LIVE UPDATES

Tentativë vrasjeje mes lokalit në Elbasan! 52-vjeçari i vë armën pas koke Mir Bitocit, por i ngec...autori në pranga, shkaku mister

♦Një tentativë vrasjeje u regjistrua mesditën e sotme në një lokal në Elbasan. Poli Boriçi në praninë e qytetarëve të cilët ndodheshin në lokalin ‘Art Cofee Bistro’, nxorri armën dhe tentoi të vriste Ermir Kërtezin (Mir Bitocin). ♦ZËRI siguroi pamjet e ngjarjes së rëndë, ku 52-vjeçari i afrohet nga pas Bitocit, teksa ky i fundit po largohej nga loklai dhe i vendos një armë zjarri pas koke. ♦Bitoci reagon menjëherë duke i shtyrë dorën në cilën mbante armën autorit dhe largohet me vrap. ♦Pas ngjarjes autori u largua, por arratisja i zgjati pak, pasi uniformat blu arritën ta arrestonin. ♦Mir Bitoci njihet për bëmat e viteve ‘97-2000, por që atëherë u largua jashtë vendit dhe nuk rezulton me rekorde të reja. ♦Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

5 artikuj për këtë temë.
1 ORE ME PARE

I vuri armën në kokë por iu bllokua...Kush është 52-vjeçari që tentoi të vriste Mir Bitocin (EMRI)

Tentativë vrasjeje mes lokalit në Elbasan! 52-vjeçari i vë
PAMJE NGA NGJARJA

ELBASAN-Poli Boriçi, 52 vjeç është autori i i arrestuar i ngjarjes së ndodhur në lokalin ‘Art Cofee Bistro’ në Elbasan. Boriçi tentoi të vrasë me armë zjarri në lokal Ermir Kërtezin (Mir Bitocin). Policia me anë të njoftimit zyrtar raporton se pas ngjarjes së rëndë arrestoi autorin e dyshuar, duke i sekuestruar edhe armën e zjarrit.

Çfarë ndodhi në lokalin ‘Art Cofee Bistro’ në Elbasan

Pamjet tregojnë se, jashtë ambientit të lokalit, autori Poli Boriçi (personi me bluzë të bardhë) i afrohet nga pas Mir Bitocit dhe i vendos një armë zjarri pas koke. Bitoci reagon menjëherë duke i shtyrë dorën në cilën mbante armën autorit dhe largohet me vrap. Pas ngjarjes autori u largua, por arratisja i zgjati pak, pasi uniformat blu arritën ta arrestonin. Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, reagimi në kohë dhe me profesionalizëm i shërbimeve të Policisë çon në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.

Pas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

2 ORE ME PARE

Atentati i dështuar në Elbasan! Lokali në pronësi të Drejtorit të Tatimeve,lidhja me kompaninë e kontrolluar nga SPAK

Tentativë vrasjeje mes lokalit në Elbasan! 52-vjeçari i vë
PAMJET NGA NGJARja

ELBASAN-Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Elbasan në ambientet e një lokali dhe në prani të shumë qytetarëve. Një person ende i paidentifikuar në praninë e qytetarëve të cilët ndodheshin në lokal dhe në mes të ditës, nxorri armën dhe tentoi të kryente vrasje.

Gjithçka ndodhi në pak sekonda ku autori sapo sheh të dalë nga loklai Mir Bitocin, e ndjek nga pas dhe i vë armën në kokë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në lokalin ‘Art Cofee Bistro’ në hyrje të qytetit në lagjen 'Emin Matraxhiu'. Lokali është në pronësi te kompanisë "GE-OL" SHPK me pronar Olsi Palluqin. 'GE-OL SHPK' ka qenë një prej subjekteve të kontrolluara nga SPAK në kuadër të operacionit që goditi grupin e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës me emra si Eldi Dizdari, Dritan Gjika apo Shpëtim Aliu. 

Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se lokali ‘Art Cofee Bistro’ është në pronësi të Drejtorit të Tatimeve në Elbasan, ndërsa bashkëshortja e tij rezulton drejtoreshë në Raiffeisen Bank.

