Aktualitet

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovë, Policia: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia

Mesazhi kërcënues dyshohet të ketë ardhur nga një numër telefoni që mendohet se është nga Serbia.

F.I
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovë, Policia: Mesazhi
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Policia e Kosovës ka raportuar se alarmi i rremë për bombë në objektin e Kuvendit dyshohet se ka ardhur nga Mesazhi kërcënues dyshohet të ketë ardhur nga një numër telefoni që mendohet se është nga Serbia.

Blutë thanë se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejshme, duke marrë të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtarë të sigurisë, për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimit që janë përdorur në këtë kërcënim.

Njoftimi i policisë:

Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e paraditës në objektin shtetëror të RKS-së, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të ndriqimit dhe zbulimit të kërcënimit.

Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia.

Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të  vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore,  përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim.

Alarmi ndodhi para nisjes së seancës për konstituimin e Kuvendit, e cila ishte përpjekja e 42-të për ta zgjedhur kryetarin e legjislativit. Për shkak të kërcënimit, objekti u evakuua dhe seanca u shty. Pas rreth tri orë e gjysmë kontrollesh, autoritetet konfirmuan se bëhej fjalë për një alarm të rremë./ZËRI

Poll

MOS HUMB