Aktualitet

Me “Toyota Yaris” shiste kokainë pranë shkollave, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I riu u arrestua në flagrancë teksa lëviste me automjetin tip “Toyota Yaris” në bulevardin “Nënë Tereza”.

F.I
Me “Toyota Yaris” shiste kokainë pranë shkollave,
pamje nga arrestimi

TIRANË-Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike, kokainë në afërsi të shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë.

Domeniko Vata u arrestua në flagrancë teksa lëviste me automjetin tip “Toyota Yaris” në bulevardin “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjet një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa në banesë iu gjetën 397 gramë të së njëjtës lëndë. Në total, autoritetet sekuestruan mbi 900 gramë kokainë, automjetin dhe një telefon celular.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”.

Sekuestrohen mbi 900 gramë Kokainë, 1 automjet tip “Toyota Yaris”, dhe 1 celular.

Lëvizte me lëndë narkotike, në automjet, për ta shitur në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë, vihet në pranga 34-vjeçari.

Në vijim të zbatimit të planeve të posaçme të masave për sigurinë në shkolla, si dhe në vijim të goditjeve ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve që tentojnë të depërtojnë te nxënësit dhe të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, gjatë së cilës u arrestua në flagrancë shtetasi D.  V., 34 vjeç.

Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, u gjet një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa në banesë iu gjetën 397 gramë të së njëjtës lëndë.

Lënda narkotike dyshohet se ishte siguruar me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MOS HUMB