LIVE UPDATES

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti ‘shkrijnë akujt’ në Vlorë

➤111-vjetori i Pavarësisë është festuar ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë, ndërsa festimet u përqëndruan më së shumti në Vlorë dhe në Tiranë. ➤Në Vlorë ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërsa në Tiranë u zhvillua parada e shqiptarëve. ➤ZËRI ka sjellë pamje nga festimet në rrugët e kryeqytetit ku kanë marrë pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat.

19 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Flamuri i Shqipërisë Etnike në ATP Tour 'tërbon' serbët

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Autochthounous

BEOGRAD – ATP (Federata Botërore e Tenisit), përmes një postimi në rrjetin social X, ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë faqe u publikua, së bashku me urimin, edhe flamuri që u ngrit në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 2014.

Pasi ky flamur u valëvit në stadiumin e Beogradit, për të cilin u përfol shumë, sfida u fitua 3:0 në tavolinë nga Shqipëria. Kjo, pasi tifozët serbë hynë në fushë dhe ushtruan dhunë.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Postimi i ATP Tour

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri. Në këtë ditë madhështore, zemrat tona janë përplot me krenari, duke festuar frymën e lirisë dhe të bashkimit. Le të valojë me krenari flamuri autokton, simbol i historisë sonë të dashur dhe të tregojë forcën e kombit tonë. Në këtë ditë të shenjtë, le të ngjitet shpirti i të gjithëve, sepse Shqipëria, ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë zemra e identitetit tonë të përbashkët”, thuhej në urimin e AFP. Postimi është fshirë pak më vonë.

Serbët duket se janë 'zemëruar' së tepërmi nga postimi në fjalë. Media serbe “Kurir” shkruan se postimi ishte një skandal. Sipas një artikulli të medies në fjalë, postimi është bërë nga hakerat shqiptarë, për shkak se ata (shqiptarët) nuk e kanë një lojtar tenisi siç është Novak Dokoviç. Madje, “Kurir” i bën thirrje edhe ATP-së, që të ketë kujdes, në mënyrë që këto incidente të mos përsëriten më./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

‘Maratonomaku’ i Pavarësisë, atleti nga Kosova bën 260 km për 24 orë

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

PRISHTINË – Atleti nga Kosova Erzen Zyberaj ia ka dalë që të bëjë 260 km, nga Prishtina në Tiranë për vetëm 24 orë! Ai u nis nga kryeqyteti i Kosovës pasditen e 28 nëntorit dhe në festën e Pavarësisë ishte në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ai e nisi udhëtimin e tij në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë dhe e përfundoi në sheshin që mban po emrin e heroit tonë kombëtar, në Tiranë. Zyberaj u tregua një Maratonomak i vërtetë, pasi 260 kilometrat i bëri brenda një ditë-nate.

Maraton Albania ka postuar momente, kur Erzen Zyberaj bën në këmbë rrugën nga Prishtina në Tiranë. Në njoftim, thuhet se ky ishte aktiviteti më i lodhshëm, por edhe më i godituri, në këtë ditë të veçantë.

“Mbërritja me sukses nga Skënderbeu  i Prishtinës deri sheshin Skënderbe në Tiranë e maratonomakut Erzen Zyberaj.  Jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që morëm pjesë në mbylljen e kesaj ultra maratone prej 260 km  dhe ne si shoqata Maraton Albania  i urojmë Erzenit shumë suksese në vijimësi.????????????????????????????

Kjo ultra maratonë e z.Erzen Zyberaj ishte padiskutim aktiviteti më i lodhshëm dhe më i godituri për këtë ditë kaq të veçantë”, saktësohet në njoftim.

Zyberaj u prit nga shumë të pranishëm në sheshin “Skënderbej”, kur ai mbërriti rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Gjithashtu, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi e vlerësoi atë me një medalje./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

“Si lindi Shqipëria”/ Dëshmia e gazetarit që shoqëronte Ismail Qemalin

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Isa Boletini dhe Ismail Qemali

Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali dhe njerëzit që e shoqëronin bënë një rrugë të gjatë që filloi nga Stambolli në datën 2 të atij muaji. Pjesa e fundit e këtij udhëtimi ishte rruga e mundimshme me kuaj nga Durrësi për në Vlorë. Një korrespondent anglez ndodhej ato ditë në Durrës dhe na ka dhënë një përshkrim të hollësishëm. U bë edhe një fotografi, por ajo ka humbur. Përshkrimin e gazetarit e kam përkthyer nga gazeta The Sun e Baltimorës: Korrespondenti i gazetës Daily Telegraph në Durrës na jep hollësi interesante për themelimin e shtetit më të ri në botë, Shqipërisë. Ai na dërgon një përshkrim nga skena e nisjes drejt Vlorës të Ismail Qemal beut dhe eskortës së tij prej patriotësh të armatosur për të mbajtur Kuvendin Shqiptar.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

Ai shkruan: Ismaili dhe delegatët që e shoqëronin ndenjën dy ditë në një hotel të Durrësit, të mbrojtur nga roje ushtarake që përbëhej kryesisht prej pushkatarësh, asnjëri prej të cilëve nuk ishte më pak se 60 vjeç. Skena e nisjes së Ismailit ishte mjaft piktoreske, sepse në larminë e ngjyrave kishte diçka orientale. Në fillim erdhën banorët e qytetit, të rinjtë dhe më pas të moshuarit.

Ata kishin mësuar se delegatët ishin gati të niseshin në misionin e tyre, që do të shënonte një epokë të re, dhe rrinin në pritje për të parë, sepse koha nuk kishte asnjë rëndësi për ta. Pritën një orë e gjysmë, deri kur çdo gjë ishte gati për nisjen. U shfaqën disa kuaj të vegjël, pastaj disa të tjerë deri sa u bënë rreth 20 gjithsej.

Disa prej kuajve u ngarkuan me valixhe dhe ushqime. Në njërin kalë vareshin në të dy anët arka nga ato të portokalleve dhe brenda tyre hipën dy kalamaj që nuk pushonin së qeshuri. Diku më tej dukej një karrocë qerreje, mbuluar me një si dyshek, mbi të cilin u vendosën valixhet që kuajt nuk i mbanin dot. Por ajo që ngjalli shumë më tepër interes për turmën, ishin delegatët dhe kuajt e shalës që po përgatiteshin për ta. Disa nga delegatët dukeshin të rinj dhe luftarakë, të tjerët ishin të moshuar dhe me pamje të mençur. Një prift katolik mes tyre, në vend të kamillafit të zakonshëm me strehë të gjerë, mbante një kapele me majë si ato që përdoren në forcat detare, dhe që ishte e stolisur me një gërshetë ngjyrë ari. Po të mos kishte në dorë kamxhikun, prifti do t’i ngjante një oficeri marine të maskuar.

Me sa munda të shihja, ai dhe Ismail Qemali ishin të vetmit pjesëtarë të paarmatosur të grupit që po nisej për misionin e madh. Dalëngadalë njerëzit u shtuan, derisa u duk sikur i gjithë Durrësi kishte vërshuar në vendin e ngjarjes. Erdhi edhe një fotograf, i cili vendosi trekëmbëshin dhe shkrepi një foto të kësaj skene të paharrueshme. Nuk e kisha menduar se Durrësi kishte fotograf.

Ndërsa ai bënte shkrepjen, shumë njerëz nisën të ndihmojnë për të shaluar kuajt. Kjo nuk ishte aspak punë e lehtë. Njëra prej shalëve që ishte fare e re, bënte naze dhe nuk qëndronte kurrsesi mbi kalë. Gjithsesi, në fund çdo gjë ishte gati. Te porta e hotelit u soll një kalë ngjyrë gri. Anash tij u vendos një karrige dhe, në praninë e turmës së mbledhur, Ismail Qemali e shaloi pa vonesë.

Por jo gjithçka kishte mbaruar. Ndërsa kureshtarët shtyheshin, një i moshuar mes delegatëve, që duhet të ishte njeri i respektuar dhe që mbante një karabinë mbi shalë, drejtoi kalin dhe i foli turmës në shqip. Ai shpjegoi se delegatët po niseshin me një mision në interes të kombit dhe shprehu shpresën se Durrësi do t’u uronte mbarësi në këtë punë që kishin ndërmarrë. Gjithkush do të kishte menduar se në këtë çast turma do të shpërthente në brohoritje dhe në thirrjet “rrugë të mbarë”. E megjithatë, askush nuk shqiptoi qoftë edhe një fjalë të vetme. Ismail Qemali dhe njerëzit e gëzuar që ai kryesonte, në mënyrë metaforike u ranë mamuzeve dhe u nisën për misionin e tyre.

