LIVE UPDATES

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! Vatra zjarri në disa qarqe, vijon të shkrumbohet Lura dhe Mali i Dajtit

♦Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike. ♦Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Qishbardhë në Vlorë. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e vështirësuar situatën. ♦Ndërkohë flakët vijojnë të djegin prej 3 ditëshin pyjet në malin e Tërbunit në Pukë. Për të vendosur situatën në kontroll është kërkuar ndërhyrje nga ajri.

3 artikuj për këtë temë.
4 ORE ME PARE

33 vatra zjarri në 24 orë! Ministria: 8 janë aktive, ndërhyrje nga ajri në Lurë dhe Dajt

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! Vatra zjarri
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Shqipëria vijon të jetë nën pushtetin e zjarreve, ku gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 33 vatra, 8 prej të cilave mbeten aktive. Ministria e Mbrojtjes njofton se në malin e Dajtit vijon puna për shuarjen e flakëve, ku në ndihmë të zjarrfikësve janë vendosur edhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Ndërhyrja nga ajri po zhvillohet edhe në Gurë-Lurë, Dibër, ku forcat në terren janë mbështetur nga 2 avionë Air Tractor.

Në Lufaj të Mirditës, operacioni vijon pas hapjes së korridoreve ndarëse, ndërsa ndërhyrja mbështetet edhe nga një helikopter i Forcës Ajrore.

Njoftimi:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 5 janë në monitorim.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 100 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren operojnë 120 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

* Mali i Dajtit, Tiranë – vijon puna me 15 efektivë të MZSH, 10 forca të ADZM, 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatrat në Priskë dhe Vakumone janë nën kontroll dhe po monitorohen.

* Gurë-Lurë, Dibër – vijon një angazhim i gjerë me 115 forca bashkiake, 13 policore, 11 ADZM, 14 efektivë MZSH, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qafë Helmës dhe Bruç – puna vijon në terren të vështirë; nga krahu i Bulqizës zjarri në Qafë Helmës është fikur dhe mbetet aktiv vetëm drejt Selishtës. Në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat.

* Lufaj, Mirditë – vijon puna e forcave operacionale pas hapjes së korridoreve ndarëse, me mbështetje edhe nga 1 helikopter i Forcës Ajrore.

* Fushë-Lajë, Pukë – në operacion janë 10 efektivë zjarrfikës, 16 forca bashkiake dhe 40 efektivë të FA. Zjarri nuk paraqet intensitet të lartë dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Rrjoll, situata monitorohet nga afër edhe me dron dhe po ashtu nuk ka rrezik për banesat.

Situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga AKMC, me angazhim të koordinuar të strukturave qendrore dhe vendore dhe me përqendrim të kapaciteteve tokësore e ajrore në vatrat që kërkojnë ndërhyrje më intensive.

4 ORE ME PARE

Mali i Tërbunit në Pukë 3 ditë në flakë, mungon ndërhyrja nga ajri

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! Vatra zjarri
pamje nga ngjarja

PUKË-Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë vijon të jetë prej 3 ditësh nën pushtetin e flakëve. Të favorizuara nga era e fortë, flakët po përhapen me ritme të larta. Situata është e vështirë për ekipet në terren, pasi në disa prej vatrave nuk mund të ndërhyhet me mjete zjarrfikëse.

Atualisht për të vendosur zjarrin në kontroll në terren ndodhen zjarrfikësit dhe forcat e Shërbimit Pyjor. Për situatën kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së zjarrit. Flakët kanë arritur edhe në pyjet e larta me pisha, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera pyjore.

5 ORE ME PARE

Zjarr gjatë natës në fshatin Qishbardhë të Vlorës, era favorizoi përhapjen e flakëve

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! Vatra zjarri
PAMJE NGA NGJARJA

VLORË-Një zjarr i madh ka përfshirë mbëmjen e djeshme fshatin Qishbardhë në Vlorë. Për shkak të errësirës, ndërhyrja në terren ka qenë e pamundur. Ndërkohë, situata po monitorohet nga autoritetet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Vlora ka qenë prej fillimit të sezonit një nga zonat më të prekura nga zjarret.

Poll

MOS HUMB