqipëri. Është vendim i tij për të ardhur apo jo, por në kushtet që nuk ka asnjë provë dhe asnjë informacion, dhe asnjë material për provat kundër tij, vetëm po të jetë i çmendur mund të vijë dhe të paraqitet”, u shpreh avokati.
Sot pas muajsh në arrati, Agasi u arrestua në Shqipëri në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa avokati i tij Maks Haxhia hodhi poshtë akuzat e ngritura nga SPAK ndaj klientit të tij. Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’./ZËRI
Avokati Haxhia i shkon te Blloku i Sigurisë Agasit: S'ka prekur financat publike, këta të fusin në burg pastaj të hetojnë
TIRANË-Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, profesor doktor Maksim Haxhia, njëherësh avokat i Ergys Agasit, ka vizituar sot në ambjentet e Bllokut të Sigurisë biznesmenin. Avokat Haxhia pas takimit me Agasin në një deklaratë për mediat është shprehur se klienti i tij pretendon se nuk ka prekur financat publike pasi nuk ka mbajtur funksione të autoriteteve që menaxhojnë financat publike, as lidhur me tenderat. Haxhia ka kërkuar dosjen hetimore lidhur me Agasin, ndërsa sipas tij ka qenë media ajo që e ka fryrë çështjen.
Avokati Maks Haxhia: Ky është një takim i parë dhe po përgatitemi për procesin që është në ditët e afërta lidhur më arrestin dhe kushtet e arrestimit. Kuptohet që ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh që e kemi kërkuar, kjo nuk ka ndodhur,. Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet. Agasi pretendon se është jashtë çdo ngarkesë juridike pasi nuk ka prekur financat publike pasi nuk ka mbajtur funksione të autoriteteve që menaxhojnë financat publike, as lidhur me tenderat. Media e ka fryrë dhe zbadhur çështjen. Këta të fusin në burg pastaj të bëjnë hetimet. Si ajo historia që të marrin të presin këmbën e pastaj të numërojnë i ke apo jo të dyja këmbët.
Ergys Agasi u arrestua mbrëmjen e 26 gushtit. Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit dhe e ndoqën atë deri në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa në makinë ndodhej po ashtu edhe ish-polici i shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku. ZËRI ndau pamjet hap pas hapi nga arrestimit i tij, deri në shoqërimin në ambjentet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë.
Çfarë ndodhi gjatë aksionit për kapjen e Agasit? Audi i biznesmenit tentoi të thyejë postbllokun, efektivi i Shqiponjave e ndali me kallashnikov
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni për kapjen e biznesmenit Ergys Agasi, i cili ndodhej në kërkim prej tetë muajsh i akuzuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSHI-t. ZËRI ka siguruar imazhin ku Agasi i shoqëruar nga ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataragu kanë tentuar të arratisen drejt Shkozetit.
Në foto shihet audi luksoz rS8 teksa tenton të thyjë postbllokun e ngritur për kapjen e tij, teksa shihet se një efektiv i shqiponjave u ka dalë përpara me Kallashnikov në aksin Golem-Plepa.
ZËRI raportoi mbrëmjen e djeshme se Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit, ndërsa arrestimi i tij u finalizua në zonën e Plepave në Durrës.
SPAK njoftoi se arrestimi i Agasit u realizua pas një pune disajavore të strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’.
SPAK i sekuestron makinën luksoze Ergys Agasit, u gjet e fshehur në vilën në “Equos Resort”
TIRANË- Pas arrestimit të Ergys Agasit mbrëmjen e djeshme (26 gusht), hetimet vijojnë dhe kontrollet janë përqëndruar kryesisht në pasuritë e biznesmenit. Raportohet se SPAK ka sekuestruar një makinë luksoze të Ergys Agasit, e cila ishte e fshehur në garazhin e një vile në “Equos Resort”. Mjeti në fjalë është 'Land Rover Defender 110 (L663)'.
Sipas të dhënave, makina është gjetur rreth dy javë më parë. Zbulimi i automjetit dhe verifikimet e kryera në vijim janë zhvilluar në të njëjtën periudhë kur autoritetet kanë nisur gjurmimin e Ergys Agasit. Land Rover Defender, i cili ndodhej i fshehur në një prej garazheve të kompleksit, tashmë është marrë nën administrimin e autoriteteve dhe është sekuestruar në kuadër të procedurës hetimore.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha pasuritë, ndërsa më herët SPAK ka sekuestruar në total 29 prona të Ergys Agasit, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e "Equos Resort". Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’.
Arrestimi i Ergys Agasit
Ergys Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit dhe e ndoqën atë deri në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa në makinë ndodhej po ashtu edhe ish-polici i shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku. ZËRI ndau pamjet hap pas hapi nga arrestimit i tij, deri në shoqërimin në ambjentet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë.
Në Durrës hidhen fishekzjarre, në Tiranë protestuesit i shkojnë te Drejtoria e Policisë, si u prit arrestimi i Ergys Agasit
DURRËS-Pas tetë muajsh në arrati, biznesmeni Ergys Agasi u vendos në pranga mbrëmjen e 26 gushtit në zonën e Plepave në Durrës. Arrestimin e tij qyteti bregdetare e priti duke hedhur fishekzjarre, ndërsa në Tiranë protestuesit u ndalën para Drejtorisë së Policisë, aty ku u shoqërua fillimisht Agasi.
Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, protestuesit kanë vijuar tubimin përpara ambienteve të policisë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Agasit.
“O Ergys, o legen, prite Ramën se po vjen!”, kanë thirrur protestuesit para DVP Tiranë.
View this post on Instagram
Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit dhe e ndoqën atë deri në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa në makinë ndodhej po ashtu edhe ish-polici i shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku. ZËRI ndau pamjet hap pas hapi nga arrestimit i tij, deri në shoqërimin në ambjentet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë.
U arrestua bashkë me ish-policin Shpataraku, çfarë u gjet në makinën me të cilën udhëtonte Ergys Agasi
TIRANË-Biznesmeni Ergys Agasi i shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me aferën e tenderave të AKSHI-t u arrestua mbrëmjen e djeshme (26 gusht) në Durrës. Bashkë me të u vendos në pranga edhe ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku, i cili e shoqëronte në makinë. Në momentin e arrestimit në zonën e Plepave në Durrës, në automjetin e tyre u gjet një kuti e kuqe, një çantë dhe një celular në pjesën e vendit te këmbët e pasagjerit.
Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit dhe e ndoqën atë deri në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa në makinë ndodhej po ashtu edhe ish-polici i shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku.
ZËRI ndau pamjet hap pas hapi nga arrestimit i tij, deri në shoqërimin në ambjentet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë. Agasi u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku agjentët e BKH-së mbërritën menjëherë për ekzekutimin e masës së arrestit me burg. 3 orë pas përfundimit të procedurave, Agasi u dërgua në Bllokun e Sigurisë, ku do të qëndrojë 48 orë derisa të dalë para GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë.
Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’.
Ndërkohë ish-zyrtari Uljan Shpataraku, u shpall në kërkim me 6 gusht pasi kërcënoi me jetë stafin e një hoteli në Dhërmi, sepse nuk i pëlqeu shërbimi. Shpataraku u arrestua për ‘përkrahje të autorit të krimit’, pasi po lëvizte në automjet me Agasin. Mbrëmjen e djeshme Policia ka ushtruar gjithashtu kontrolle në banesën e Shpatarakut, pas shoqërimit të tij në komisariat.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) publikoi edhe njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, duke zbardhur dinamikën e operacionit, akuzat e rënda penale që rëndojnë mbi të, si dhe periudhën e saktë se kur ai është caktuar me masë arresti në burg.