Del jashtë kontrollit zjarri në Lundër të Matit, rrezikohen stanet! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
MAT- Vatra e zjarrit në Lundër të Bashkisë Mat ka dalë jashtë kontrollit, duke u përhapur me shpejtësi drejt pyllit të Trodhenit. Shkak i përhapjes së zjarrit është bërë era e fortë, ndërsa terreni i thyer malor po vështirëson futjen e mjeteve zjarrfikëse. Mësohet se autoritetet kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për të bërë të mundur izolimin e flakëve.
Sipas nënprefektit të Matit, Hasan Pasha, janë angazhuar rreth 90 forca operacionale në terren, përfshirë shërbimin zjarrfikës të Burrelit, punonjës të Bashkisë Mat dhe specialistë të shërbimit pyjor. Nga flakët në rrezik janë disa stane në këtë zonë, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht./ZËRI
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes, 6 vatra aktive, flakët përfshijnë zonën e mbrojtur në Martanesh
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë të jenë aktive.
Vatrat aktive vijonë në zonën e Dajtit në Tiranë, Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë në qarkun e Dibrës, Rrilë të Lezhës. Ndërsa një vatër zjarri është regjistruar në një zonë të mbrojtur në Ballenjë të Martaneshit, ku ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse po vështirësohet nga terreni.
Sipas autoriteteve, asnjë prej vatrave nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Situata më e rënduar paraqitet në Sllatinë, ku janë angazhuar 91 forca, ndërsa në Vajkal operojnë 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.
Njoftimi i Plotë:
Sipas informacionit operacional të përditësuar më 30.08.2026, ora 14:00, në territorin e vendit janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje. Vatrat aktive evidentohen në Dajt – Tiranë; Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë – qarku Dibër; si dhe Rrilë – qarku Lezhë. Në të gjitha rastet raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Situata me angazhimin më të konsiderueshëm paraqitet në Sllatinë, ku operojnë 91 forca, dhe në Vajkal, ku janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së. Në Lundre, Mat, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit në masivin pyjor të favorizuar nga era, është angazhuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.
Në Ballenjë, Martanesh, zjarri është në një zonë të mbrojtur dhe ndërhyrja vështirësohet nga terreni. Në total, në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 173 forca operacionale, 16 automjete zjarrfikëse, 50 forca ushtarake dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.
Vatrat në Qafë të Helmës, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./ZËRI
Tymi mbulon zonën, vijon të mbetet aktiv zjarri në Dajt (VIDEO)
TIRANË- Zjarri në Malin e Dajtit vijon të mbetet aktiv edhe përgjatë ditës së sotme. Nga pamjet e siguruara nga ZËRI, shihet tymi i cili ka mbuluar zonën e Qafë-Priskës.
Ministria e Mbjojtjes njoftoi sot se situata në këtë zonë vijon të mbetet e vështirë, pasi janë riaktivizuar vatrat e zjarrit dhe flakët janë përhapur me shpejtësi.
Për izolimin e flakëve, në terren ndodhen 15 forca zjarrfikëse, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë të Forcave të Aramatosura. Prej kohësh zjarri në këtë zonë ka qenë vazhdimisht aktiv, duke djegur masiv të madh pyjor./ZËRI
VIDEO/ Tym dhe flakë pranë zonës naftëmbajtëse të Marinzës, zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët
FIER- Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një sipërfaqe me shkurre pranë zonës naftëmbajtëse të Marinzës, në Patos të Fierit.
Tymi dhe flakët kanë mbluar zonën, duke rrezikuar seriozisht dhe cisternat me naftë, të cilat ndodheshin shumë pranë vatrës.
View this post on Instagram
Menjëherë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve. Ende nuk dihet nëse zjarri ka qënë i qëllimshëm./ZËRI
Zjarret dhe tërmeti/ Mbrojtja bën bilancin: 4 vatra aktive, situata më e rënduar në Dajt, lëkundjet u ndjenë në Delvinë
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera janë nën mbikëqyrje.
Situata më e rënduar vijon të jetë në Malin e Dajtit, në zonën e Qafë-Priskës, ku janë riaktivizuar vatrat e zjarrit dhe flakët janë përhapur me shpejtësi. Vatra aktive janë raportuar edhe në qarkun e Dibrës, ndërsa në Elbasan disa vatra vijojnë të jenë nën mbikëqyrje. Aktualisht, ato nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve janë përdorur edhe 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.
Përveç zjarreve, Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë natës është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë 4.7 të Shkallës Rihter me epiqendër në njësinë administrative Vergo, në bashkinë Delvinë. Nga lëkundjet nuk janë raportuar problematika në komunitet apo infrastrukturë.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje.
Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë përdorur 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.
Situata më problematike vijon në Malin e Dajtit, veçanërisht në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim i zjarrit. Sot operacioni vijon me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë të FA-së.
Në qarkun e Dibrës mbeten aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal operojnë 38 forca të MZSH-së/bashkisë dhe 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar 91 forca; për këtë të fundit nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Gjatë natës është regjistruar gjithashtu një tërmet me magnitudë ML 4.7, me epiqendër në njësinë administrative Vergo, bashkia Delvinë, pa problematika të raportuara në komunitet apo infrastrukturë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./ZËRI