LIVE UPDATES

Flakët "përpijnë" hotel "Brooklyn" në Vlorë! Pushuesit hidhen nga ballkoni, 6 të plagosur, një paciente në gjendje të rëndë (EMRA-VIDEO)

♦Një zjarr i fuqishëm ka përshirë në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës. ♦Flakët dyshohet se nisën në ambientet e restorantit dhe u përhapën në godinë. ♦Për pasojë, të lënduar kanë mbetur 6 persona, 5 prej të cilëve janë dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar. ♦Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, njëra prej pacienteve që po merr trajtim në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ është në gjendje të rëndë për shkak të djegieve masive rreth 100%. ♦Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, disa persona janë hedhur dhe nga ballkonet, duke pësuar fraktura në trup, ndërsa disa prej tyre kanë rrëfyer edhe momentet e tmerrit. ♦Sipas njoftimit të Policisë, shkak i flakëve ka qenë djegia e prizës elektrike të njërit prej frigoriferëve që ndodhej në ambientet e hotelit.

3 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Flakët te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: Një vajzë është djegur pothuajse 100% (VIDEO)

Flakët "përpijnë" hotel "Brooklyn" në
shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj

VLORË- Gjashtë persona mbetën të lënduar si pasojë e zjarrit në hotel "Brooklyn" në Vlorë, ku një në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet një vajzë për shkak të djegieve që ka pësuar.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ka reaguar edhe shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj. Në një prononcim për mediat, Breshanaj bëri me dije se 5 prej tyre janë dërguar menjëherë në Tiranë për të marrë trajtim më të specializuar. 

Sipas mjekut, disa prej tyre kanë pësuar djegie, ndërsa 2 të tjerë fraktura në trup pasi janë hedhur nga ballkonet. Ai shtoi se një vajzë ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar rreth 100% djegie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“Ishte situatë shumë emergjente, ishin 6 pacientë të dëmtuar nga ekspozimi. Ishin në katin e dytë. 3 ishin të djegur rëndë dhe 2 ishin hedhur nga kati i dytë, kishin pësuar fraktura të kolonës. Dy prej tyre i nisëm në qendrën e Traumës sepse s’kishin djegie dhe 3 në repartin e djegieve. Patëm lajmërim të të gjithë ekipit, ishin të gjithë në gatishmëri. Kanë mbërritur rreth orës 4 e gjysmë. Një paciente që rrezikon jetën ishte djegur pothuajse 100%, një 50%. Ishin mosha të reja, 25-30 vjeç. Ishin nga Prishtina, Lipjani dhe njëri pacient nga Rrësheni”, thotë shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj.

1 MUAJ ME PARE

Zjarri në hotelin "Brooklyn" Vlorë, pushuesit rrëfejnë momentet e tmerrit: U hodhëm nga ballkoni, nuhatëm diçka të çuditshme...(VIDEO)

Flakët "përpijnë" hotel "Brooklyn" në
pushuesit

VLORË- Pushuesit që ndodheshin në hotelin “Brooklyn” në Lungomaren e Vlorës ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë zjarrit që përfshiu godinën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Një shqiptar nga Kosova, Luan Salihu, 21-vjeç, ka rrëfyer momentet e panikut. 21-vjeçari tregon se është hedhur nga ballkoni bashkë me të fejuarën për t’i shpëtuar flakëve.

“Jemi nga Lipjani. Isha në gjumë, ishte ore gati 04:00 mëngjesit. E fejuara u ngrit e para dhe më tha “ngrihu nga gjumi se nuk e di çfarë ka ndodhur”.  U ngritëm me dalë nga dera dhe ishte tym, tymi hyri brenda. Dolëm nga ballkoni , ishte flakë dhe tym.

U hodhëm dhe nuk u lënduam nga djegia. Kur jam hedhur kam rënë me një cep të një hekuri dhe kam lënduar këmbën. Ka qenë edhe një familje me një fëmijë të vogël. Ishte dita e dytë aty në hotel. Isha në katin e dytë sipër lokalit”, tha Luan Salihu.

Ndërkohë, një tjetër pushues me orgjinë nga Polonia, ka treguar momentin kur kuptuan se në hotel kishte rënë zjarr. Në një prononcim për mediat, pushuesi polak ka treguar se kishte nuhatur diçka të çuditshme dhe më pas është hedhur nga dritarja pasi kanë konstatuar zjarrin. 

“U zgjuam natën, nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura. U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë. Kaq. Jam nga Polonia. Ora ishte rreth 4 e mëngjesit”, thotë djali./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 6 pushues përfundojnë në spital! Ministria e Shëndetësisë: Një vajzë ka djegie të rënda (VIDEO)

Flakët "përpijnë" hotel "Brooklyn" në

VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05 të mëngjesit të sotëm, ku sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të hotel 'Brooklyn' dhe më pas janë përhapur në katet më sipër. 

Raportohet se si pasojë e zjarrit, 6 persona që ndodheshin brenda në hotel, 5 shqiptarë nga Kosova dhe 1 nga Rrësheni, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Ndorina Rexhepi 25 vjec
Arlinda Rexhepi 27 vjec
Erza Grainca 21 vjec
Aldo Kasimi 30 vjec
Ana Dyrmishi 25 vjec
Luan Saliu, 21 vjeç

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, zjarri ka qenë aksidental i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit. Sa i përket të lënduarave, janë transportuar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore.

“Sot, rreth orës 04:05, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një hoteli, në pronësi të shtetases M. A.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar 6 pushues, (5 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas nga Rrësheni).

Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një shtetas po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Gjithashtu, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar nga zjarri. Në reagimin publik, Ministria bën me dije se njëra prej pacienteve është në gjendje të rëndë për shkak të djegieve masive që ka pësuar në trup dhe po merr trajtim në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Ndërkohë, pacionetët e tjerë të shtruar në QSUT, janë në gjendje të stabilizuar dhe po mbahen në monitorim.

“Si pasojë e zjarrit të rënë në një hotel në Vlorë, në QSUT janë paraqitur tre qytetarë, të cilët aktualisht po marrin trajtim mjekësor.

Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar, për shkak të përqindjes së lartë të djegieve, ndaj kërkon monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Pacienti tjetër klinikisht paraqitet më i qetë dhe po ndiqet nga stafi mjekësor.

Ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim mjekësor dy paciente, të cilat janë paraqitur me dëmtime të shumta.

Njëra prej pacienteve paraqitet në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e stafit mjekësor.

Pacientja tjetër, gjendja shëndetësore e së cilës është aktualisht e stabilizuar, por për shkak të dëmtimeve të marra do të vijojë të mbahet në monitorim intensiv  dhe të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Stafet mjekësore do vijojnë të ndjekin me kujdes gjendjen shëndetësore të pacientevë duke ofruar  trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në deklaratë.

Poll

MOS HUMB