Aktualitet

Të gjitha blofet e fjalimit të Gent Sejkos! Ku ra ‘brenda’ Guvernatori në sqarimin e SKANDALIT të MIKROKREDIVE

Banka e Shqipërisë i ka pasur të gjithë instrumentat ligjore për të shmangur pasojat "sociale". Se pse nuk e ka bërë, këtë e vendos drejtësia!

k.m.
Të gjitha blofet e fjalimit të Gent Sejkos! Ku ra ‘brenda’
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ‘lau duart’ sot në konferencën e tij të parë me gazetarët ku iu dha përgjigje tre pyetjeve që sëmbojnë si çekan në kokën e të paktën 100 mijë qytetarëve që janë në listën e zezë të Micro Credit Albania. Banka e Shqipërisë nuk mban përgjegjësi për institucionet e mikrokredive! Ky ishte konkluzioni i fjalimit të gjatë të Guvernatorit Gent Sejko në daljen e tij të parë për mediat pas një vale denoncimesh që ZËRI ka publikuar lidhur me mashtrimet e mikrokredive që peshojnë në kurriz të qytetarëve. Por cilat janë ‘blofet’ e Sejkos në përgjigjet që dha duke dashur ta adresojë zhvatjen miliona euroshe në dyert e SPAK?

Janë disa…

Sejko e pranoi sot se Banka e Shqipërisë është e njohur në vazhdimësi me problematikat e shkaktuar nga shoqëria "MCA" (MicroCreditAlbania) por po ashtu pranoi se nuk ka marrë asnjë hap konkret për të ndaluar këtë zhvatje që po u bëhet qytetarëve, që vetë e cilësoi si një plagë sociale.
Mirë që nuk ka ndërmarrë asnjë plan konkret për të frenuar këtë zhvatje kolektive, por as nuk ka ndërhyrë në paketën rregullatore për të monitoruar blerjen e kredive tek subjektet e tjera nga shoqëria "MCA shpk".

Por t'ja nisim nga fillimi; si u kthye vendi ynë në një 'parajsë' për këto zhvatës?

Në vitin 2010, sqaroi Sejko, Shqipëria pati një boom kredish të këqija që ishin rezultat i krizës ekonomike të vitit 2008. Madje foli dhe me shifra duke u shprehur se 25% e kredive, cilësoheshin si të këqija. Ndaj edhe u krijua një kuadër ligjor për t'ju përshtatur nevojave të tregut që "lindën" këto institucione financiare që do të merreshin zyrtarisht me mbledhjen e borxheve. Asnjë problem deri këtu!

Problemi nis që nga fakti që këto institucioneve, për arsye që nuk dihen iu la një dorë e lirë për të vepruar si e shihnin ato për shtat trajtimin e kredimarrësve.

Në çfarë situate jemi aktualisht kur më shumë se një dekadë ka kaluar nga ai vit "i tmerrshëm" krize botërore?

Deri më sot, Banka e Shqipërisë nuk kishte dhënë asnjëherë të dhëna apo deklarime për një numër të saktë të kredive të blera nga palë të treta dhe nga "MCA". Nuk dihet nëse e kanë një shifër konkrete dhe nuk duan ta bëjnë publike, apo thjesht nuk e kanë studiuar kurrë tregun dhe atë që po ndodhte edhe pse pranojnë se ka pasur ankesa. Për 8 vite, tha Sejko, ka pasur 85 qytetarë që janë ankuar pranë Bankës së Shqipërisë, për 2 vitet e fundit kanë qenë 35. Pra në 8 vite ka pasur 85 qytetarë që janë ankuar, e në 2 vite, 35. Me matematikë të thjeshtë, të cilët ekonomistët dhe financierët më të mirë të vendit nuk duhet ta kenë problem do të thotë që ka pasur një shtim të ankesave.

Pasi nëse për 6 vite kanë qenë afërsisht 8 ankesa në vit, në 2 ky numër ka shkuar në gati 18/në vit, a nuk do të thotë kjo diçka? Nuk kanë nuhatur asgjë? Kjo në rastin më të mirë, që maksimumi do të tregonte për paaftësinë e tyre, sepse në të kundërt tregon neglizhencë (me ose pa dashje).

