Video

'Lumë' denoncimesh për mikrokreditë

Një grua shkruan se djalit të saj vetëm 18 vjeç, të papunë, i kanë dhënë kredi pa asnjë lloj dokumenti dhe tashmë u kërkojnë kthimin e parave me norma shumë të larta interesi.

F.m
'Lumë' denoncimesh për mikrokreditë
Mikrokreditë

TIRANË- Dhjetëra qytetarë kanë nisur të denoncojnë në redaksinë e ZËRI-t, pasi kanë marrë kredi në institucionet mirofinanciare, të cilat më pas janë shitur tek Micro Credit Albania. Si në komente të videove të postuara në kanalet e ZËRI-t edhe në WhatsApp, qytetarët shprehen të shqetësuar për interesat e larta që u duhet të paguajnë tashmë për shuma që nisin nga 500 mijë lekë të vjetra.

Një grua shkruan se djalit të saj vetëm 18 vjeç, të papunë, i kanë dhënë kredi pa asnjë lloj dokumenti dhe tashmë u kërkojnë kthimin e parave me norma shumë të larta interesi.

Situata duket se ka agravuar në familjen e tyre dhe ka sjellë mjaft debate të forta. Të tjerë gjithashtu tregojnë rastet e tyre, faktin që u janë bllokuar llogaritë dhe dokumente të pronave që kanë.

 

Poll

MOS HUMB