LIVE UPDATES

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në bagazhin e një makine! Bulica në kërkim, shoqërohet pronari i 'Elite Security'

♦Luis Miguel Varela Mendes, 21 vjeç është gjetur i vdekur në plazhin e Ksamilit, në një shezlong para një lokali. ♦I riu portugez dyshohet të jetë vrarë me thikë pas një konflikti për një vajzë nga 29-vjeçari, Sokrat Vata, banues në Has. ♦Pas ngjarjes autori u arratis, por u arrestua disa orë më vonë në Levan të Fierit. Vata ishte fshehur në bagazhin e një makine, tip Ford, që drejtohej nga një shtetase turke 31-vjeçare, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, po shtetas turk. ♦Autori rezulton i punësuar si truprojë në plazhin e “Pronciopotes” dhe me një të kaluar kriminale në Angli, ku është dënuar me pesë vite burg për vepra të lidhura me trafikun e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve. ♦Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar autorin e vrasjes.♦“Sherri nisi për ngacmimin e një vajze. Viktima u fut për të shuar konfliktin”, mësohet të kenë deklaruar shokët e të riut para hetuesve.♦Vata dhe efektivi i policisë Moisid Matushaj, i cili e ndihmoi 29-vjeçarin të largohej nga vendi i ngjarjes, punonin si bodyguard në të njëjtin grup të kompanisë "Elite Security", në lokalin “Principote”. ♦Dy shtetasit turq kanë sqaruar se e kishin marrë Vatën në automjet thjesht për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin krijuar me të. ♦Për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, është arrestuar edhe Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit. ♦ Dy shtetasit turq, një vajzë dhe një djalë, e fshehën 29-vjeçarin Sokrat Vata në bagazhin e automjetit të tyre. ♦Policia e Shtetit sqaron se konflikti ka nisur më herët dhe bashkë me Vatën, ka qëlluar edhe D.H., i cili e ka rrahur me grushta, ndërsa Vata e ka qëlluar me thikë. Po ashtu, 4 kamarierë kanë qëlluar me grushta 20-vjeçarin para se Sokrat Vata ti merrte jetën dhe janë larguar.

17 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

"E rrahën me grushta, pastaj me thikë", Policia zbardh detaje nga vrasja e turistit portugez: Vrasje me dashje në bashkëpunim

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
foto

SARANDË- Sokrat Vata nuk është autori i vetëm i vrasjes së 20-vjeçarit Portugez, Luis Miguel Valera Mendez. Policia e Shtetit sqaron se konflikti ka nisur më herët dhe bashkë me Vatën, ka qëlluar edhe D.H., i cili e ka rrahur me grushta, ndërsa Vata e ka qëlluar me thikë. Po ashtu, 4 kamarierë kanë qëlluar me grushta 20-vjeçarin para se Sokrat Vata ti merrte jetën dhe janë larguar. Policia njofton se janë arrestuar 11 persona, mes tyre edhe 4 truproja që nuk kanë reaguar dhe as kanë njoftuar Policinë. Bekim Bulica, ka qenë prezent dhe nuk ka njoftuar Policinë. Tashmë Sokrat Vata dhe D.H akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ksamil, Sarandë

Veprime intensive hetimore me metoda speciale të hetimit, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil.

Vihen në pranga 11 shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil, Sarandë, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, paraditen e sotme, në Levan, Fier, u kap në bagazhin e një automjeti autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi S. L., alias S. V., 29 vjeç.

Ky shtetas udhëtonte në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasja E. P., 31 vjeçe, dhe pasagjer shtetasi N. M., 38 vjeç, të dy me shtetësi turke, të cilët kishin njohje me autorin dhe e kishin fshehur në makinë, me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës.

Po në kuadër të veprimeve për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit, në Komisariatin e Policisë Sarandë u shoqëruan 41 shtetas.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. L., alias S. V., 29 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has;

N. M., 38 vjeç, dhe E. P., 31 vjeçe, të dy me shtetësi turke;

S. S., 24 vjeç, banues në Ersekë;

E. B., 24 vjeç, banues në Peshkopi;

I. C., 21 vjeç, banues në Librazhd;

M. Zh., 27 vjeç, banues në Elbasan;

M. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër;

L. S., 44 vjeç, banues në Gjirokastër;

R. Sh., 35 vjeç, banues në Gjirokastër;

K. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe B. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se:

Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi S. L., alias S. V., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi D. H., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa shtetasit S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi S. V., dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit M. M. (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), L. S. (punonjës i I. E. V. P. Fier), R. Sh. (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe K. K., të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, shtetasi B. B., i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për shtetasit S. V. dhe D. H., për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim; për shtetasit N. M. dhe E. P., për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; për shtetasit S. S., E. B., M. Zh., I. C., L. S., K. K., B. B. dhe R. Sh., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; si dhe për shtetasin M. M., për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

E fshehën në bagazhin e makinës pas krimit, flasin dy shtetasit turq: E paguanim 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
foto nga arrestimi i Vatës

KSAMIL- Detaje të reja po dalin ne dritë  për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, ndërsa në ngjarje janë përfshirë edhe dy shtetas turq të cilët janë ndaluar së bashku me 29-vjeçarin Sokrat Vata. Dy shtetasit turq, një vajzë dhe një djalë, janë marrë në pyetje nga grupi hetimor pasi dyshohet se fshehën në bagazhin e automjetit të tyre autorin e krimit.

Ata kanë deklaruar se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal.Në dëshmitë e tyre, ata kanë treguar se e njihnin 29-vjeçarin dhe se kishin krijuar marrëdhënie shoqërore me të gjatë qëndrimit në Ksamil. Sipas tyre, ata ishin klientë të rregullt të kompleksit “Principote”./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vrasja në Ksamil, në pranga edhe një punonjës i burgut të Fierit (EMRI)

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
foto

SARANDË- Vijojnë arrestimet në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Deri tani, numri i personave të arrestuar për këtë ngjarje ka arritur në 12. Sipas informacioneve, mes të arrestuarve është edhe Luçiano Seferi, punonjës në burgun e Fierit. Në pranga ka përfunduar edhe Moisid Matushaj, 24 vjeç, me detyrë ndihmës specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër.

Sipas të dhënave paraprake, disa prej personave po hetohen për moskallëzim krimi, pasi vrasja e 20-vjeçarit portugez dyshohet se ka ndodhur disa orë përpara se policia të njoftohej për ngjarjen. Ndërkohë, hetuesit po vijojnë verifikimet për rolin e secilit prej të arrestuarve dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhet dëshmia e shokëve: U përfshi për të ndalur sherrin

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
foto

SARANDË- Hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil vijojnë, ndërsa dëshmitë e personave që ndodheshin në vendngjarje po ndihmojnë grupin hetimor për të rindërtuar dinamikën e konfliktit.

Sipas dëshmive të shokëve të viktimës, përplasja ka nisur pas një debati që lidhej me ngacmimin e një vajze brenda ambienteve të kompleksit “Principote”. Situata më pas është përshkallëzuar në konflikt fizik, duke bërë që punonjësit e sigurisë të ndërhynin për të ndarë personat.

Në këtë moment, 20-vjeçari portugez dyshohet se është përpjekur të ndërhyjë për të qetësuar situatën. Por konflikti ka përfunduar në mënyrë tragjike, pasi Mendes është goditur me thikë dhe ka humbur jetën.

“Sherri nisi për ngacmimin e një vajze. Viktima u fut për të shuar konfliktin”, mësohet të kenë deklaruar shokët e të riut para hetuesve.

Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetas turq, të cilët u ndaluan së bashku me 29-vjeçarin Sokrat Vata, i arrestuar si i dyshuar për ngjarjen.

Dy shtetasit turq kanë mohuar të kenë pasur dijeni për vrasjen. Ata kanë deklaruar se e njihnin Vatën prej kohësh, pasi frekuentonin rregullisht kompleksin dhe kishin krijuar marrëdhënie shoqërore me të.

Sipas dëshmisë së tyre, Vata ofronte shërbime sigurie dhe shoqërimi personal dhe ata e kishin marrë me vete pas konfliktit, duke pretenduar se vepruan për shkak të marrëdhënies së tyre shoqërore.

Ndërkohë, 29-vjeçari Sokrat Vata ka zgjedhur të mos japë dëshmi para hetuesve.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, duke verifikuar momentin e konfliktit, autorin e goditjes me thikë dhe nëse persona të tjerë kanë pasur rol në ngjarjen tragjike./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Autori dhe polici që e ndihmoi bodyguardë në lokalin “Principote”, shoqërohet pronari i 'Elite Security Grup'

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
Principotes dhe punonjës i Elite Security

SARANDË-Marjo Katirai pronar i kompanisë 'Elite Security Grup' është shoqëruar në Polici pas vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga truproja i “Pronciopotes”, Sokrat Vata. Shoqërimi vjen pasi autori Sokrat Vata dhe efektivi i policisë Moisid Matushaj, i cili e ndihmoi 29-vjeçarin të largohej nga vendi i ngjarjes, punonin si bodyguard në të njëjtin grup të kompanisë "Elite Security", në lokalin “Principote”.

Truprojat e kësaj kompanie mbrëmjen e 16 gushtit ishin vendosur edhe në dyert e 'Orange Club' në Sarandë ku dhunuan shefin e krimeve Mateo Bakalli teksa ky i fundit përpiqej të shuante një konflikt të ndodhur. Me rreth dy vite në treg nuk dihet çfarë kriteresh ka “Elite Security” për të punësuar truproja, por me rastet e fundit, duket se ka dështuar në misionin e saj për mbrojten e pronës dhe ambienteve nga rreziqe të mundshme.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja në “Principotes", autori kyç gojën! Turqit që e shoqëruan: E paguanim si bodigard! Miqtë e viktimës: Nisi për një vajzë

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
ARRESTIMI I AUTORIT SOKRAT VATA

SARANDË-Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, është marrë në pyetje nga grupi hetimor lidhur me rrethanat e krimit të rëndë, por nuk ka dhënë asnjë deklarim para hetuesve. Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetasit turq, të cilët po shoqëronin Vatën gjatë përpjekjes për t’u arratisur, i cili u gjet në bagazhin e mjetit të tyre tip 'Ford'. 

Ata kanë deklaruar se ishin klientë të përhershëm në lokalin “Principotes” dhe se e paguanin 29-vjeçarin si bodigard e shoqërues personal. Dy shtetasit turq kanë sqaruar se e kishin marrë Vatën në automjet thjesht për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin krijuar me të.

Ndërkohë miqtë e viktimës, Luis Miguel Varela Mendes kanë deklaruar se konflikti nisi pas ngacmimit të një vajze brenda ambientit të lokalit. Në konflikt u përfshinë shumë persona që po përlesheshin me njëri-tjetrin, situatë ku ndërhynë edhe rojet e sigurisë. Po ashtu në kuadër të hetimeve, i gjithë stafi i “Principote” është shoqëruar dhe është marrë në pyetje nga policia.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ksamil, atje ku është vrarë me thikë 21- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis. Arratia mori fund pas 5 orësh kur u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasë turq. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar të riun. Po në Sarandë, 3 ditë më parë, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin./ZËRI

 

1 MUAJ ME PARE

Dy ditë më parë dhunuan shefin e krimeve në 'Orange', sot në vrasjen në 'Principotes', si truprojat e “Elite Security” 'ndezën' sezonin

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
Orange Club dhe pamje nga vrasja ne Ksamil

SARANDË-Kompania e sigurisë “Elite Security”, teksa të dielën e 16 gushtit e mbylli me një sherr të dhunshëm në ambjentet e Orange Club, sot është përmendur edhe në vrasjen në 'Principotes'. Në të dyja rastet në një hark kohor prej 3 ditësh, punonjësit e sigurisë së “Elite Security” shkaktuan trazira në mes të pushesve të cilët, një herë panë grushta e dhunë mes bodyguardëve dhe efektivëve dhe sot një trup të pajetë në shezlong.

Dy të arrestuarit lidhur me vrasjen e Luis Miguel Varela Mendes, autori Sokrat Vata dhe efektivi i policisë Moisid Matushaj, i cili e ndihmoi 29-vjeçarin të largohej nga vendi i ngjarjes, punonin si bodyguard në të njëjtin grup të kompanisë "Elite Security", në lokalin “Principote”. Truprojat e kësaj kompanie mbrëmjen e 16 gushtit ishin vendosur në dyert e 'Orange Club' në Sarandë ku dhunuan shefin e krimeve Mateo Bakalli teksa ky i fundit përpiqej të shuante një konflikt të ndodhur.

Për t'u ardhur në ndihmë efektivëve të gjendur në sherr kanë ndërhyrë edhe forcat "Shqiponja", ndërsa më pas është bërë i mundur edhe shoqërimi i disa personave, ku raportohet se janë ndaluar të paktën 4 badigardë.

Kompani e sigurisë “Elite Security”, është në pronësi të Marjo Katirait themeluar në vitin 2024. Me rreth dy vite në treg nuk dihet çfarë kriteresh ka “Elite Security” për të punësuar truproja, por me rastet e fundit, Moisid Matushaj rezulton të jetë edhe punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist i hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, ndërsa Sokrat Vata një 29-vjeçar me precedentë penale në Angli, sot autor i vrasjes.

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në

Truprojat e kompanive private të sigurisë kanë si rol kryesor mbrojtjen e personave, pronës dhe ambienteve nga rreziqe të mundshme, por “Elite Security” duket se ka dështuar në misionin e saj.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja në Ksamil! PD: Verë e zezë në Shqipëri, vrasje, zjarre, tritol...qeveria dështon të garantojë sigurinë

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë publike pas vrasjes së të riut portugez, Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, duke e cilësuar ngjarjen si dështim të qeverisë për të garantuar sigurinë në vend. Opozita shprehet se sezoni veror në vend u shënjua nga vrasje, shpërthime me tritol dhe zjarre. PD shprehet se qeveria dhe Policia e Shtetit nuk kanë arritur të parandalojnë krimin.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Sezoni turistik i sivjetshëm u kthye në ‘verë të zeze të Shqipërisë”, me tre muaj ku spikati terrori i dhjetëra vrasjeve, zjarret anekënd vendit, shpërthimet me tritol, pasiguria.  Më e fundit në këtë stinë të përgjakur, është vrasja e një djaloshi 20 vjeçar francez, i ardhur me pushime në Ksamil. Ai do t’i kthehet familjes dhe vendit të vet në arkëmort.

Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe bashkohet me dhimbjen dhe lutjet e tyre. Për autoritetet e vendit, për narko-qeverinë, kjo vrasje makabre nuk mund të trajtohet si një tjetër komunikatë në kronikën e zezë. Ajo është faqja e zezë e Policisë dhe qeverisë, e cila siç ka treguar kaq e kaq herë, e ka mendjen te videot plot me suksese imagjinare, dhe jo te policimi në komunitet, jo te puna e parë e saj: parandalimi.

Policia e Shtetit është kthyer në një agjensi që ndjek ‘autorët e ikur në drejtim të paditur’, jo një forcë të parandalimit të krimit, garantimit të sigurisë, forcimit të rendit publik. Sipas shprehjes popullore c’të mbjellësh, do të korrësh, kështu do vijojë të jetë sa kohë në drejtim emërohen patronazhistët e partisë, në partneritet me bandat, duke e kthyer edhe vetë policinë në bandë me uniformë.

Partia Demokratike zotohet se, me ardhjen në qeveri një Paketë Anti-Krim do të instalohet në 100 ditët e para, duke i dhënë fund partneritetit të strukturave shtetërore me narko-mafian. Rikthimi i sigurisë publike, siç është dëshmuar në Qeverinë Berisha 2005-2009 është prioriteti ynë kryesor; jo një premtim politik, por një detyrë patriotike për t’u kryer. Vrasja e 20 vjeçarit është ditë zie për turizmin shqiptar dhe shenja se, jo publiciteti, por serioziteti është puna e një shteti.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e portugezit! ‘Principotes’ në emrin e 70-vjeçares nga Hasi, pronari në 'hije' Bekim Bulica, i lidhur me ngjarje kriminale

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
Bekim Bulica

KSAMIL-Detaje të reja janë zbardhur nga aktiviteti i 'Principotes' në Ksamil, një nga plazhet luksoze të jugut ku ndodhi vrasja e portugezit, Luis Miguel Varela Mendes. Turisti portuges u vra me thikë nga truproja i 'Principotes', Sokrat Vata, i cili u arrestua 5 orë më vonë nga konstatimi i trupit të pajetë të turistit. 

Lidhur me vrasjen në kërkim është shpallur edhe Bekim Bulica, 36 vjeç, pronari i 'Principotes'. Nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar drejt Tiranës, me qëllim shmangien e hetimit. Por sipas dokumenteve vetë Bulica nuk e ka regjistruar në emër të tij 'Principotes'. 

Pas beach barit ‘Principotes’ dyshohet se fshihet një grup kriminal, i skeduar për vepra të rënda penale nga Franca në Shqipëri, si tentativë vrasje, kanosje, armëmbajtje pa leje, trafik droge, pastrim parash etj. Lokali luksoz, i ndodhur përballë “Tre Ishujve” në Ksamil, është regjistruar në emër të një zonje 70 vjeçe, Kade Bulica nga Hasi, përmes një kompanie të krijuar në janar 2022, me kapital fillestar vetëm 100 lekë.

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në

Ka dyshime të forta se kompania është përdorur si kamuflim nga personazhe me rekorde krimianle për të investuar dhe pastruar paratë me burim aktivitete të paligjshme në vendet e BE-së, një prej tyre Bekim Bulica. Ky i fundit është pèrmendur nga mediat franceze si personi në krye të një rrjeti shqiptar, i cili  drejtonte dy call center në Paris dhe periferi, të cilët shpërndanin kokainë me porosi. 

Bulica u ekstradua nga Franca në Shqipëri në vitin 2021, i shpallur në kërkim pasi më datë 19.09.2019, në Kukës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të F. C. Po ashtu ai u dyshua si pjesëmarrës në planin e arratisjes së Arbër Çekajt nga burgu 313 në Tiranë. 

Në 2 shtator 2023, Bulica u shpall në kërkim për rrahjen e efektivit të policisë në Tiranë Ervin Fanaj dhe vëllait të tij. Policia vuri në pranga shtetasin Blerim Bulica, 29 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shpalli në kërkim edhe shtetasit Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.

1 MUAJ ME PARE

Denoncimi i fortë/ Gazetari i kronikës: Policia duhet të mbrojë Komisariatin e Sarandës, po shkohet jashtë për shantazh

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
Igli Celmeta

TIRANE- Gazetari i kronikës në A2CNN, Igli Çelmeta ka denoncuar se një situatë e pazakontë vazhdon të ndodhë në qytetin e Sarandës, atje ku 2 ditë pas sherrit në klubin Orange, kësaj here një vrasje ndodhi në kompleksin luksoz Principotes. Çelmeta thotë se jashtë ambienteve të Komisariatit kanë shkuar persona për shantazh, ndërkohë që të njëjtët truproja që ndodheshin te Orange, kanë qenë prezentë edhe te vrasja e turistit 21-vjeçar.

DENONCIMI I PLOTE: 

Policia e Shtetit duhet të marrë masa urgjente në mbrotjtje të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Kësaj strukture po i bëhet presion i jashtëzakonshëm duke i shkuar jashtë komisariatit për t'i shantazhuar. Është sulm i hapur jo vetëm ndaj një shefi krimesh, por ndaj gjithë Policisë së Shtetit.

E patë çfarë ndodhi sot, të njëjtët bodigardë të Orange ishin edhe te hoteli ku bodigardi vrau sot 20-vjeçarin francez. Edhe dy ditë më parë e njëjta situatë ishte kur shefi i krimeve Mateo Bakalli ndërhyri ku dy bodigardë të Orange po dhunonin dy klientë jashtë. Imagjinoni mos të ndërhynte, ja çfarë ndodhi sot, u vra 20-vjeçari francez.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ksamil, atje ku është vrarë me thikë 21- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis. Arratia mori fund pas 5 orësh kur u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasë turq. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar të riun. Po në Sarandë, 3 ditë më parë, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vrasja në Ksamil! Policia: 21-vjeçari rezulton shtetas portugez, jo francez

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
pamjet nga vendngjarja

KSAMIL-Policia ka dhënë informacion shtesë për ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Ksamil, ku një turist i huaj, u vra nga truproja e 'Principotes', Sokrat Vata. Blutë njoftojnë se fillimisht, bazuar në të dhënat paraprake, viktima ishte identifikuar si shtetas francez me inicialet M. M. por pas vijimit të hetimeve dhe gjetjes së dokumentit të identifikimit, autoritetet kanë konfirmuar se viktima është shtetas portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i lindur më 27 shtator 2005.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se:

Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 38 persona merren në pyetje, shpallet në kërkim pronari i Principotes Bekim Bulica, ndalohet polici që ndihmoi autorin të largohej

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
pronari i Principotes Bekim Bulica

KSAMIL-Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil, ku truproja i plazhit 'Principotes', Sokrat Vata vrau me thikë turistin portugez, 38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje. Lidhur me ngjarjen është arrestuar Moisid Matushaj, 24 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër.

Efektivi dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata të largohej pas vrasjes së 21-vjeçarit portugez. Rezulton se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote”. Ndërkohë raportohet se në kërkim është shpallur edhe Bekim Bulica, 36 vjeç, pronari i 'Principotes'. Nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar drejt Tiranës, me qëllim shmangien e hetimit. 

Ngjarja u raportua mëngjesin e sotëm, ku rreth orës 05:15 u konstatua i vrarë me thikë 21-vjeçari portugez në shezlongët e plazhit. Turisti kishte marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në një festë që organizohej në beach bar-in e “Principote” nën ritmet e një Dj të njohur francez. Burime bëjnë me dije se viktima ishte në shoqërinë e disa miqve, kur është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën, ku sherri ka agravuar në përdorimin e thikës. Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë.

Vata e ka goditur disa herë me thikë në shpinë e kraharor turistin. Prej orëve të mëngjesit ai ishte në arrati, teksa u arrestua në Levan të Fierit.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e portugezit te 'Principotes', pushuesit e tronditur: Si t'u themi fëmijëve që është vrarë dikush

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
pushuesi

KSAMIL-Vrasja e turistit portugez në Ksamil, ka tronditur pushuesit që po kalojnë pushimet në zonën bregdetare. Një prej pushuesve, ka folur për mediat lidhur me vrasjen me thikë të Luis Miguel Varela Mendes, duke theksuar se ndodhet në plazh me fëmijë të vegjël dhe nëse ata do ta marrin vesh do të tremben.

Një tjerër ka thekuar se kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Pushues të tjerë kanë deklaruar se në këtë zonë ka siguri dhe është për të ardhur keq që ka ndodhur kjo ngjarje.

“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si ti themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.

"Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.

