Ekonomi

SKANDALI me MIKROKREDITË, Guvernatori Sejko me fjalët e MCA: Çdo kreditor do të ishte i lumtur po t’i zerohej borxhi!

Njësoj siç u shpreh MCA për BIRN kur u pyet për skandalin më të madh të zhvatjes në Shqipëri, të njëjtat rreshta citoi dhe Guvernatori Sejko.

F.m
SKANDALI me MIKROKREDITË, Guvernatori Sejko me fjalët e MCA:
Gent Sejko

TIRANË- Për herë të parë, pas një seri denoncimesh të ndjekura më përparësi nga ZËRI, pas raportimeve se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) mund të marrë në dorë dosjen e skandalit të mikrokredive, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka dalë në një konferencë për shtyp!

Përpara mediave, Sejko zgjodhi tu përgjigjej lajmeve të publikuara me fjalët e vetë Micro Credit Albania dhe jo si njeriu që qëndron në krye të një institucioni që ka për detyrë mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë.

Sejko foli për denoncimet që kanë sjellë në vëmendje 100 mijë kontrata që janë në duart e Micro Credit Albania, një institucion mikrofinanciar që për momentin po operon me licensë të pezulluar.

Por, njësoj siç u shpreh MCA për BIRN kur u pyet për skandalin më të madh të zhvatjes në Shqipëri, të njëjtat rreshta citoi dhe Guvernatori Sejko.

“100 mijë klientë diskutohen në totalin e të gjithë kompanive që po thuhet nga mediat, por në fakt jo 100 mijë klientët janë ata që lanë ankesë. Natyrisht që 100 mijë klientët nëse do tu falej borxhi do të ishin të lumtur, se sigurisht në qëoftë se ke një detyrim të papaguar, për energjinë, për abnkën dhe merret një amnisti, por nuk e kemi ne këtë atribut për të bërë amnistinë e faljes së borxheve, nuk e ka Banka Qendrore,”- tha Sejko ndër të tjera.

Çfarë tha se Micro Credit Albania pak ditë më parë?

I pyetur nga gazetarja Ola Xama se si po veprohet për të përfituar në mënyrë të paligjshme përmes shtrëngimit të kushteve për të marrë kredi, MCA u shpreh zyrtarisht:

Çdo klient eshte i “lumtur/vetkenaqur” kur merr nje kredi dhe “i merzitur” kur e kthen/ripaguan ate, ndaj gjithmone nese subjekti/punonjesi qe ka dhene kredine nuk eshte i njejte me subjektin/punonjesin qe e kerkon/ti kthehet kjo kredi, rezultati pashmangshem eshte perceptimi qe “kredidhenesi=engjell” dhe “kredimbledhesi=djall”;

Kjo është hera e parë që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u përgjigjet mediave publikisht për skandalin e mikrokredive. Tashmë SPAK do të regjistrojë një dosje penale, që siç ZËRI e ka njoftuar dhe paralajmëruar shumë kohë më parë, do të jetë çmontimi i një prej skemave piramidale më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë vetëm me një proces abuziv, por me veprime që i përmbajnë të gjitha elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë MCA, Final, Fondi Besa dhe dhjetra përmbarues. Nga ana tjetër, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përmes një dokumenti kërkon informacion nga kryetarja e kadastrës Dallëndyshe Bici, mbi veprimet që kanë kryer pranë zyrave të kadastrës 8 përmbarues privatë dhe vetë subjektet kredidhënëse “MCA” dhe “Final”, që u kanë hequr të drejtat e pasurisë qytetarëve të ndryshëm që kishin marrë kredi të vogla që variojnë nga 500 deri në 1 milion lekë të vjetra.

Por çfarë është ky skandal për të cilin flitet pak?

Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, Kredo, Iutecredit apo Fondi Besa, iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCR, ku në një rast, vetë gruaja e guvernatorit Gent Sejko, në postin e drejtoreshës së Tirana Bank, shiti 5 mijë kredi me një të rënë të lapsit te dyshja Olsi dhe Elda Ibro, të cilët me licencën e dhuruar nga Guvernatori nisën presionet dhe shantazhet mbi viktimat për të mbledhur paratë. Bashkë me ta, në treg janë dhe qindra zyra ligjore që ushtrojnë presion për mbledhjen e parave duke shkelur haptaz ligjin për njoftimin, kamatvonesat apo kalimin e çështjes në gjykatë. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet ti japë një përgjigje!/ZËRI

Poll

MOS HUMB