Aktualitet

Ndotje alarmante në lumin Fan! Ber Alb derdh shkarkimet e fabrikës së bakrit, para tre muajsh u gjobit me 10 mln lekë

E gjithë kjo situatë sjell dëme të mëdha edhe në parcelat bujqësore, pasi të gjithë banorët e zonës e marrin ujin nga lumi.

F.m
Ndotje alarmante në lumin Fan! Ber Alb derdh shkarkimet e fabrikës
Lumi Fan

FUSHË ARRËZ- Pas Vjosës një tjetër zonë e Shqipërisë është përfshirë nga një ndotje masive. Bëhet fjalë për lumen Fan në Fushë Arrëz që po ndotet në mënyrë alarmante pasi kompania koncensionare e nxjerrjes dhe pasurimit të bakrit “Ber Alb” në Fushë-Arrëz po shkarkon mbetjet sterile të bakrit në lum, pa i filtruar. Për rrjedhojë, i gjithë lumi ka marrë një ngjyrë bakri bashkë me gurët, duke nisur nga vendepozitimi. E gjithë kjo situatë sjell dëme të mëdha edhe në parcelat bujqësore, pasi të gjithë banorët e zonës e marrin ujin nga lumi. “Ber Alb” është një kompani turke që e vijon prej muajsh këtë shkejlje. Madje tre muaj më parë është gjobitur me 10 milionë lekë, por siç duket, ky ndëshkim nuk ka dhënë efekt.

Poll

MOS HUMB