“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Luis Miguel Varela Mendes, shtetas portugez u gjet i vdekur rreth orës 05:00 të mëngjesit në plazhin e Ksamilit, në një shezlong në plazhin 'Principotes'. I riu u vra me thikë pas një konflikti për një vajzë nga 29-vjeçari, Sokrat Vata, banues në Has. Vata pas ngjarjes u largua në drejtim të paditur, ndërsa u arrestua disa orë më vonë në Levan. Ai u gjet i fshehur në bagazhin e një makine.

1 MUAJ ME PARE

Ekskluzive/ Arrestohet autori i vrasjes së 21-vjeçarit portugez, ishte futur në bagazhin e një makine

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
Momenti i arrestimit

KSAMIL-Sokrat Vata 29 vjeç, autori i vrasjes së 21 vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil është arrestuar pas disa orësh në arrati. Burimë për ZËRI bëjnë me dije se Vata u kap nga pika e kontrollit ngritur në Levan. 29-vjeçari ishte futur në bagazhin e një makine.

Vata ndodhej në arrati prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, kur u konstatua trupi i pajetë i turistit portugez në një shezlong para një lokali në Ksamil. Paraprakisht raportohet se shkak i konfiktit mes viktimës dhe autorit dyshohet të jetë bërë një vajzë.

Autori i i cili rezulton të jetë i punësuar si truprojë në hotelin “Principotes” e ka goditur portugezin disa herë me thikë në shpinë dhe kraharor duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

'Mollë' sherri një vajzë! DETAJE nga vrasja e portugezit në Ksamil, autori truprojë te “Principote”

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
Pamje nga vendi i ngjarjes

KSAMIL-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Ksamil, ku portugezi Luis Miguel Varela Mendes, 21 vjeç u gjet i vrarë me thikë në një shezlong para një lokali. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar 29-vjeçarin Sokrat Vata, banues në Has, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim.

Paraprakisht raportohet se shkak i konfiktit mes viktimës dhe autorit dyshohet të jetë bërë një vajzë. Nga këqyrja e trupit në morgun e Sarandës është konstatuar se turisti kishte marrë disa goditje me thikë, në shpinë dhe në kraharor.

Ndërkohë autori, Sokrat Vata ishte i punësuar si truprojë në hotelin “Principotes” dhe është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

EMRI- I dënuar në Angli për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau portugezin në Ksamil

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
Autori Sokrat Vata

KSAMIL-Janë zbardhur identitetet e viktimës dhe autorit të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një 20-vjeçar portugez u gjet i vrarë me thikë në shezlongët e plazhit. Viktima është identifikuar si portugezi Luis Miguel Varela Mendes, ndërsa autori i krimit është 29-vjeçari nga Hasi, Sokrat Vata. Ky i fundit pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur dhe po punohet për kapjen e tij.

Vata rezulton me precedentë penale të mëparshme, ku sipas një artikulli të BBC, në vitin 2023, ai ishte shpallur fajtor për posedim të një arme, konkretisht një perforcuesi metalik grushti, posedim kokaine dhe drejtim automjeti pa siguracion.

Sipas të dhënave nga autoritetet britanike, më 13 prill 2024, në Kent, Vata përmbysi një automjet të klonuar që po drejtonte pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në autostradën A20, në East Malling. Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa në automjet u gjetën disa qese me kokainë dhe targa.

Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur.Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.

Sipas policisë britanike, gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfundoi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës. Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg.

Grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes, ndërsa kontrollet vijojnë për kapjen e Sokrat Vatës./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Gjendet i vdekur në shezlong i riu portugez në Ksamil, dyshohet se u vra me thikë nga një 29-vjeçar nga Hasi

Truproja i 'Principotes' vret me thikë portugezin, kapet në
pamje nga vendi i ngjarjes

KSAMIL-Një 21-vjeçar nga Portugalia është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil. Shtetasi portugez dyshohet se është vrarë me thikë. 

Policia njofton se në kuadër të hetimeve paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga një 29 vjeçar, banues në Has. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB