Aktualitet

'Ngec' tregu i shitjes së pronave, ndërtuesit kërkojne ulje taksash: Kemi kosto të larta

Harizi parashtroi një sërë kushtesh të ndërtuesve që siç duket kanë ‘ngecur’ dhe kjo gjë mund të konfirmojë stokun e apartamenteve që nuk shiten në Tiranë dhe jo vetëm.

F.m
'Ngec' tregu i shitjes së pronave, ndërtuesit kërkojne
Foto Ilustruese

TIRANË- A do të ketë rritje të çmimeve të pronave dhe kryesisht apartamenteve në Shqipëri? Kjo është ndoshta pyetja që qëndron në kokën e çdo shqiptari ditët e fundit, duke qenë se është ‘temë e nxehtë’. Por, paralelisht me këtë pikëpyetje, tregu duket se na jep një përgjigje, edhe pse ndoshta jo të drejtpërdrejtë.

Në emisionin "Pro Business" nga Oljana Maloku në Tv Klan ishte i ftuar këtë pasdite Erjon Harizaj, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve. Rënia e numrit të lejeve të ndërtimit, Harizaj thotë se nuk është domosdoshmërisht i lidhur me sipërfaqen e ndërtuar, pasi disa projekte të mëdha (si kulla ose komplekse) mund të kenë vetëm një leje, por kanë metra.

Megjithatë, nuk u ndal këtu. Harizi parashtroi një sërë kushtesh të ndërtuesve që siç duket kanë ‘ngecur’ dhe kjo gjë mund të konfirmojë stokun e apartamenteve që nuk shiten në Tiranë dhe jo vetëm.

Sipas tij, taksat duhet të diferencohen sipas zonave për të lehtësuar blerjen në zona me çmime më të ulëta. Harizaj kritikoi sistemin aktual të taksave, duke theksuar se ndërtuesit paguajnë taksa të shumta (p.sh., 3% për strehim social, 8% për infrastrukturë), ndërsa pronarët e tokave nuk paguajnë asgjë.

“Në fakt duhet një ndërhyrje ligjore për të lehtësuar procesin. Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten për shkak të kërkesës së lartë dhe rritjes së kostove të materialeve (hekuri, çimento, duralumin). Një faktor tjetër është mungesa e fuqisë punëtore, e cila kompensohet me punëtorë të huaj. Ndërtuesit paguajnë taksa të shumta (p.sh., 3% për strehim social, 8% për infrastrukturë), ndërsa pronarët e tokave nuk paguajnë asgjë. Duhet një ndryshim të sistemit të taksimit,”- tha ai ndër të tjera.

Por çfarë do të sillte një sistem taksimi që do të përqëndrohej tek pronarët e tokave nëse kostot e materialeve për të cilat flitet do të vijonin të ishin të larta?

Dhe pyetja që ka më shumë rëndësi, kush e garanton faktin që ndërtuesit do të ulnin çmimet nëse do të ndodhte kjo gjë?

A nuk diktohet çmimi nga kërkesa për blerje dhe investime?

Reinaldo Pipiria, drejtor ekzekutiv i “NAREA”, i ftuar gjithashtu në të njëjtin emision tha se shumica e blerësve janë ose të huaj ose shqiptarë të diasporës, të cilët e shohin vendin tonë si alternativë më të lirë ndaj destinacioneve si Kroacia dhe Mali i Zi, ku çmimet kanë arritur nivele jashtëzakonisht të larta.

Megjithatë, i pyetur nëse do të kishte një rritje të çmimeve, nuk dha një përgjigje të bindur.

“Do të ketë rritje çmimesh, por me ritme më të ngadalta,”- tha ai.

A është kjo një shenjë që tregu imobiliar ka ngecur, por ende nuk mund të pranohet hapur?

Në fund, edhe Pipiria i bëri një thirrje qeverisë për uljen e taksave në transaksionet e pasurive të paluajtshme, duke argumentuar se kjo do të zgjeronte bazën tatimore dhe do të çonte në një formalizim më të plotë të ekonomisë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB