LIVE UPDATES

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i shumëkërkuari në makinë me ish-policin Shpataraku

♦Ergys Agasi i shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me aferën e tenderave të AKSHI-t është arrestuar në Durrës. ♦Bashkë me Agasin në pranga është vendosur edhe ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku, i cili shoqëronte biznesmenin në makinë. ♦Burime për ZËRI bënë me dije se Agasi u vendos në ndjeke nga forcat operacionale në Elbasan ndërsa arrestimi i tij u finalizua në zonën e Plepave, Durrës. Pas arrestimit dyshja u transportuan në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. ♦Në momentin e arrestimit, 42-vjeçari ndodhej në të njëjtin automjet me Uljan Shpatarakun, ish-punonjës i Policisë së Shtetit, i cili është arrestuar gjithashtu.♦Në pamje, Agasi shihet me pranga në duar i tensionuar, brenda furgonit që ka bërë transportin e tij drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.♦Në pamje, Agasi shihet me pranga në duar i tensionuar, brenda furgonit që ka bërë transportin e tij drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.♦ I shoqëruar nga disa efektivë të Repartit Shqiponja, ai po hyn në DVP, nga ku do të transportohet në ambientet e Bllokut të Sigurisë së Lartë e për të dalë pas 3 ditësh në Gjykatë.♦Në një reagim të publikuar në Facebook, Berisha e cilrson arrestimin e Agasit si një zhvillim që duhet përshëndetur, por ngre një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën se si u realizua ndalimi i tij.♦Looku i Ergys Agasit në momentin e arrestimit. Çmimi i një “Richard Mille”, në varësi të modelit, nis nga rreth 150 mijë euro, ndërsa shumë modele të rralla dhe të kërkuara arrijnë në 300-400 mijë euro. ♦Pas momentit të arrestimit të Ergys Agasit, Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë kryer kontrolle në disa banesa që dyshohet se iu përkasin personave të arrestuar sot nga Policia. ♦Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, duke zbardhur dinamikën e operacionit, akuzat e rënda penale që rëndojnë mbi të, si dhe periudhën e saktë se kur ai është caktuar me masë arresti në burg.

10 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

SPAK njoftim për arrestimin e Agasit: Falenderojmë Policinë e Shtetit, kemi disa javë që e ndjekim (AKUZAT)

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, duke zbardhur dinamikën e operacionit, akuzat e rënda penale që rëndojnë mbi të, si dhe periudhën e saktë se kur ai është caktuar me masë arresti në burg.

Sipas SPAK-ut, arrestimi i Agasit u realizua më 26 gusht 2026, pas një pune disajavore të strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Agasi u prangos në autostradë, në hyrjen jugore të qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave.

Në momentin e ndalimit, ai shoqërohej nga shtetasi U. Sh. (Uljan Shpataraku), ish-punonjës policie. Shpataraku është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” (neni 302/2 i Kodit Penal).

NJOFTIMI I PLOTË:

Pas një pune disa javore në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, sot më datë 26.8.2026, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ergys Agasi, në hyrjen jugore qytetit të Durrësit, në zonën e Plepave, në autostradë. Në momentin e arrestimit ky shtetas shoqërohej nga shtetasi, U. Sh, ish punonjës policie, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” e parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet për procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, për të cilin, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit Ergys Agasi. Ky shtetas po hetohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i K. Penal.

Ndaj personit nën hetim dhe konkretisht shtetasit Ergys Agasi, me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Pare Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykatës është dërguar menjëherë për tu ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për kryerjen me sukses të operacionit./ZËRI

3 ORE ME PARE

Arrestimi i Ergys Agasit, Operacionalja "rrethon" Liqenin e Thatë, kontrolle në banesat e fshehura

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i
foto nga operacioni

TIRANË- Pak pas momentit të arrestimit të Ergys Agasit, Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë kryer kontrolle në disa banesa që dyshohet se iu përkasin personave të arrestuar sot nga Policia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Siç shihet në pamjet e siguruara nga ZËRI, makinat e BKH, bashkë me oficerët e veshur me maska, kanë bërë disa kontrolle në apartamente./ZËRI

3 ORE ME PARE

FOTO/ Ora Richarde Mille në dorë, sa kushton aksesori që mbante Ergys Agasi në dorë

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i
Ergys Agasi

TIRANË- Një orë "Richard Mille", në dorën, bluzë e bardhë, pantallona të zeza dhe shapka Hermes. Ky ishte looku i Ergys Agasit në momentin e arrestimit.
Çmimi i një “Richard Mille”, në varësi të modelit, nis nga rreth 150 mijë euro, ndërsa shumë modele të rralla dhe të kërkuara arrijnë në 300-400 mijë euro. Modeli në fjalë është R055, me vlerë gati 330 mijë euro. Për modelet më ekskluzive, çmimi mund të shkojë deri në 2-3 milionë euro.

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i

/ZËRI

3 ORE ME PARE

Arrestimi i Ergys Agasit/ Berisha ngre pikëpyetje: “A ishte një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte?”

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i
sali berisha

TIRANË-  Në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit ka reaguar në rrjetet sociale edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.  Në një reagim të publikuar në Facebook, Berisha e cilrson arrestimin e Agasit si një zhvillim që duhet përshëndetur, por ngre një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën se si u realizua ndalimi i tij.

“Arrestimi i Ergys Agasit afër vilës së tij, në shoqërinë e Uljan Shpatarakut”, shkruan Berisha, ndërsa pyet nëse bëhet fjalë për një arrestim të mirëfilltë apo për një “dorëzim me kushte”.

Berisha argumenton se Agasi, pavarësisht se ishte shpallur ne kërkim, sipas tij ka vijuar të qëndrojë pranë banesës së tij. “Ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij”, shkruan kreu i PD-së, duke ngritur pikëpyetje mbi faktin se si nuk ishte lokalizuar më herët.

Në vijim të reagimit, Berisha e lidh çështjen edhe me hetimet që lidhen me AKSHI-n dhe ngre pyetje mbi persona të tjerë që, sipas tij, mund të preken nga hetimi.

Ai e akuzon Agasin se ka pasur rol të rëndësishëm në funksionimin e strukturave shtetrrore dhe e cilëson atë si “koordinator të plotfuqishëm të Edi Ramës”, ndërsa pretendon se procesi gjyqësor ndaj tij duhet të monitorohet ndërkombëtarisht.

“Procesi i tij gjyqësor kërkon nevojë urgjente për monitorim ndërkombëtar”, përfundon Berisha në reagimin e tij.

Reagimi i plote:

Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i Padrinos me krimin

Të nderuar miq,
Arrestimi i Ergys Agasit afër vilës së tij, në shoqërinë e ushtarit famëkeq të karteleve Uljan Shpataraku, ndonëse është një akt për t'u përshëndetur, ngre një sërë pikëpyetjesh:
Së pari, a ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij (dhe sipas rastit në Manzë), e përsëri askush nuk kujtohej se ai ishte në kërkim.
Së dyti, a është ky një akt i Lubisë për të futur në qerthull jo vetëm Ramën (të cilin e ka), por edhe Lindën, patronazhisten e AKSHI-t (cherchez la femme e frengut)?
Ergys Agasi, si koordinator i plotfuqishëm i Edi Ramës, Padrinos së Shqipërisë me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare të drogës, si dhe me kontrollin e tij mbi ministritë, AKSHI-n, SHISH-in dhe policinë, është padyshim një nga mafiozët më të rrezikshëm jo vetëm në Shqipëri e rajon, por edhe më gjerë. Procesi i tij gjyqësor kërkon nevojë urgjente për monitorim ndërkombëtar.

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i

/ZËRI

4 ORE ME PARE

Ekskluzive/ Dy policë e mbajnë për krahu, Ergys Agasit i ekzekutohet masa e arrestit në DVP Tiranë

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i
shoqerohet ergys agasi

TIRANË- Këto janë momentet kur Ergys Agasi ka shkuar për t'u njohur me masën e lëshuar nga Gjykata e Posaçme, atë të arrestit me burg.Pamjet e siguruara nga ZËRI, tregojnë 42-vjeçarin e prangosur, i veshur me një T-shirt të bardhë, pantallona të shkurtra të zeza dhe shapka Hermes. I shoqëruar nga disa efektivë të Repartit Shqiponja, ai po hyn në DVP, nga ku do të transportohet në ambientet e Bllokut të Sigurisë së Lartë e për të dalë pas 3 ditësh në Gjykatë. Agasi u arrestua sot në zonën e Plepave në Durrës, pas një operacioni të SPAK dhe Policisë së Shtetit, bashkë me ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku./ZËRI

4 ORE ME PARE

FOTO EKSKLUZIVE/ Me pranga në duar dhe i tensionuar, momentet e para të Agasit pas arrestimit

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i
Ergys Agasi

DURRËS- ZËRI ka siguruar foton e parë pas arrestimit të të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare, Ergys Agasi. Në pamje, Agasi shihet me pranga në duar i tensionuar, brenda furgonit që ka bërë transportin e tij drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë./ZËRI

4 ORE ME PARE

Arrestimi i Ergys Agasit/ Policia zbardh operacionin: U kap në makinë me ish-punonjësin e policisë

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i
Ergys Agasi

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja për arrestimin e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Sipas njoftimit zyrtar, Agasi është lokalizuar dhe kapur në Durrës gjatë ndërhyrjes së strukturave të Policisë së Shtetit. Në momentin e arrestimit, 42-vjeçari ndodhej në të njëjtin automjet me Uljan Shpatarakun, ish-punonjës i Policisë së Shtetit, i cili është arrestuar gjithashtu.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.

Pas ndalimit, të dy personat janë shoqëruar për procedurat e mëtejshme, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

NJOFTIM:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.

Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A./ZËRI

4 ORE ME PARE

Arrestimi i Ergys Agasit/ I shumëkërkuari dhe ish-polici dërgohen në Tiranë

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i
Ergys Agasi

TIRANË- Pas arrestimit në zonën e Plepave në Durrës, Ergys Agasi dhe ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Uliam Shpataraku, janë transportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure drejt Tiranës.

Dy të arrestuarit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku po kryhen veprimet e para procedurale pas ndalimit të tyre.

Agasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për çështjen e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ndërkohë, Shpataraku, i cili ndodhej në të njëjtin automjet me Agasin në momentin e arrestimit, dyshohet se ka ndihmuar personin e kërkuar gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim.

Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SPAK dhe vijon ende. Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me aksionin, si dhe me akuzat konkrete që rëndojnë ndaj dy të arrestuarve./ZËRI

5 ORE ME PARE

Shishet e verës 3 mln euro, tenderat, fitimet dhe ndikimi! Kush është Ergys Agasi, nga AKSHI në pranga

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i
Ergys Agasi

TIRANË-Një urdhërarrest i lëshuar nga SPAK në dhjetor të vitit 2025, u finalizua sot me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi në Durrës. Muaj në arrati por emri i tij vazhdoi të përflitej dhe të rezultonte në dosjen e hetimit nga SPAK lidhur me aferën e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Kreu i skemës ishte Ergys Agasi!

Agasi djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, Ergys Agasi fillimisht u angazhua në Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) dhe më pas në Partinë Socialiste, duke mbajtur poste në administratë si drejtues i Inspektoratit të Mjedisit.

Ergys Agasi rezulton të jetë futur në tregun e AKSHI-t në mars 2023 duke regjistruar në emrin e tij, kompaninë “EA Solution” me NIPT M31516009A me adresë “Rruga; Ismail Qemali”, pallati Hersi, Kati 2, Hyrja Nr. 6, Tiranë. 

Agasi e mban vetëm një vit kompaninë në këtë adresë dhe transferon zyrat pikërisht…në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim” Pallati 152, Hyrja 1, Kati 2, Tiranë.  Është pikërisht e njëjta adresë ku edhe ka zyrat z.Beqiri dhe kompania “Soft & Solution”.

Dokumentet tregojnë se EA Solutions, kompania e Ergys Agasit, është themeluar në mars të vitit 2023 dhe ka deklaruar fitime prej 2.2 milionë euro në vetëm një vit. Kjo shifër bëhet edhe më e dyshimtë kur merret parasysh fakti se shpenzimet e saj totale vjetore janë vetëm 100 mijë euro. Për ta thënë thjesht: kompania ka shpenzuar rreth 8 mijë euro në muaj, por fitimet i ka 23 herë më të larta se shpenzimet.

Me ‘duart’ në AKSHI, pasuria ishte marramendëse. Në kuadër të hetimeve, biznesmenit Ergys Agasi iu sekuestruan në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution. Vetëm në Tiranë i janë sekuestruar 7 pasuri të llojit pyll dhe ndërtesave 1 dhe 2 katëshe në to në zonën e Petrelës, një pasuri e llojit truall në Lundër, si dhe 6 partamente dhe 7 garazhe. Ergys Agasit i sekuestrohen gjithashtu edhe disa pasuri në Durrës, mes të cilave sipërfaqe truall, një ndërtesë dhe një apartament.  Një tjetër truall dhe ndërtesë në bregdetin e Vlorës, në Gjilekë, një automjet Land Rover defender 2023 si dhe tre llogari bankare.  Në mesin e asetevë të sekuestruara është edhe një pjesë e "Equos Resort".

Zhdukja e koleksionit të verave

Çështja ka të bëjë me një kantinë vere, ku ndodhej koleksioni shumëvjeçar “Petrvs Pomedol” i cili u zbulua nga agjentët e BKH-së në vilën e Agasit, por shishet e verës të lëna në ruajtje për t'u sekuestruar nuk u gjetën më. Bëhet fjalë për 600 shishe verë të markave të shtrenjta, të cilat rezultojnë të zhdukura brenda 24 orëve nga ambientet e vilës në periferi të Tiranës ku ndodheshin të depozituara. Eno Agasi, djali i xhaxhait të Ergys Agasit, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka larguar verën dhe serverin e kamerave gjatë natës. Dëmi ekonomik llogaritet mbi 1.3 milionë euro, ndërsa SPAK do të verifikojë nëse ka pasur shpërdorim detyre ose përfshirje të organizuar në zhdukjen e mallit.

Agasi është akuzuar publikisht edhe nga ish-numri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj edhe për lidhje të drejtpërdrejta me bandat kriminale në Durrës. Sipas raportimeve të ndryshme, ai ka pasur kontakte me elementë të botës së krimit, të cilët janë të lidhur me rrjetet e trafikut dhe të influencës politike në qytetin bregdetar.

Asokohe Agasi i konsideroi thashetheme akuzat e Ahmetajt dhe shtoi se nuk ka asnjë funksion në Partinë Socialiste dhe asnjë post në qytetin e Durrësit, ku ushtron veprimtarinë e tij si biznesmen.

6 ORE ME PARE

Merr fund arratia! Ergys Agasi arrestohet në Durrës bashkë me ish-zyrtarin e Policisë Uljan Shpatarakun

Arrestohet Ergys Agasi! Vihet në ndjekje deri në Durrës, i
Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku

DURRËS-Ergys Agasi i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSH është arrestuar në Durrës. 

Burime për ZËRI bëjnë me dije se Agasi u vendos në ndjeke nga forcat operacionale në Elbasan ndërsa arrestimi i tij u finalizua në zonën e Plepave, Durrës. Bashkë me Agasin në pranga është vendosur edhe ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku, i shpallur në kërkim disa ditë më parë.

Agasi akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Agasi bashkë me biznesmenin Ermal Beqiraj të arrestuar në Francë, akuzohen gjithashtu se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta.

Biznesmenit Ergys Agasi iu sekuestruan në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution.

Poll

MOS HUMB