Çfarë ndodhi në lokalin ‘Art Cofee Bistro’

Pamjet tregojnë se, jashtë ambientit të lokalit, autori (personi me bluzë të bardhë) i afrohet nga pas Bitocit dhe i vendos një armë zjarri pas koke. Bitoci reagon menjëherë duke i shtyrë dorën në cilën mbante armën autorit dhe largohet me vrap. Pas ngjarjes autori u largua, por arratisja i zgjati pak, pasi uniformat blu arritën ta arrestonin. Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes./ZËRI

2 ORE ME PARE

I vendosi armën në kokë mes lokalit Mir Bitocit, arrestohet autori

Tentativë vrasjeje mes lokalit në Elbasan! 52-vjeçari i vë
autori

ELBASAN-Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e dyshuar të atentatit të dështuar ndaj Ermir Kërtezit (Mir Bitocit) në Elbasan. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme rreth orës 14:50 në lokalin ‘Art Cofee Bistro’ në hyrje të qytetit në lagjen 'Emin Matraxhiu'.

Në pamjet e publikuara nga ZËRI, autori u pa duke i shkuar nga pas Bitocit, teksa ky i fundit po largohej nga ambjentet e loklait. Autori qëndronte i ulur në kafe në shoqërinë e një gruaje dhe çohet në momentin që shikon Bitocin, duke i shkuar nga pas dhe i drejton armën e zjarrit pas koke. 

'Shënjestra' ka arritur të reagojë në kohë dhe të largohet me shpejtësi nga vendi, ndërsa raportohet se autorit iu bllokua dhe arma e zjarrit. Fatmirësisht nuk pati viktima apo të plagosur.

2 ORE ME PARE

PAMJET! Autori çohet nga kafja dhe i vë armën në kokë...

Tentativë vrasjeje mes lokalit në Elbasan! 52-vjeçari i vë
PAMJE NGA NGJARJA

ELBASAN-ZËRI ka siguruar pamjet e atentatit të dështuar në Elbasan, ndaj shtetasit të identifikuar si Mir Bitoci. Në imazhet më poshtë shihet momenti kur autori i cili qëndron i ulur në kafe në shoqërinë e një gruaje çohet dhe i shkon nga pas Bitocit, duke i drejtuar armën e zjarrit pas koke. 

Bitoci reagon menjëherë duke i shtyrë dorën në cilën mbante armën autorit dhe largohet me vrap. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që mban armën dhe tenton të qëllojë. Ndërkohë është ende i paqartë shkaku i ngjarjes. 

3 ORE ME PARE

Ekskluzive/ Ndodh në Elbasan! Porosi apo sherr momental?! Mir Bitoci i shpëton atentatit “ditën për diell”. Policia në tentativë për të identifikuar autorin

Tentativë vrasjeje mes lokalit në Elbasan! 52-vjeçari i vë
PAMJE NGA NGJARJA

ELBASAN-Një ngjarje që për pak do kthehej në masakër ka ndodhur disa orë më parë në Elbasan. Në një lokal të populluar, një person që ende nuk është identifikuar nga Policia e Shtetit, teksa qëndron i shoqëruar në lokal, sapo sheh të dalë një shtetas tjetër, i identifikuar si Mir Bitoci, e ndjek nga pas dhe i vë armën në kokë.

Reagimi momental i Bitocit ka bërë që atentati të dështojë. Aktualisht grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që mban armën dhe tenton të qëllojë. Por ajo që nuk dihet dhe mbetet mister është shkaku i kësaj ngjarjeje. Nëse kemi të bëjmë me diçka momentale apo të organizuar.

Mir Bitoci nuk jeton në Shqipëri, por jashtë dhe kthehet në Elbasan vetëm gjatë periudhës së verës. Nga ana tjetër, emri i tij ka mbetur i skalitur në qytet për bëmat e viteve ‘97-2000, por që atëherë u largua jashtë vendit dhe nuk rezulton me rekorde të reja.

Poll

MOS HUMB