
ITALI- Nga Milano në Brianza, nga provincat e Bergamos dhe Breshias deri në territorin Larian, të gjitha provincat e Lombardisë janë goditur nga vala intensive dhe e shpejtë e motit të keq. Gjithçka nisi mëngjesin e kësaj të shtune, më 5 korrik, kur zjarrfikësit kanë marrë më shumë se 200 kërkesa për ndërhyrje.
Në mbrëmje dhe nesër, të dielën, 6 korrik, priten reshje të reja shiu që mund të kenë pasoja edhe më serioze. liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth. Gjendja është bërë kritike edhe në pellgun e Sevesos, i cili është aktivizuar për të menaxhuar prurjet e shumta. Si pasojë e kushteve ekstreme atmosferike, 13 fluturime janë devijuar drejt aeroportit Orio al Serio, në Bergamo.
Në fakt, qendra funksionale për monitorimin e rreziqeve natyrore të Rajonit të Lombardisë ka lëshuar një paralajmërim kritikal portokalli (të moderuar) për rrezikun e stuhisë duke filluar nga mesnata e sotme dhe një alarm të verdhë (të zakonshëm) për rrezikun hidrogjeologjik, me një fazë akute nesër pasdite. Priten stuhi të tjera të forta, me erë dhe breshër.