Ishte një karvan jashtëzakonisht piktoresk që po linte qytetin. Në ballë të tij marshonin dy xhandarë të armatosur, ndërkohë që një mori simpatizantësh i shoqëruan në këmbë delegatët, sikur të donin t’i shpejtonin në rrugën e tyre. Nga dritaret dhe ballkonet, Durrësi e ndoqi me sy karvanin e vogël, i cili u zhduk pak nga pak në mjegullën e mëngjesit./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Mora fjalë, Skënderbe dhe Shqipëri o nëna ime'/ Playlista e çdo shqiptari sot

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Pamje nga memoriali në Prekaz

TIRANË- Sot mbushen 111 vjet që nga dita kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur. Për t'u përshtatur me atmosferën e festës, kudo luhet muzikë shqiptare, të cilat kanë shoqëruar shqiptarët ndër vite. Sipas ekspertit të IT, Tom Kallanxhi kënga me e kërkuar patriotike në Google është kënga “Mora fjalë” interpretuar nga Shkurte Fejza. Por kush janë këngët e tjera që duhet të jenë sot pjesë e repertorit në çdo familje shqiptare. ZËRI i ka bërë bashkë në një artikull për ju, ndaj mjaft t'i dëgjoni dhe t'i shijoni. 

LISTA ME KËNGË:

Etnon feat Lyrical Son & Dj Blunt - Albanian

Rame Lahaj – Rrjedhe në kënge e ligjerime

Gëzim Nika këndon “Shqipëri o nëna ime” 

Shkurte Fejza - Mora Fjalë 

Elvana Gjata - Kuq e zi je ti (Official Music Video) ft. Flori

Shemi ILIRET - XHAMADANI VIJA VIJA (Official Video)

“Albulena” 

Barbana Dini - Thrret Prizreni mori Shkodër 

Adelina - Skenderbe

Besa-besë, besën ta kam dhanë

Sinan Hoxha & Ermal Fejzullahu - Hajredin Pasha

Ermal Fejzullahu - Nena Loke

Moj e bukura more

Petrit Lulo - Të rrapi në Mashkullorë

1 VITE ME PARE

Si të blini bileta për të parë Shqipërinë në Euro 2024

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Biletat ne Euro 2024

GJERMANI – UEFA ka njoftuar të gjithë tifozët se së shpejti do të nisë procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian, që luhet në Gjermani. Duke qenë se edhe Shqipëria do të luajë në kompenticionin më të rëndësishëm europian për Kombëtare, do të shiten edhe bileta për të parë ekipin tonë përfaqësues (https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/).

Federata Shqiptare e Futbollit shprehet se nuk shet asnjë biletë të Kombëtares, por se biletat për Kombëtaren do të shiten vetëm në faqen online të UEFA-s. Tifozëve iu kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për sfidat e preferuara të Kombëtares. Regjistrimi fillon në datë 4 dhjetor dhe mbaron më datë 12 dhjetor 2023, pasi Shqipëria të njohë kundërshtarët në grup dhe stadiumet, ku do të luajë. Në momentin që regjistroheni, ju identifikoheni si tifozë të Kombëtares, duke zgjedhur ndeshjet e Shqipërisë (flamuri shqiptar).

Ju duhet të përcaktoni edhe numrin e biletave që dëshironi të keni në dispozicion. Me një llogari të vetme, ju mund të blini deri në 4 bileta për një sfidë. Nëse kërkesat dhe aplikimet tejkalojnë biletat në dispozicion për tifozët shqiptarë, UEFA do të hedhë një short, për të gjithë personat që kanë aplikuar si tifozë të Shqipërisë. Fituesit do të njoftohen me anë të një maili, për të paguar biletat në janar 2024.

Pasi të keni kryer pagesat, ju do të merrni edhe konfirmimin që pagesa është kryer dhe bileta do të vijë në format elektronik në aplikacionin e UEFA-s, UEFA Mobile Ticket, që duhet të jetë e instaluar në celular. UEFA thotë se biletat nuk do të shpërndahen tani, por gjatë muajve në vazhdim. Kur biletat të jenë të disponueshme brenda aplikacionit, do të informoheni me anë të një maili. Ky mail do të mbajë edhe një shpjegim të shkurtër për mënyrën sesi funksionon aplikacioni.

Shorti për Europianin e Gjermanisë do të hidhet ditën e shtunë, 2 dhjetor 2023. Shqipëria njeh në këtë short kundërshtarët që do të ketë dhe në cilin grup do të jetë. Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e dytë, pasi arriti të dalë e para në grup me 15 pikë./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

LISTA- 111-vjetori i Pavarësisë, filmat shqiptarë që duhet të shihni me patjetër!

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Pamje nga filmi

TIRANË- Sot, Shqipëria feston 111 vjet shtet! Padyshim që në një ditë si kjo të gjithë jemi më të ndërgjegjshëm për historinë e vendit tonë, që shpesh herë e kemi të shkuar por edhe të 'përkthyer' në filma dhe shfaqje teatrale. ZËRI ka bërë një listë të shkurtër me filmat dhe shfaqet që nuk duhet të lini pa i parë sot, për t'ju përshtatur edhe festës. Sigurisht që vendin e parë e mban "Nëntori i dytë", por nuk duhet që të mungojë as "Skëndërbeu" dhe të tjerë filma që sigurisht do të rrisin dozën e patriotizmit sot. Hidhini një sy sugjerimeve tona...

LISTA E FILMAVE: 

Nëntori i Dytë

Nëntori i dytë është një film dramatik historik shqiptar i vitit 1983 me regji të Viktor Gjikës. Filmi bazohet në ngjarjet e vërteta që çuan në pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Skënderbeu

Filmi është një film historik mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donika Kastrioti dhe duke organizuar Besëlidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamza Kastrioti, nipi i tij. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Është filmi i parë artistik, frut i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik.

Kush vdes në këmbë

Film portret i bazuar në episodet e jetës dhe aktivitetit patriotik të mësuesit Petro Nini Luarasi i cili në fund të shekullit 19 ishte aktiv në mbrojtjen e shkollës dhe gjuhës shqipe.

Balada e Kurbinit

Filmi flet per fatin e ushtarëve që nisen në luftë si mercenarë dhe kthehen të vdekur. Vajzat e fshatit presin e presin te fejuarit per t'u kthyer nga lufta dhe më në fund martohen me të tjerë. Një vezir (e Perandorisë Osmane) mundohet të martohet me një grua të re e të bukur, e cila është e lodhur nga pritja e gjatë dhe burrit ushtar.

Mësonjëtorja

Dafina, nje grua e vjetër e shkolluar kthehet në qytet për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut i cili kërkon rrugë të ndryshme për ta nxjerrë Dafinën nga qyteti. Për të ndaluar përpjekjet e saj për ngritjen e shkollës kleri përpiqet të helmojë dhe çkishërojë Dafinën. Shkollën e djegin. Xhaxhai i saj Stefan Bardhi, luftëtari Kajo dhe çifti që e strehon Dafinën e ndihmojnë atë.

Udha e Shkronjave

 

"Udha e shkronjave" është titulli i filmit artistik shqiptar, prodhimi vitit 1978 nga stafi i R.T.V.SH. Mësues Dhaskal Todri, një patriot, i cili kishte ardhur nga jashtë shtetit, kishte lënë gjithë pasurinë e tij për të sjellë në Shqiperi nje ngarkesë me shkronja tunxhi dhe krijimin e shtypshkronjës së parë. Me kthimin e tij në atdhe, armiqtë e tij nuk ishin të kënaqur. Karvanxhiu i thjeshtë që e shoqëronte ngarkesën nuk arrin ta kuptojë dot patriotin, se përse kishte kaq shumë vlerë e gjithë kjo. Mësues Todri nuk pati mundësinë të arrijë në vendlindje pasi armiqtë e gjuhës shqipe e vrasin mësuesin patriot.

Muri i Gjallë

Filmi bazohet dhe e zhvillon subjektin e një legjende të njohur të sakrificës në kështjellën e Rozafës si një interpretim i lirë i asaj që njerëzit kanë ruajtur në shekuj. Tre vëllezër të martuar vendosin të sakrifikojnë në kështjellë gruan që do tu shpjerë drekën në mënyrë që muri të mos rrëzohet përsëri në tokë.

Shikim të këndshëm!/ZËRI

1 VITE ME PARE

'Gëzuar Shqipëri', sportistët kuq e zi urojnë 111-vjetorin e Pavarësisë!

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Kombetarja me flamurin kuq e zi

TIRANË – Dita e sotme është një festë e madhe për të gjithë shqiptarët. Nuk kishte si të mungojnë urimet nga futbollistë, por edhe sportistë të tjerë.

Vetë Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë momentet më të mira të kualifikueseve të 2024, teksa ekipi ynë përfaqësues zhvilloi ndeshje tepër të mira. Disa nga futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, si Strakosha, Muçi, Gjasula, Daku, Asani, Bajrami, por edhe Xhaka e Shaqiri (që luajnë për Zvicrën), kanë uruar Pavarësinë e vendit.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i FSHF
111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Strakoshes
111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Mucit
111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Klaus Gjasules
111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Mirlind Dakut
111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Jasir Asanit
111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Nedim Bajramit
111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Granit Xhakes
111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Xherdan Shaqirit

Edhe ekipi kampion i Shqipërisë, Partizani ka uruar shqiptarët për festën. Edhe KF Tirana ka uruar Pavarësinë, teksa lojtarë e stafi janë veshur me kostume tradicionale. Kanë uruar 28-nëntorin, edhe skuadra si Vllaznia, Teuta, Kastroti, Tërbuni etj.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Partizani
111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Tiranes
111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Vllaznise

Shumë federata të sportit në vendin tonë kanë uruar Shqipërinë. I veçantë ka qenë urimi i kampionit të botës për Shqipërinë, çeçenit Zelimkhan Abakarov. Nuk kanë harruar të urojnë në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar edhe sportistët Erkand Qerimaj, Luiza Gega dhe Briken Calaj.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Abakarov
111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Urimi i Briken Caljas

Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë./Zëri/

1 VITE ME PARE

Blinken uron Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Antony Blinken

SHBA- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i diplomacisë amerikane e konsideron Shqipërinë aleat dhe partner, teksa thekson se lidhja mes dy vendeve është e qëndrueshme. Në shkrimin e tij sekretari amerikan shton se SHBA është krenare që ka aleatë si Shqipëria, për promovimin e të drejtave të njeriut në botë.

Urimi i plotë:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që punojnë me ju si aleatë dhe partnerë të NATO-s të angazhuar për të forcuar përpjekjet e Shqipërisë për Reformën në Drejtësi, për të çuar më tej bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike dhe për të vazhduar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën përballë luftës së agresionit të Rusisë.

Ju falenderojmë për mirëpritjen tuaj bujare të afganëve dhe mbështesim fuqishëm integrimin tuaj të plotë në komunitetin euroatlantik, veçanërisht përmes përparimit në reformat e sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zgjedhja e fundit e Shqipërisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një shenjë respekti ndërkombëtar për përparimin që ka bërë kombi juaj në dekadat e fundit dhe një njohje e shërbimit të tij shembullor në vitet 2015-2017. Ne jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.

Lidhja midis kombeve tona, e bazuara në vlera, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. Puna jonë e përbashkët le të vazhdojë të përparojë”, thuhet në mesazhin e urimit të Sekretarit amerikan Blinken.

1 VITE ME PARE

FOTOT/ VIP-at urojnë Pavarësinë e Shqipërisë

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
yjet shqiptarë

TIRANË-Shqipëria feston sot 111- vjetorin e Pavarësisë së saj. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. Shqiptarët kudo ndodhen kanë uruar nëpër rrjeteve sociale për këtë festë të shënuar. Urimet nuk kanë munguar as yjet shqiptare të botës së muzikës, kinematografisë, artit dhe sportit. Ata kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të uruar fansat si dhe popullin shqiptar. Më poshtë janë disa prej urimeve të VIP-ave shqiptarë.

Granit Xhaka, Taulan Seferi dhe Jasir Asani janë futbollistët e kombëtares shqiptare të cilët me flamurin kuqezi të hedhur mbi krahë dhe duke bërë simblin e shqiponjës me duar kanë uruar 111-vjetorin e Pavarësisë.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

Një urim i veçantë ka ardhur edhe nga Dua Lipa.

“Një komb, një flamur”, Dua Lipa uron 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Lipa ka uruar shqiptarët në 111 vjetorin e pavarësisë, duke shpërndarë në “InstaStory” një postim të babait të saj, Dukagjin Lipa, cili ka postuar flamurin shqiptar dhe shkruan: “Një komb, një flamur. Urime Festa!”.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

Vesa Luma, Adriana Matoshi, Kiara Tito, Xhuli Nura, Arbana Osmani, Getinjo, Capital T, Arjola Demiri, Filloreta Raçi, Blero, Oriola Marashi, McKresha, Dhurata Dora – janë disa nga figurat publike që uruan 28 Nëntorin. Këngëtare, modele e moderatore u shfaqën kuqezi, me plis në kokë apo me veshje popullore shqiptare, në ditën e Pavarësisë.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

1 VITE ME PARE

NATO uron Shqipërinë: Aleati ynë feston Pavarësinë

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Ushtari shqiptar

UASHINGTON – Organizata ushtarake e Atlantikut të Veriut, NATO, ka uruar Shqipërinë në 111-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Në një postim në “Facebook”, NATO ka publikuar fotografinë e një ushtari që mban flaamurin shqiptar.

“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë në ditën e tyre të Pavarësisë. Ne jemi NATO”, thuhet në postim.

Shqipëria është pjesë e aleancës ushtarake më të madhe në botë që nga viti 2009./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Flamuri kuqezi në origami synon rekord të ri Guiness

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
flamuri në në origami

KOSOVË- Flamuri kuqezi në orgami mund të thyejë një rekord të ri Guiness. Arbnora Fejza-Idrizi nga Skënderaj edhe njëherë ka sfiduar limitet e saj në artin e letrave origami, duke bërë me to flamurin kombëtar shqiptar më të madh ndonjëherë, në një sallë sporti në Skënderaj, qytet rreth 50 kilometër larg kryeqytetit kosovar, Prishtinës.

Flamuri përbëhet prej 120 mijë letrave origami, secila në formë piramidale.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

Arbnore Fejza-Idrizi tha për Anadolu se e realizoime ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”, të cilët palosën rreth 50 mijë letra në formë piramidale, ndërsa rreth 70 mijë letra të tjera ajo i bëri vetë dhe me ndihmën e disa familjarëve të saj.

1 VITE ME PARE

Hakohet faqja e organizatës së tenisit, urohet 28 Nëntori me flamurin ‘Autochthounous’

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Hakerohet faqja e tenisit

TIRANË- Faqja zyrtare e organizatës më të madhe të tenisit profesionist botëror “ATP Tour” në rrjetin social “Facebook”, ka rënë pre e hakerimit.

Në profilin e faqes “ATP Tour” është vendosur flamuri “Autochthounous”, ndërsa është uruar edhe 28 Nëntori, Dita e Flamurit.

Hakerët ndërkohë kanë bërë një urim special për shqiptarët në gjuhën angleze, ndërsa urimit i kanë shtuar dhe flamurin e njohur “Autochthounous”, i cili u valëvit mbi Beograd në ndeshjen e famshme mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2016.

Natyrisht, ATP-ja reagoi dhe e hoqi postimin që mori shumë komente, mbi të gjitha nga shqiptarët.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

1 VITE ME PARE

Tirana vishet kuq e zi në 111-vjetorin e Pavarësisë! Mbërrin "Ismail Qemali" (FOTO+VIDEO)

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

TIRANË- Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë së saj. Për herë të parë në këtë ditë festive në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve në Tiranë, nën emrin “Rrënjët Kuq e Zi". Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore. Parada të fillojë në orën 11:00 deri në orën 14:00, por moti i keq do të kufizojë disi pjesëmarrjen. 

Parakalimi fillon nga sheshi "Nënë Tereza", si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit. 

Prej 15 vitesh ky organizim i shoqatës ‘Rrënjët Shqiptare’ ka veshur Nju Jorkun me petkun e flamurit dhe ka shërbyer për të dhënë mesazhe bashkimi për shqiptarët, ndërsa për herë të parë mbahet edhe në vendin tonë.

Në pamjet e siguara nga gazetari i Zëri, Edon Kuqi, qyetarët e veshur kuq e zi kanë dalë në rrugët e kryeqyetetit për të marrë pjesë në paradë, duke shënuar kështu fillimin e një tradite të përvitshme.

Qytetarët shihen teksa drejtohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me flamurin shqiptar në duar. Gjithashtu, në shumë shtëpi shqiptarët kanë nxjerrë një flamur kuqezi që valëvitet në dritaret e tyre.

Në pamjet e siguruara nga ZËRI nuk kanë munguar as veshjet popullore, madje një prej qytetarëve është veshur edhe si Ismail Qemali, i cili në 1912 ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

Më herët në Vlorë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë kanë qenë dy kryeministrat shqiptar Edi Rama dhe Albin Kurti.

Gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Liderët në fund të ceremonisë kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Pavarësisë në Vlorë./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Nën hetim nga SPAK, Elvana rikthehet në Shqipëri, mban koncert në Vlorë e Tiranë

TIRANË- Këngëtarja Elvana Gjata do të jetë e pranishme sot edhe nesër në Shqipëri, ku do të jetë pjesë e koncerteve që janë organizuar nga Bashkia e Vlorës dhe e Tiranës, për festën e Pavarësisë. Sot, Gjata do të jetë e pranishme në Pallatin e Sportit në Vlorë, në orën 19:00, ndërsa nesër do të jetë në sheshin Skënderbej në Tiranë, në kuadër të koncertit të Natës së Bardhë që është bërë një traditë në kryeqytet, çdo 29 Nëntor.

Vetë Elvana ka postuar në story dhe ka konfirmuar prezencën e saj në të dyja koncertet.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti

Prej ditësh emri i këngëtares ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pas përmendjes së saj në dosjen e SPAK, për të fejuarin e saj Ervin Mata, i cili dyshohet se trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine për në Europë. Vetë këngëtarja po hetohet nga SPAK, qoftë për dijeninë e saj për aktivitetin kriminal, qoftë për pasurinë e saj, nëse ajo shërbente për të pastruar paratë e kokainës.

/Zëri

1 VITE ME PARE

Berisha: U betova te varri i Ismail Qemalit, Ramën do e paketojmë në Serbi. Kurti i tha 'derrit-dajë'

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Berisha duke folur ne Vlore

VLORË- Vlora ka qenë sot kryeyqyteti i shqiptarëve por edhe i politikës. Përveç krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, i pranishëm sot në qytetin e Vlorës, në ditën e Pavarësisë, ka qenë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ishte pjesë e ceremonisë zyrtare, megjithëse vendosi lule në varrin e Ismail Qemalit. Berisha deklaroi se nuk kishte marrë ftesë për të qenë pjesë e ceremonisë zyrtare, por edhe nëse do të kishte pasur, do ta refuzonte.

Kryedemokrati tha se shqiptarët kudo që ndodhen “do ta paketojnë Ramën dhe do ta dërgojnë në Beograd. Ky është një betim solemn përpara babait të Pavarësisë! Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e Pavarësisë”.

“Sot mbarë shqiptarët kudo që janë përulen me mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, para veprës së pavdeshme të Ismail Bej Vlorës, ditës së Flamurit Kombëtar, dita e të gjitha ditëve të kombit shqiptar. Me aktin e tij të një kurajo dhe vizioni të jashtëzakonshëm, bëri të mundur ekzistencën e Shqipërisë.

Pa këtë akt shqiptarët i prisnin greminat e historisë. Unë erdha këtu për tu betuar para varrit të Ismail Qemalit, se Pashiqi shqiptar që sapo ka vendosur kurorën aty e ka të fundit, se shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, kudo që ndodhen, do ta paketojnë atë për në Serbi, atje ku e ka vendin. Tradhëtar si ky vendi nuk ka pasur ndonjëherë, të shkojë në Beograd te padroni i tij”, tha mes të tjerave Berisha.

I pyetur nga gazetarët mbi praninë e Kurtit në krah të Ramës në ceremoni, Berisha u shpreh: Epo ndonjëherë duhet ti thuash derrit dajë!

Në fundin e komunikimit me gazetarët, Berisha shtrëngoi duart me të gjithë qytetarët e pranishëm, dhe mbështetës të tij në Vlorë. /Zëri

1 VITE ME PARE

Festa e Pavarësisë bën bashkë Ramën dhe Kurtin në Vlorë, 'shkrihen akujt' mes tyre

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Rama dhe Kurti ne Vlore

TIRANË- Festa e Pavarësisë ka bërë bashkë dy kryeministrat shqiptar Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët kanë qenë të pranishëm në ceremoninë shtetërore në Vlorë.

Të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë kanë qenë gjithashtu edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Pavarësisë në Vlorë.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Pamje nga ceremonia

Më pas Begaj, Rama, Kurti dhe Nikolla janë takuar me qytetarët që ishin të pranishëm në këtë ceremoni.


I pranishëm sot në qytetin e Vlorës ka qenë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ishte pjesë e ceremonisë zyrtare, megjithëse vendosi lule në varrin e Ismail Qemalit.

Berisha tha se shqiptarët kudo që ndodhen “do ta paketojnë Ramën dhe do ta dërgojnë në Beograd. Ky është një betim solemn përpara babait të Pavarësisë! Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e Pavarësisë”.

/Zëri

1 VITE ME PARE

Festa e Pavarësisë! Politika uron shqiptarët

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë. Sot në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë festohet 28 nëntori, e cila njihet edhe si festa e flamurit apo Pavarësisë së Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. Shqiptarët kudo ndodhen kanë uruar nëpër rrjeteve sociale për këtë festë të shënuar. Mes tyre edhe Politika ka uruar ditën e Pavarësisë për popullin shqiptar. Presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit në orën 10:00 në Vlorë.

Kryeministri Edi Rama me anë të një fotoje të veçantë ka uruar të gjithë shqiptarët për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

'MIRËMËNGJESI! Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë’, shkruan Rama.

Një urim ka ardhur edhe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Osmani përmes një postimi në Facebook Osmani shkroi se ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor. 

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Vjosa Osmani

Postimi i plotë:

Ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.

Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë. Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

Republikës së Shqipërisë ia përcjell urimet më të ngrohta të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës në këtë 111 vjetor. Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve!

Gëzuar të gjithëve! 

Gjithashtu Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në Ditën e Pavarësisë ka uruar shqiptarët për këtë ditë të rëndësishëm.

 

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Ilir Meta

"Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin! Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!’- shkruan Meta.

Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët. Nikolla nënvizon se Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA, që avancon me shpejtësi drejt familjes evropiane në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve.

Postimi i plotë:

Sot 111-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, përpjekjet e patriotëve e shqiptarë, të mendjes e të pushkës, u kurorëzuan me sukses me shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit shqiptar të pavarur. Pasi u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorën e Flamurit, flamuri kuqezi, deri atëherë shenja jonë kombëtare, u bë edhe simboli shtetëror i Shqipërisë së pavarur.

Ja si e përshkruan këtë ngjarje madhore të historisë kombëtare, Ati Themelues i Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemali: “Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë.”

Dhe më poshtë, për të treguar se pavarësia, liria dhe integriteti i shtetit shqiptar, kërkon edhe sakrifica sublime, vijon: “I drejtoj një lutje Zotit të Madh, që bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut.”

Fjalë inspiruese të një jete e vepre inspiruese në shërbim të atdheut! Sakrifica është shenja më domethënëse e patriotizmit. Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA, që avancon me shpejtësi drejt familjes evropiane në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve. Një mbështetëse e vendosur e pavarësisë dhe fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar shqiptarët me një video të postuar në Facebook me fragmente nga kënga: “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur një video të veçantë urimi me fëmijët e qytetit, për të urar 111-vjetorin e Pavarësisë, ku citon se sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka.

 
1 VITE ME PARE

111-vjetori i Pavarësisë, edhe “Google” vishet kuqezi

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Shqiperia feston 111 vjetorin e pavaresise

TIRANË- Në 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka bërë një ‘surprizë’ në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

Google ka ‘ndryshuar imazhin’ dhe është veshur kuqezi në nder të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë.

Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
Google vishet kuqezi

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka uruar 111 e Pavarësisë së Shqipërisë, me një foto të veçantë, ku shfaqet një vogëlushe me kostum tradicional shqiptar dhe një flamur kuq e zi, teksa shkruan në Facebook:

“Mirëmëngjes. Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë”.

/Zëri 

1 VITE ME PARE

111-vjetori i Pavarësisë! Mbahet sot në Tiranë ‘Parada e Shqiptarëve’

111-vjetori i Pavarësisë! Tirana vishet kuqezi, Rama dhe Kurti
111 vjetori i Pavaresise

TIRANË- Shqipëria feston sot 111- vjetorin e Pavarësisë së saj. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. Këtë 28 Nëntor, për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve.

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët shqiptare”, Kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës dhe Arkivin e Shtetit sjellin për herë të parë në Tiranë “Paradën e Shqiptarëve”, nën emrin “Rrënjët Kuq e Zi.

E frymëzuar nga iniciativa një grupi të rinjsh të diasporës shqiptare, parada Shqiptare është një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare”, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e saj në këto 15 vitet e fundit, ku një nga sheshet kryesore të New York-ut vishet kuq e zi.

“Në trajtën e një spektakli ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore, ky event synon nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore.

Rreth 200 grupe kulturore, artistike e sportive etj nga Shqipëria, qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor, dhe shqiptarët e disaporës do të ecin bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta kthyer Tiranën në zemrën e shqiptarisë. Shihemi në Tiranë më 28 nëntor! Mos mungoni”,  është shprehur kryebashkiaku Veliaj.

Sot 111 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurt, pasi pak më shumë  se një vit Qeveria e Vlorës u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshoj vend një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj i emëruar nga Fuqitë e Kohës.

Edhe më keq Shqipëria u godit në aspektin territorial, ushtritë e fqinjëve dhe luftërat ballkanike copëtuan gjysmën e territoreve të Shqipërisë, duke u aneksuar nga fqinjët, ndërsa Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 pranoi pushtimet e territoreve shqiptare, duke i rrudhur kufijtë e Shqipërisë në mënyrë dramatike.

Gjysma e popullsisë shqiptare mbeten nën sundimin serbo- malazez dhe grek.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dalë nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914. Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte ”Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli.

Qeveria e Vlorës:

Ismail Qemali – kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Dom Nikoll Kacërri – Zv.Kryeministër

Mufid Bej Libohova – Ministër për Punët e Brendshme

Abdi bej Toptani -Ministër për Financat

Mehmet Pashë Deralla -Ministër për Luftën (Mbrojtjen)

Petro Poga -Ministër për Drejtësinë

Luigj Gurakuqi – Ministër për Arsimin

Mit’hat bej Frashëri -Ministër për Punët Botore

Pandeli Cale- Ministër për Bujqësinë

Lef Nosi -Ministër i Post-Telegrafit.

/Zëri

Poll

MOS HUMB