
1. Ulja e mundësisë së bankave për kreditim blerje nga 100% në 70% do të pamundësojë blerje për familjet e reja që nuk lanë 1 pronë dhe nuk kanë 40-50 mijë euro kursime. Ulje e kërkesës ndikon direkt në uljen e çmimit.
2. Me konstituimin e Parlamentit të ri, do të miratohet akti ku do të rivlerësohet prona me penalitet 3%. Kjo do të ulë me minimalisht 10% çmimin e apartamenteve të hipotekuara që do dalin me shitje.
3. Ngopja e tregut dhe rritja e ofertës
Gjatë viteve të fundit janë ndërtuar dhe dorëzuar shumë pallate njëkohësisht. Në vjeshtë pritet të përfundojnë disa projekte të mëdha që do hedhin shumë apartamente të reja në treg. Kjo rrit ofertën dhe ul presionin mbi çmimet.
4. Rënia e kërkesës sezonal dhe emigracioni
Verës ka më shumë blerës (emigrantët kthehen për pushime dhe shohin për të blerë), por pas gushtit kërkesa bie natyrshëm. Shumë familje ose presin, ose shpenzojnë kursimet për shkollë, emigrim apo gjëra të tjera.
Marrë nga lajmetroç