Aktualitet

Mesazh kërcënues? Tritol i pashpërthyer në derën e një banese në Shkodër, kush ishte objektivi

Ka dyshime se ngjarja lidhet pikërisht për shkak të ndërtimeve, pasi Gjonej merret me ndërtim dhe aktualisht një pallat në lagjen “Mark Lula” është duke u ndërtuar nga ana e tij

F.I
Mesazh kërcënues? Tritol i pashpërthyer në derën e
foto ilustruese

SHKODËR-Një sasi lëndë plasëse e pashpërthyer është konstatuar në derën e një banese në Shkodër. Tritoli është gjetur në portën e jashtme të banesës së Emiljan Gjonajt, në lagjen “Mark Lula”. Zona është vënë nën kontroll, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe forcat xheniere për trajtimin e lëndës plasëse, me qëllim shmangien e çdo rreziku për banorët.

Ka dyshime se ngjarja lidhet pikërisht për shkak të ndërtimeve, pasi Gjonej merret me ndërtim dhe aktualisht një pallat në lagjen “Mark Lula” është duke u ndërtuar nga ana e tij. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe rrethanat e ngjarjes.

MOS HUMB