Por na rezulton se Banka e Shqipërisë i ka pasur të gjithë instrumentat ligjore për të shmangur pasojat "sociale".

Neni 373
Sanksionet
1. Banka e Shqipërisë, në përfundim ose gjate inspektimeve, si dhe në çdo rast kur konstaton shkelje ose problematika te veçanta, të përcaktuara në nenin 35, pika 1 të kësaj rregulloreje, jep sanksionet e mëposhtme
a) urdhëron ndërprerjen e shpërblimit ndaj anëtareve te organeve drejtuese dhe administratorit
b) revokon miratimin e dhënë per administratorin/et, kryetarin e këshillit të administrimit ose kryetarin e komitetit të kontrollit të subjektit,
c) pezullon ushtrimin e nje ose disa veprimtarive për një periudhë të caktuar,
d) revokon licencën.

Ndërsa nen nenin 38 parashikohet :

Kërkesa të veçanta në lidhje me masat mbikëqyrëse dhe sanksionet

Neni 38

1. Për vendosjen e masave të parashikuara në nenet 36 dhe 37, të kësaj rregulloreje, Banka e Shqipërisë vlerëson
a) rrethanat e kryerjes së shkeljeve
b) pasojat e shkeljeve,
c) përsëritjen e shkeljeve
2. Banka e Shqipërisë përshkallëzon masat ndëshkimore, në rastet kur subjekti nuk zbaton një ose më shumë nga masat e mësipërme.
3. Banka e Shqipërisë mund të marrë, njëkohësisht, masa, të cilat janë të përcaktuara në nenet 36 dhe 37, të kësaj rregulloreje, duke respektuar kerkesat e pikes:

Neni 38, pika 1 e thotë qartë që i jep juridiksion Bankës për të ndërhyrë për revoklimin e licensës për të frenuar pasojën ekonomike që bie ndesh me legjislacionin që normojnë këto institucione. Por nuk e ka bërë! Sejko sot tha se amnistia e këtyre kredive do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Po pse, zhvatja e qytetarëve nuk e ka bërë?

Në rast se bien unanimisht dakord për mungesën e kompetencave të Bankës për të ndërhyrë në ligj, çfarë e ndaloi guvernatorin që të kërkonte nga parlamenti një ndryshim për të mbrojtur qytetarët? Kush precedent është më i rrezishëm? është bërë një studim për këtë dhe ka dalë një përfundim, apo ka qenë thjesht një përshtypje e Sejkos që ndoshta i ka interesuar ajo që po ndodhte marrë parasysh faktin që vetë akuzohet për lidhje me një nga kompanitë e mikrokredive?
Edhe pse Banka e Shqipërisë është e njohur në vazhdimësi për problemet e shkaktuara nga kjo shoqëri, gjë të cilën guvernatori e pranoi sot se e kishin vënë në dijeni veç ankesave të qytetarëve edhe "Raiffaisen Bank", sërish nuk ka ndërmarrë një hap konkret për të frenuar dhe për të ndërhyrë me një paketë rregullatore për të monitoruar blerjen e kredive tek subjektet e tjera nga shoqëria "MCA shpk".

Pse?

Këtë 'harroi' ta thoshte sot Sejko!

Kur është vënë në dijeni me vendime gjykatash, ankesa qytetarësh dhe nga banka të nivelit të dytë, Banka e Shqipërisë jo vetëm që nuk e kufizon, por madje e favorizon "MCA". Në maj të vitit 2016, një vit pasi Sejko u emërua Guvernator, MCA merr licensë për të trajtuar të gjitha llojet e kredive. Ndërkohë denoncimet shtoheshin. Por kurrë nuk u mor asnjë masë për të disiplinuar këtë kompani e shumë simotra të saj që operojnë në Shqipëri. Ndaj ka edhe dyshime se pikërisht Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka kryer veprime/mosveprime për të favorizuar "MCA shpk", e cila nga ana e saj ka vepruar si grup i struktuaruar kriminal për të zhvatur në mënyrë të paligjshme paratë e kreditorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB