LIVE UPDATES

Hapen dyert e mortit në familjen Dalladuku! Djali vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë të atin, ‘kyç’ gojën para Policisë

♦Familja Dalladaku në fshatin Zhymë, Lushnje ka hapur dyert e mortit pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme (24 gusht) ku djali 45 vjeçar, Florion Dalladaku vrau me sqepar, nënën e tij Fanije, ndërsa plagosi rëndë të atin, Hasan Dalladaku. ♦Ky i fundit ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. ♦45-vjeçari u arrestua një orë pas ngjarjes në Fier, ku ishte larguar me automjetin e vëllait. ♦Autori me probleme të shëndetin mendor nuk ka dhënë asnjë detaj për motivin e krimit të rëndë para uniformave blu.

4 artikuj për këtë temë.
1 ORE ME PARE

Vrau nënën dhe plagosi të atin! Momenti kur Policia nxjerr nga makina 45-vjeçarin, e shtrin në tokë...

Hapen dyert e mortit në familjen Dalladuku! Djali vrau nënën me
arrestimi i Florion Dalladukut

FIER-Pamje të tjera janë publikuar nga momenti i arrestimit të 45-vjeçarit Florion Dalladuku, i cili pasi vrau me sqepar nënën dhe plagosi rëndë të atin, u largua nga banesa e tij në fshatin Zhymë të qytetit të Lushnjes, në përpjekje për t’u arratisur me automjetin e vëllait të tij.

Në imazhet e publikuara shihet momenti kur Policia nxjerr nga makina autorin e krimit të rëndë dhe e shtrin në tokë për t'i vendosur prangat. Në mjet gjatë kontrollit u gjetën ilaçe antidepresantë, pasi dyshohet se autori kishte çrregullime të shëndetit mendor.

3 ORE ME PARE

Vrau nënën dhe plagosi të atin! 45-vjeçari kishte tentuar të vriste bashkëfshatarin, banorët: Nuk kurohej rregullisht

Hapen dyert e mortit në familjen Dalladuku! Djali vrau nënën me
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LUSHNJE-Banorët e fshatit Zhymë, në Lushnjë kanë folur të tronditur rreth krimit të rëndë në familjen Dalladaku, ku Florion Dalladaku vrau me sqepar nënën e tij, Fanije Dalladakun dhe plagosi rëndë të atin, Hasan Dalladaku. Banorëe zonës shprehen se 45-vjeçari, i shte një person me probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej vitesh.

Një nga banorët deklaron se para disa vitesh Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste edhe Gim Metën, duke e lënë të plagosur. Ata shprehen se 45-vjeçari kishte shkuar për kurim edhe në Itali, një vit më parë në Elbasan por sipas tyre nuk ka marrë kurën e ilaçeve rregullisht.

"Kishte probleme. Se di a kurohej. Se e pyeste i ati; i more apo jo ilaçet? “I mora”- thoshte. Atij i erdhi ora i bie. U rëndua. Ai shenjat i ka dhënë vite më parë. Kam qenë në Greqi në ato kohëra. Bëri një skandal më parë, plagosi Gim Metën. Më pas sikur u stabilizua. Shkoi dhe në Itali me vëllezërit. Më pas erdhi prapë. Por stabilitet nuk pati. Por siç dukej ngaqë nuk kurohej rregullisht. Nuk kishin probleme financiare. Ka shtëpi, vëllezërit mirë, vëllai tjetër ka lokal. Asnjë problem financiar,"-u shpreh një bashkëfshatar.

"Familje e qetë, e mirë, punëtore. Por ky djali thonë që ka pasur probleme mendore. Këta e çuan vjet në Elbasan. Ka pasur probleme me familjen edhe më parë. Ka qenë cik problematik, por nuk e di si ka qenë puna. Por ai ka qenë me probleme mendore”, tha një tjetër banor i zonës.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 24 gushtit, ku pas vrasjes së nënës së tij Fanije Dalladaku 80-vjeç dhe plagosjes së babait Hasan Dalladaku 77-vjeç, 45-vjeçari u arratis me mjetin 'Ford' në pronësi të të vëllait drejt Fierit. Arrestimi i tij u bë një orë pas krimit të rëndë në familje. Motivi i ngjarjes ende nuk dihet, ndërsa i ati i Florion Dalladakut ndodhet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë./ZËRI

5 ORE ME PARE

Pasi vrau nënën dhe plagoi të atin, u largua me mjetin e vëllait, PAMJET e arrestimit të 45-vjeçarit

Hapen dyert e mortit në familjen Dalladuku! Djali vrau nënën me
momenti i arrestimit të Florion Dalladukut

FIER-Këto janë pamjet e arrestimit të Florion Dalladaku, autorit të krimit makabër në Lushnje ku vrau me sqepar nënën dhe plagosi rëndë babanë. Ai u vendos në pranga një orë mbas krimit të rëndë në Fier, teksa po përpiqej të arratisje me një automjet tip Ford blu. Fanije Dalladaku 80-vjeçar, mësohet të jetë edhe viktima, ndërsa i plagosuri babai i tij Hasan Dalladaku 77-vjeçari është në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 24 gushtit në fshatin Zhymë të Lushnjës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Njoftimi i policisë:

Kapet një orë pas ngjarjes autori i dyshuar i vrasjes së nënës dhe i plagosjes së babait.

Autori i dyshuar u kap duke drejtuar automjetin e vëllait, në tentativë për të dalë nga qarku Fier.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Zhymë, Lushnjë, ju informojmë se:

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të Policisë rrethuan zonën, ngritën pika kontrolli dhe u vunë në ndjekje të autorit, i cili paraqiste rrezikshmëri edhe për banorët e tjerë.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit të shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë i mundur lokalizimi i autorit të dyshuar, pranë Spitalit Memorial, Fier, dhe vënia në pranga e tij, rreth një orë pas ngjarjes.

Shtetasi F. D., 45 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

5 ORE ME PARE

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë të atin, ky është Florion Dalladaku, u arrestua një orë pas krimit makabër

Hapen dyert e mortit në familjen Dalladuku! Djali vrau nënën me
Florion Dalladuku

LUSHNJE-Personi në foto është Florion Dalladaku, autori i krimit makabër në Lushnje, ku vrau me sqepar nënën dhe plagosi rëndë babanë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme 24 gusht ku pas vrasjes së nënës së tij Fanije Dalladaku 80-vjeç dhe plagosjes së babait Hasan Dalladaku 77-vjeç, 45-vjeçari u arratis me 'Ford' drejt Fierit.

Arrestimi i tij u bë një orë pas krimit të rëndë në familje. 45-vjeçari kurohej për probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë dy herë i shtruar në spitalin Psikiatrik në Elbasan, në 6 vitet e fundit.

Po kështu vite më parë ai ka tentuar të vrasë një bashkëfshatar me armë zjarri çifte, veprim për të cilin është dënuar nga drejtësia. Motivi i ngjarjes ende nuk dihet, ndërsa i ati i Florion Dalladakut ndodhet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet dhe po pyet të afërmit për të dokumentuar ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB